“Çdo një shkollë profesionale për vallëzim, është e detyruar të ketë shembuj dhe fragmente nga tre shkollat bazë të baletit-franceze, ruse dhe daneze, thotë drejtori i Shkollës Kombëtare të Vallëzimit në Sofje", Bojko Nedellçev.
"Më shpesh kemi vënë në skenë fragmente nga baletet e Marius Petipa, i cili është francez, por baletet e tij konsiderohen klasikë ruse. Si përfaqësuesi më i spikatur i shkollës franceze pranohet George Balanchine . Kishim mundësinë të ftojmë koreografen e autorizuar Diana White nga Shtetet e Bashkuara, e cila vuri në skenë bashkë me nxënësit tanë një pjesë nga baleti i tij me titullin “Serenade”.Për vizitë na erdhi dhe koreografja Dinna Bjørn nga Baleti Danez në Kopenhagë, specialiste në stilin August Bournonville dhe bashkë me Petja Ilievën, zhvillojnë prova me nxënësit tanë mbi baletin 25 minutash Le Conservatoire or A Marriage by Advertisement. Në koncertin për përfundimin e vitit duam të prezantohen që të dyja krijimet, si dhe koreografia, të cilën e përgatiti me nxënësit tanë balerini i njohur botërisht dhe koreograf Daniel Lommel. Bëhet fjalë për fragment nga një spektakël i tij i quajtur “Bahu ju thotë”.
Daniel Lommel ishte në dhjetëshen e yjeve më të mira të kërcimtarëve në botë gjatë shekullit të kaluar. I lindur gjatë vitit 1945 në Paris ai ka fatin të bashkëpunojë me shumë personalitete të artit botëror.
"Kërcej që në moshën 13 vjeçare dhe nuk kam pushuar, tha Lommel gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Sofje. Kërcimi është mënyrë jetese, kërcimtarët më konkretisht balerinët zhvillojnë piktura me lëvizjet e veta, kurse kjo është e njëhershme, është shprehje e një impulsi të brendshëm, ndjek dinamikën dhe nuk bëhet në qoftë se kemi frikë që të mos të gabojmë. Karriera botërore kërkon shumë punë - të njohësh stilet e ndryshme, të mund të përshtatesh ndaj kërkesave të ndryshme, të jesh i informuar dhe të mund të përshtatesh shpejt. Kam mësuar po kështu dhe në degën e arteve të bukura, prindërit e mi qenë piktorë. Në moshën 11 vjeçe takova René François Ghislain Magritte, njihja Pikason, kam kërcyer me Roudolf Noureïev, por më e rëndësishmja është të takosh njerëzit e duhur në momentin e duhur. Njerëzit të cilët i kam takuar unë më kanë ndikuar dhe kanë formuar karakterin tim."
Lommel ka qenë balerini kryesor në trupën e “koreografit të shekullit të 20” Maurice Béjart. “U takova me Béjart në Liezh-Belgjikë, akoma përpara se të bëhet i njohur, kujtohet Daniel Lommel. Béjart ishte koreograf në thelbin e tij, kërcimi për të qe një mjet shprehës. Në shfaqjet e tij nuk ka kostume të veçanta si dhe dekore të shumta, në to ka muzikë/ si të Bahut ashtu dhe të Stavinskit/ Béjart e la të lirë kërcimin.”
Lommel krijon gjatë vitit 1981 në Greqi shkollën e vet koreografe “Aenaon” dhe që atëherë jeton në Greqi. Çfarë e sjell në Sofje?
"Vazhdimisht takojmë njerëz, por nuk njihemi me ta, por është e rëndësishme të komunikojmë, thotë balerini. Prandaj jam këtu-që ti shikoj gjërat nga afër. Qesh i befasuar duke parë një shkollë të mirë, por shikoj më shumë teknikë sesa një shprehi të trupit. Kështu është sot nëpër botë, nuk i kushtohet rëndësi detajit, kurse ai është i rëndësishëm dhe mban një mesazh."
Ja dhe përshtypjet e vajzave të cilat sivjet do të jenë maturante në Shkollën Kombëtare të Vallëzimit në Sofje nga metodika pedagogjike e Daniel Lommel:
“Akoma kur erdhi më bëri përshtypje faktin se na tha të buzëqeshim dhe unë u ndjeva e lirë”, tha Aleksandra. “Është interesante të vijnë njerëz nga vendet e tjera, mësojmë gjëra të reja dhe kalojmë shumë mirë. Metoda e tij është krejtësisht e ndryshme”, shton Iva. “Kombinimet e tij të hapave nuk janë të vështira, por është e komplikuar për tu kombinuar lëvizja e trupit, e kokës dhe e këmbëve në një rritëm shumë të shpejt të pazakonshëm për ne”, sqaron Vera. “Daniel do që përmes vallëzimit ne të mund të dëfrejmë”, përgjithëson Pavlina .
Kurse ne do të presim me padurim t’i shikojmë në skenë më 3 maj dhe 2 qershor.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: nuti.bg dhe arkiv personal
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..