Boris Tueçki filloi të merret më alpinizëm në moshën 30 vjeç. “Pak më vonë, sepse i bëja studimet në mbrëmje dhe punoja... Por kisha nevojë për t’u çlodhur dhe kështu fillova të shëtis në male” – na tregon alpinisti.
Sot, në moshën 88 vjeç, Boris Tueçki ruan kujtime shumë të mira për bukurinë e botës, të parë nga shumë maja të Evropës dhe Azisë: Island Peak në Himalajë, Matterhorni i vështirë dhe Mont Blank në Alpe, majat 4 mijëshe dhe 5 mijëshe në Kaukaz, ndër të cilët më e larta – Elbrus... Ai i ka marrë të gjitha dekoratat e Bashkimit Turistik Bullgar – medaljen e bronztë, të argjendtë dhe të artë “Aleko Konstantinov” dhe është shpallur mjeshtër i sportit të alpinizmit. Në vitin 1984 në moshën 54 vjeç Boris Tueçki u përfshi në ekspeditën bullgare deri në majën Everest. Atëherë një bullgar – Hristo Prodanov, i vetëm dhe pa oksigjen u ngjit në majën më të lartë të planetit dhe mbeti përgjithmonë në përqafimin e saj të akullt.
“Faktikisht unë nuk isha në grupin e ekspeditës. Atje kishte njerëz më të rinj. Por me një alpinist tjetër vendosëm të ndihmojnë dhe kështu u përfshimë pak më vonë – na tregon Boris Tueçki për ngjitjen legjendare. – Mu ditën, kur mbërritëm, Hristo Prodanov ngjitej në majë, gëzimi dhe entuziazmi ishin të mëdha. Meqenëse nuk e mbante me vete flamurin bullgar, ai kishte shkëputur një pjesë prej atij sovjetik, të vendosur nga ekspedita e mëparshme. Duke u kthyer, tashmë ishte ora 6. Para kësaj për ta lehtësuar veten ai e kishte lënë çantën e vet më poshtë. Duke u kthyer Hristo nuk arriti te çanta. Filloi të erret dhe alpinisti u detyrua ta kalojë natën diku. Pas kësaj ju e dini se çfarë ndodhi. Hristo Prodanovi ishte alpinisti më i mirë nga të gjithë ne.”
Mirëpo ngjitja më e paharrueshme për Boris Tueçkin ndodhi 10 vjet para kësaj. Në vitin 1974 ai ishte udhëheqësi i ekspeditës deri në Ararat të Turqisë. Ata u bënë bullgarët e parë, që arritën të ngjiten në këtë majë, të njohur për legjendën e Arkës së Noes. Në ekspeditën e organizuar nga klubi alpin i shoqatës “Aleko” morën pjesë 7 veta. “Katër prej tyre u ngjitëm në majë, të tjerët mbetën poshtë, bashkë me bagazhin dhe dy veturat tona. Njëra prej tyre ishte e markës “Zaporozhec”, unë isha shoferi i saj. Me këtë veturë u ngjitëm 2 475 metra mbi nivelin e detit” – i kujtohet Boris Tueçkit. Ai i ruan bukuritë e botës në shumë fotografi, të paraqitura në ekspozita të ndryshme fotografike.
“Kam qenë në shumë male – në Alpe, në Kaukaz, Pamir... Mirëpo, për mendimin tim Bullgaria është vendi më i bukur – edhe si natyrë, edhe si pasuri të tjera – vuri në dukje bashkëbiseduesi ynë. – Për fat të keq njerëzit në Bullgari nuk e vlerësojnë natyrën. Derisa në Austri, Zvicër, për shembull, ka një rend shumë të mirë, pastërti të madhe, të gjithë e ruajnë, e respektojnë dhe e duan malin.”
Edhe sot Tueçki vazhdon ta vizitojë malin. Ai shëtit në mal madje gjatë stuhive me borë dhe erë. Në fund të javës ai ngjitet në majën Çerni Vrëh, kurse dimrin rrëshqitet me ski atje.
E pyetëm se cili është mali i tij i më i dashur:
“Mund të them se i dua të gjitha malet. Mirëpo Pirini është thellë në zemrën time. Është më i egër, më i bukur, ka pamje të mrekullueshme, shumë liqene dhe maja. Kam qenë atje verën, por zakonisht e vizitoj dimrin. Kemi bërë atje traversa. Ne nga klubi ynë “Aleko” çdo vit bënin atje traversën më të vështirë – Rilla – Pirin, të kategorisë së gjashtë.”
Gjatë disa viteve të fundit Boris Tueçki është udhëheqësi i pelegrinazhit “Çudibërësi i Rillës”. Fillimi i iniciativës u vu në vitin 2010. Organizatori i saj është Fakulteti i Teologjisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”, me ndihmën e Mitropolisë së Sofjes dhe të Bashkisë së Kryeqytetit. Çdo vit gjatë muajit gusht shumë pelegrinë kalojnë rrugën nga Sofja përmes Vitoshës, Verillës, Rillës – përmes Shtatë Liqeneve të Rillës deri në Manastirin e Rillës, ku në vitin 1469 u vendosën lipsanat e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski. “Gjatë dy viteve të para nuk kisha dëgjuar për pelegrinazhin, por pas kësaj u përfshiva dhe u bëra udhëheqësi i tij” – na tregoi Boris Tueçki.
“Në fillim kishte pak pjesëmarrës – 60-70 veta. Vitin e kaluar ishim 180 veta të moshës së ndryshme. Pjesëmarrësi më i vogël ishte vetëm 3 mujor. Ai u ngjiz gjatë pelegrinazhit të vitit të kaluar dhe këtë herë prindërit kishin ardhur bashkë me foshnjën. Në pelegrinazh marrin pjesë njerëz më të ndryshëm. Disa prej tyre përfshihen nga vende të ndryshme. Nuk është detyrueshëm të kalohet rruga nga fillimi deri në fund. Ne kemi çadra, thasë fjetjeje dhe e kalojmë natën në oborret e manastireve dhe të shtëpive të ndryshme. Na ftojnë edhe në Cari Mali Grad, ku na presin shumë mirë. Bashkë me ne lëvizet një veturë me bagazhet tona më të rënda. Ne ecim me çantat më të lehta, ku janë ushqimi dhe rrobat. Çdo ditë kalojmë rreth 25 km. Nuk ndeshemi me vështirësi teknike në rrugë dhe çdo një turist i mirë mund të përfshihet” – tha në përfundim para Radio Bullgarisë Boris Tueçki.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë..