Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Orkestrat e Trakisë ia kushtojnë një koncert akademikut Petko Radev – legjendë të muzikës popullore dhe të mjeshtërisë prej klarinetisti

БНР Новини
Foto: arkiv

Në shenje respekti dhe mirënjohjeje për njeriun, mësuesin, muzikantin Petko Radev, i cili u nda nga jeta para disa muajve, miq dhe kolegë të tij së bashku me Bashkinë e qytetit Çirpan organizojnë një koncert më 13 prill kushtuar përvjetorit të 85-të të lindjes së tij. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë orkestrat “Kanarite”, “Sllavjani”, “Konushenska Grupa”.




Pak janë muzikantët të cilët kanë arritur maja të tilla aq të larta si në muzikën simfonike, ashtu edhe në të popullore. Rruga profesionale e klarinetistit me famë botërore Petko Radev është ndër shembujt e rralla për këtë. Që kur ishte gjallë ai e ngriti autoritetin e muzikës popullore. Nxënësit e shumtë i këshillonte të respektojnë pastërtinë e stilit trak, të kërkojnë timbrin e kulluar të klarinetistëve më të dalluar. Vite me radhë ishte mik i respektuar dhe special i të gjitha festave folklorike në Traki




Petko Radevi lindi në fshatin Svoboda, rajoni i qytetit Çirpan. E trashëgoi gjeniun muzikor të atit. Që nga fëmijëria i binte klarinetës së tij. U pasionua pas muzikës dasmore, kur e dëgjoi për herë të parë grupin e Përvomajit dhe klarinetistin e tij Stojço Kuzmov. Dëshira e tij të përkushtohet në veglën e dashur ishte ajo, e cila e çoi në Shkollën Muzikore në Sofje, pas kësaj edhe në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov” në klasën e profesorit Sava Dimitrov. Që kur ishte studentë në vitin 1957 u bë mbajtës i çmimit të parë të Konkursit Ndërkombëtar për ekzekutues të veglave frymore në Gjenevë. Punonte si klarinetisti i parë në orkestra të mëdha simfonike si ajo e Radios Kombëtare Bullgare, Filarmonia e Sofjes. Në vazhdim të 11 viteve ishte solist muzikant i Teatrit të Operës së Milanos La Skala. Aty punonte me dirigjent të tillë të mëdhenj si Klaudio Abado, Rikardo Muti, Lenard Bërnstejn etj. Kudo që të ishte gjithnjë gjente kohë për muzikën e dashur trake. Krijoi një orkestër, për të cilën bëri aranzhime dhe krijonte muzikë. Ia kushtonte kohën punës pedagogjike si profesor i klarinetës në akademitë muzikore në Sofje dhe në Pllovdiv. Shumë prej nxënësve të tij ndoqën shembullin e tij dhe punuan në të dy gjinitë.




Nikolla Iliev është udhëheqës i Grupit “Konushenska”. Krahas kësaj ai ishte nxënës dhe mik i klarinetistit të madh. Për të ai tregon:

Tërë jeta ime krijuese është e lidhur me klarinetistin Petko Radev. Isha nxënës në Sadovo, kur fillova t’i bie klarinetës. Dëgjova në radio incizimet e tij dhe ato lanë mbresa të paharrueshme tek unë. Ja përse te unë lindi dëshira për të imituar këtë muzikantë të madh bullgar. Përveç se posedonte një teknikë të mrekullueshme prej mjeshtri, ai e nxirrte nga klarineta një tingëllim të mrekullueshëm. Pasi dëgjove për mua, ai erdhi tek unë në teknikumin në Sadovo, ku mësova dhe vetëm për mua ekzekutoi disa melodi. Kështu u njohëm dhe lindi miqësia jonë. Më këshilloi të mësoj muzikë dhe të përsos mjeshtërinë time. Kjo u bë shkak që të nisa të mësoja në shkollën Muzikore në qytetin Pllovdiv. Pas kësaj në Konservatorin në Sofje isha në klasën e tij dhe i jam mirënjohës për të gjithë që mësova prej tij. Ai ishte mësuesi im jo vetëm në muzikë, por edhe në jetë. Më thoshte se duhet të ketë kolegjialitet dhe ndërgjegje miqësore, se njeriu mëson pa u ndërprerë për të zgjeruar botëkuptimin muzikor. Më dhuroi edhe një klarinetë. Edhe të dy bijtë e mi mbaruan Akademinë te ai gjë pas së cilës bënë aspirantura në Juilliard School në Nju Jork. Më këshillonte që në kompozimet e mia të rendit motivet ashtu që melodia të tingëllojë bukur. Mendonte se është më mirë që një kompozitor të krijojë një valle se sa pesë, por kjo një valle të mbetet në histori. Mendonte se gjithçka duhet të krijohej me mendim kështu që të kishte vlerë. Sipas tij njeriu duhet t’i mbetet besnik stilit të krahinës së lindjes dhe muzika duhet të rikrijojë përjetimet shpirtërore të krijuesit. Ato ishin këshillat më të vlefshme të mësuesit tim Petko Radev.”




Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Një brumbull u ul" - kënga e famshme popullore në interpretim të ri të JazzBoree

Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar. Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore..

botuar më 25-06-19 5.55.PD

"Askush nuk puth si ti"

Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...

botuar më 25-06-18 6.00.PD

Orkestra Filarmonike e Sofjes prezanton një koncert të ri nga Dobrinka Tabakova për herë të parë në Bullgari

Një premierë e rëndësishme dhe një debutim emocionues priten më 19 qershor në orën 19:00 në sallën "Bullgaria" të kryeqytetit. Letonezja Ksenija Sidorova - një nga zonjat më tërheqëse në skenën klasike bashkëkohore, do të debutojë me Orkestrën..

botuar më 25-06-17 4.19.MD