Krahas samitit “BE-Ballkani Perëndimor” në Bullgari u zhvillua edhe takimi i udhëheqësve të mediave publike të 12 shteteve të Evropës Juglindore. Ftesa ishte bërë nga Radioja Kombëtare Bullgare dhe me përkrahjen e Bashkimit Evropian të Radio Televizioneve (EBU).
“Për Radion Kombëtare Bullgare kjo nuk është thjeshtë një iniciativë strategjike ndërkombëtare” – tha në fjalimin e vet Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev. Kjo është një mundësi për t’i rifilluar takimet vjetore të mediave publike ballkanike me qëllim vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin më të ngushtë në regjion.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i EBU-së Noel Curran. Ai theksoi lidhjen e ngushtë të institucionit të tij me mediat publike të vendeve nga Evropa Juglidnore dhe shprehu shpresë se forumi do të kontribuojë për kuptimin më të mirë të nevojave të tyre. “Qëllimi i përbashkët, por njëkohësisht perspektiva unikale e çdo një prej pjesëmarrësve, e pasurojnë bashkimin tonë, siç na frymëzon edhe motoja e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, e cila është “Bashkimi e bën fuqinë”, tha Curran gjatë hapjes së diskutimit. Qëllimi kryesor i mediave publike duhet të jenë lajmet e vërteta – kështu ato do ta fitojnë besimin e njerëzve. Sfidat kryesore, nga ana tjetër, janë financimi sa më i kufizuar, pranimi i tyre si diçka nga e kaluara, konkurrimi për publik, gjigantet e internetit për shkarkim të përmbajtjes dhe rrjetet sociale. Dhe pavarësisht nga kjo mund të jemi optimistë, të shkëmbejmë përvojë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri, të bashkojmë zërat tanë, kështu që të mund të na dëgjojë bota”.
Pas prezantimeve 5-minutashe të të gjithë përfaqësuesve fjalën e mori Vojislav Raonic nga Mali i Zi. Ai është drejtori i projekteve evropiane për financim 2018-2020 (European Funding Projects) në përkrahje të mediave publike të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia).
Projekti “Empowering Societies”i prezantuar nga Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve do të diskutohet gjatë qershorit të këtij viti në Tiranë të Shqipërisë. Qëllimi i tij kryesor është të garantojë pavarësinë politike dhe financiare të mediave publike të këtyre shteteve, të ndihmojë reformimin e tyre për arritjen e standardeve profesionale dhe efektivitetin ekonomik, të ndihmojë aktualizimin dhe digjitalizimin e përmbajtjes së programeve. Është me rëndësi të kuptohet domosdoshmëria e mediave publike, të formulohen vlerat e tyre kryesore, ndër të cilat janë universaliteti, pavarësia, dinjiteti, pluralizmi, përgjegjësia, inovacionet dhe të sqarohet misioni i tyre kryesor – t’u shërbejnë njerëzve.
Gjatë debateve u bë e qartë, se mediat publike ballkanike kanë nevojë për reformim. Lidhur me këtë Vojislav Raonic theksoi:
“Mediat publike janë në krizë. Edhe në politikë që nga vitet 90-të të shekullit të kaluar dominon kultura korporatave, inovacionet teknologjike janë kudo. Ja përse është e domosdoshme që mediat sa më shpejtë të transformohen. Sot gjithçka është në internet. Mediat publike duhet të digjitalizohen dhe njëkohësisht të mbrojnë pavarësinë e tyre dhe cilësinë e përmbajtjes. Nuk ka ndonjë recetë universale. Të gjitha mediat publike kanë përgjegjësi ndaj shoqërisë. Ja përse gazetaria duhet të jetë objektive. Mediat publike i shërbejnë shoqërisë – ky është misioni i tyre e prandaj duhet të kërkojnë balancën. Ata duhet të pranojnë sfidat e sotme dhe të adaptohen ndaj logjikës korporatave, e cila kërkon më shumë efikasitet, teknologji të reja dhe shkurtimin e rrugës nga ideja deri te transmetimi.”
Sipas projektit në fjalë për arritjen e këtyre qëllimeve janë të domosdoshme legjislacion i mirë, subvencionim i qëndrueshëm, menaxhim profesional.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..