Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Erhard Busek: Jemi duke fjetur, pa punuar për të ardhmen e Evropës

БНР Новини
Foto: webster.ac.at

Në Sofje u zhvillua takimi i parë në nivel ekspertësh nga kalendari i Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian për regjionin e Danubit. “Strategjia e Danubit” e Bashkimit Evropian fillon në fitin 2011, mirëpo edhe tani është pak e njohur. Ajo përfshin 14 shtete dhe 100 miliona veta – apo një e pasta e popullsisë së BE-së.

Nga mali Schwarzwald deri në Detin e Zi lumi i dytë për nga gjatësia në Evropë i lidh përgjatë 2850 kilometrave të veta shtetet e Evropës Qendrore me Regjionin e Detit të Zi, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore. Strategjia e Danubit e BE-së vë theks mbi qëndrimin regjional me qëllim që rajonet pranë lumit të bëhen më tërheqëse për jetë, me mundësi më të mira për punë, mjedis të pastër dhe më shumë aktivitete kulturore. Hapat për arritjen e këtyre objektivave janë përmirësimi i lidhjeve transportuese, pakësimi i ndotjes së mjedisit, evitimi i rrezikut nga përmbytjet, kufizimi i varësisë nga furnizuesit e energjisë elektrike, përballimi i problemeve demografike. Për shembull, rrjedhja e poshtme e Danubit është pjesa më e prapambetur nga pikëpamja ekonomike në Evropë, mirpo diversiteti biologjik atje është ruajtur relativisht mirë, derisa në pjesën e sipërme të lumit janë humbur deri më 80% prej llojeve dhe habitateve për shkak të industrializimit të tepërt.

Prandaj pohoj se Danubi është shansi ynë i humbur” – tha para mikrofonit të Radios Kmbëtare Bullgare doktori  Erhard Busek. Shefi shumëvjeçar i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe ish-kancelari i Austrisë, sot Erhart Busek është Drejtori i Institutit të Vjenës për Regjionin e Danubit. “Danubi është një lum, i cili, bashkë me mëngët e tij i lidh njerëzit e 14 shteteve. Kështu ai ofron mundësi të shumta ekonomike dhe kulturore. Këto lidhje ishin ndërprerë në mënyrë artificiale gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, mirëpo pas rënies së Perdes së Hekurt ne nuk e përdorëm kohën për t’u lidhur”, pohon doktori Busek. Strategjia e Danubit e Bashkimit Evropian është pak e njohur bile në rajonet pranë lumit. Ajo nuk merr financim suplementar, nuk funksionon në bazë të direktivave të posaçme, nuk ka struktura të veta përkatëse.

Pikërisht kjo është rëndësia e saj – vazhdoi Erhard Busek. Ka shumë projekte, të cilat mund të jenë në dobi të njerëzve. Mirëpo unë jam një nga kritikët e Bashkimit Evropian në këtë drejtim. Sepse Bashkimi duhet të ketë një rol prijës, të bëhet iniciatori i këtij përafrimi. Do t’ju jap një shembull, të lidhur me Bullgarinë – Bullgaria Veriperëndimore – rajoni i qytetit Vidin, siç edhe Rumania Perëndimore – rreth qytetit Krajova dhe Serbia Lindore afër ashtuquajturës Porte të Hekurt (Derdap) ndodhen në gjendje të keqe ekonomike dhe këto rajone janë tepër të shpopulluara. Kemi nevojë për një strategji të përbashkët për ringjalljen e kësaj pjese të Evropës përmes një nisme trans-kufitare. Unë personalisht shumë herë kam përpjekur t’i bind qeveritë e tri shteteve fqinje se ka nevojë për veprime të përbashkëta, por për fat të keq deri tani nuk kam arritur sukses.”

Bullgaria Veriperëndimore është rajoni më i prapambetur në BE. Njëkohësisht regjioni i Danubit është ndër destinacionet turistike  me perspektiva më të mira në Evropë, përderisa në territorin e tij ka kuriozitete të veçanta natyrore, që mund të tërheqin turistë nga tërë bota. Vetëm në territorin e Bullgarisë ka nëntë objekte nga lista e UNESKO-së e trashëgimisë kulturore botërore. Prej vitesh flitet për krijimin e produkteve të përbashkëta turistike dhe për korridore kulturore. Cilat janë instrumentet e politikës regjionale të Bashkimit Evropian për realizimin e këtyre ideve?

Ajo mund të ushtrojë presion, të bashkërendojë projekte dhe bashkëpunimin trans-kufitar, është kategorik Erhard Busek. Ka një përparim të vogël për sa i përket infrastrukturës transportuese, rrugët janë në gjendje më të mirë, por kjo me siguri nuk mjafton. Ka nevojë për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e biznesit dhe për krijimin e vendeve të reja pune. Kështu do të tërhiqen më shumë investime dhe njerëz në rajon. Në fokusin e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian është Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e tij evropiane. Një pjesë e këtyre shteteve janë shtete danubiane. Anëtarësia jep një përparësi të konsiderueshme nga pikëpamja ekonomike”, mendon Erhard Busek. Duke folur për evroskepticizmin dhe qëndrimin e evropianëve kundër zgjerimit të Bashkimit, doktori Busek ka një recetë të thjeshtë:

Nuk duhet harruar se evropianët (pavarësisht në se janë pjesë e BE-së, apo jo) përbëjmë vetëm 7% prej popullsisë botërore. Dhe jemi përpara perspektivës të bëhemi vetëm 4%. Kjo do të thotë se Evropa është në rrugë për t’u zhdukur. Kështu që ne evropianët jemi detyruar të bashkohemi e kjo mund të bëhet me anë të përpjekjeve të përbashkëta. Sipas meje jemi duke fjetur, pa punuar për të ardhmen e Evropës.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD