Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sinergjia” e artit figurativ bullgar në Parlamentin Evropian

БНР Новини

Deri në fund të qershorit në Parlamentin Evropian do të paraqitet ekspozita “Sinergjia”, kushtuar artit figurativ bullgar. Atje janë përfshirë vepra të autorëve bashkëkohorë bullgarë nga koleksionet e Galerisë Kombëtare të Parlamentit Evropian. Vizituesit mund të shohin veprat e prof. Andrej Daniel, Boris Misirkovit, Georgi Bogdanovit, prof. Stanisllav Pamukçiev etj. Ekspozita është pjesë e aktiviteteve kulturore, të cilat zhvillohen krahas Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.

Kritikja e artit Nadezhda Xhakova – kujdestarja e ekspozitës, shtoi:

Që nga janari i vitit 2011 Parlamenti Evropian paraqet ekspozita me vepra arti nga koleksioni i tyre, që të shënojë çdo një prej presidencave të Këshillit të BE-së sipas parimit të rotacionit. Sivjet Bullgaria e kryesoi Këshillin e BE-së për herë të parë dhe deri në fund të qershorit vizituesit do të kenë mundësi të shohin të grumbulluara në një vend vepra të autorëve bullgarë nga koleksioni i Parlamentit Evropian. Gjatë vitit 2011 Parlamenti Evropian bleu vepra të artit bullgar, të cilat janë pjesë e ekspozitës së tanishme. Krahas kësaj na ftuan për të paraqitur edhe vepra të koleksionit të Galerisë Kombëtare.”

Nocionet “sinergjia” dhe “sinergjizmi” përdoren gjerësisht në fusha të ndryshme të shkencës, ekonomisë dhe biznesit. Çfarë inspirojnë veprat e autorëve, të grumbulluara nën emrin “Sinergjia”, këtë na shpjegoi zonja Xhakova: 

Aleksandër Vëllçev, „Portret familjar“, fotografi mbi aluminSinergjia krijon një tërësi që shkon përtej shumës së thjeshtë të komponentëve të saj. Kjo është ideja e ekspozitës për paraqitjen e tërësishme të artit bullgar. Sigurisht që theksi vihet tek emrat dhe veprat e veçanta, por paraqitet gjithashtu një këndvështrim i përgjithshëm ndaj vendit tonë. Ekspozita është lidhur me Presidencën Bullgare, por ajo shënon gjithashtu 2018-ën si Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore. Kështu qe sinergji ka edhe në paraqitjen e pasurisë sonë kombëtare si pjesë e një tërësie të përbashkët. Bëhet fjalë për trashëgiminë kulturore, mjedisin arkitekturor dhe sinergjizmin e lidhur me studimin e tyre dhe paraqitjen e veprave të zgjedhura.” 

Si u seleksionuan veprat në ekspozitë?

Theksi u vu te veprat, të cilat janë lidhur me trashëgiminë tonë kulturore dhe më konkretisht me vendin e njeriut modern në mjedisin që na rrethon. Janë paraqitur autorë, të cilët punojnë në media të ndryshme. Përsëri e kemi këtë sinergjizëm në bashkimin e mediave dhe kulturës. Karakteristike për artin tonë bashkëkohor është se ai u përket disa drejtimeve: fotografia, videoarti, instalimet, pikturimi. Kudo tema kryesore është prania e njeriut sot.” 

Boris Misirkov & Georgi Bogdanov, „Familja Smoljanovi“, vulë pigmenti, letër

Svetllana Mirçeva, „Thuaje mirë fjalën“, shkronja glagolike, pleksiglasNë video-veprën e doc. dr. Adelina Popnedeleva “Performanca mazokiste sipas Hans Christian Andersenit”, përveç se ka aluzion për të kaluarën, kemi edhe të tillë për të tanishmen dhe ai ka të bëjë me vendin e gruas në botën bashkëkohore.

Çfarë tjetër mund të shohin vizituesit?

Supozoj se vizituesit do t’i kapin lehtë drejtimet dhe nëntemat e paraqitura në ekspozitë. Njëra prej tyre është vepra e tandemit Misirkov-Bogdanov “Weekend” – një seri fotografish “Weekend, viti 2126”, të cilat paraqitin monumentet tona socialiste, të para nga një brez i ardhshëm. Autorët përpiqen të kuptojnë se si ky brez e trajton të kaluarën tonë. Supozoj se kjo është një temë, e cila do të jetë interesante për vizituesit e Parlamentit Evropian. Sigurisht që kanë rëndësi komentet për të kaluarën tonë të Andrej Danielit. Kemi vepra të Svetllana Mirçevës për alfabetin glagolik, që gjithashtu është me rëndësi për lidhjet ekzistuese mes kulturës bullgare dhe asaj evropiane” – thotë në përfundim kujdestarja e ekspozitës Nadezhda Xhakova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva 

Foto: multimedia.europarl.europa.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD