Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“April in Paris” – një projekt i ri i këngëtares së xhazit Mirosllava Kacarova

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Më 4 prill në Sofje, këngëtarja e xhazit Mirosllava Kacarova do të prezantojë projektin e saj më të ri muzikor me titull “April in Paris”. Në të ajo përsëri është në skenë me trion e saj – Mirosllav Turijski (piano), Hristo Jocov (bateri) dhe Veselin Veselinov-Eko (kontrabas).

Programi është në frëngjisht, por kompozicioni i vetëm, i cili do të tingëllojë në gjuhën angleze është kënga klasike e xhazit – tregon këngëtarja. Ajo i jep dhe titullin e koncertit. “April in Paris” është një këngë e vjetër, nga viti 1932. Në të i këndohet bukurisë së kryeqytetit francez gjatë kësaj periudhe kaq të bukur të  vitit. Përveç kësaj në të këndohet , se “April in Paris” është një gjendje e shpirtit – një ndjenjë, të cilën njeriu nuk mund ta krahasojë me asgjë tjetër. Që këtu vjen dhe dëshira ime, e pikërisht – të bëjmë së bashku një udhëtim muzikor në kohë dhe në hapësirë drejt një gjendjeje të veçantë të shpirtit, që përmbahet në muzikën franceze. Që të gjitha këngët e tjera janë në gjuhën franceze  dhe janë emblematike  për epokën e shansonit. Në program kam përfshirë dhe kompozicione të reja. Kur u bashkuam me Mirosllav Turijskin, i cili është dhe autor i aranzhimeve, i vumë një qëllim vetes ta ruajmë autenticitetin e muzikës franceze dhe njëkohësisht të tregojmë dhe stilin tonë personal.

Projekti “April in Paris” përmban 14 këngë. Adhuruesit e muzikës së xhazit dhe të shnosnit francez, do të dëgjojnë 2 nga këngët më të dashura të damës së parë të muzikës franceze Edith Piaf – “Non, je ne ne regrette dе rien“ dhe „La vie en rose“. „Et la Mer“ të Michel Legrand po kështu është një këngë e shkëlqyer franceze, e cila ka gjetur vendin e vet në program. Mbase nuk ka njeri, i cili të mos të ketë dëgjuar një nga këngët klasike franceze nga vitet 60 – „Les Champs-Elysees“ të Joe Dassin. Titujt e tjerë jo më pak të rëndësishëm në program janë „Ne me quitte pas“ të Jacques Brel dhe „Que reste-t-il de nos amours“ të Charles Trenet. Në frëngjisht do të tingëllojë dhe „Les eaux de Mars“ (Waters of March).




Mes këngëve relativisht më të reja, të cilat i kam zgjedhur është „Voyage Voyage“ të Dezirles, e cila është nga vitet 80. Kjo është këngë, e cila shumë fort ilustron “new wave”-in e atëhershëm në Francë. Por unë, mezi tani e vlerësova, mezi tani ajo më preku. E kemi përgatitur në  një mënyre të re. Kemi përfshirë jo vetëm kompozitorë dhe këngëtarë francez, por dhe krijues të cilët zotërojnë gjuhën franceze si Jacques Brel dhe Claude Nougaro. Asgjë e re në muzikë nuk mund të zbulohet tanimë. E mira është se mund të bëhet një sintezë e bukur midis dy temave tashmë të njohura.”




Të gjitha tekstet e këngëve nga koncerti “April in Paris” janë përfshirë në një libër të vogël, në të cilin Mirosllava Kacarova ka përshkruar dhe  qëndrimin dhe lidhjen e saj me kulturën franceze, gjuhën dhe mënyrën e jetesës në këtë vend evropian. Në librin e këtij projekti, të cilin do ta marrin që të gjithë të pranishmit në koncertet, janë përfshirë dhe fotografitë e këngëtares të bërë nga fotografi Pavel Chervenkov. Pas prezantimit të projektit francez “April in Paris” në kryeqytet dhe në qytetin e Plovdivit, Mirosllava Kacarova, bashkë me trion e saj të muzikës xhaz do të realizojë një turne verore qytetet e ndryshme të vendit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD