Shpesh një nga gjërat e para, të cilat të huajte mësojnë për Bullgarinë është fakti se ajo është vendi i trëndafilave. Bile kemi një luginë në Bullgari Jugore, e njohur si Lugina e trëndafilave.
Në fakt trëndafilat sigurojnë jo vetëm reklamë turistike dhe imazh të mirë mediatik për shtetin tonë, por edhe bukën e gojës të fermerëve dhe ndërmarrësve, që punojnë në fushën e distilimit të vajit të trëndafilit. Në Bullgari për prodhimin e këtij vaji kultivohet një varietet vajor (Rosa kazanlika V.T.) nga familja e trëndafilit të shquar Rosa damascena. Informacionet e para dokumentare për rritjen e trëndafilave në trojet bullgare janë nga fillimi i shekullit të XVIII. Vaji i trëndafilit është i shquar në tërë botën dhe përdoret si lënda e parë nga të gjitha kompanitë botërore për prodhimin e parfumeve dhe kozmetikës.
Por situata, në të cilën sot ndodhen prodhuesit dhe përpunuesit e trëndafilave është tepër shqetësuese. Ata që pësojnë më shumë humbje janë fermerët, për të cilët tani është kulmi i sezonit dhe të cilët në orën 5 të mëngjesit dalin në fushë për t’i mbledhur lulet. Sivjet nga njëra anë ata kanë të korra të bollshme, por në anën tjetër janë kërcënuar nga gjendja e paaftësisë paguese apo falimentimi për shkak të çmimeve të ulëta, me të cilat blihet prodhimi i tyre. Në ditët e para të mbledhjes së trëndafilave çmimi ishte 1,5 euro për kilogram. Kjo u bë arsyeja për zemërimin e fermerëve, sepse çmimi është i pamjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve të tyre dhe bile nuk mund flasin për fitim. Pothuaj çdo ditë ata protestojnë, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve të rrugët e regjionit. Përpjekje për të gjetur një zgjidhje të krizës bëri vetë Ministri i bujqësisë Rumen Porozhanov, por çmimet jo vetëm se nuk u përmirësuan për prodhuesit, por bele shënuan ulje, duke arritur 0.60 euro për kilogram. Duhet pasur parasysh se çmimi i vajit të trëndafilit në tregjet ndërkombëtare është 5-6 mijë euro për kilogram.
Kush mund t’i ndihmojë fermerët të marrin më shumë para për lulet e tyre? Tani për tani nuk është e qartë. Qeveria nuk mund të ndikojë çmimet e tregut. Prodhuesit e regjistruar të trëndafilave do të kompensohen për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes me subvencionim “de minimis” – premtoi Rumen Porozhanov. Vetë prodhuesit e trëndafilave nuk mund të negociojnë me tregtarët me shumicë, sepse duhet shumë shpejtë t’i shesin lulet. Në se nuk e bëjnë këtë trëndafilat do të humbin vlerën e tyre, sepse nuk do të mund të përdoren për distilimin e vajit. Pozita e tregtarëve është e shpjegueshme – ata përpiqen të japin sa më pak para për një mall që prishet shpejt. Dhe pikërisht këtu shumë njerëz e kërkojnë shkakun për çmimet jashtëzakonisht të ulëta të trëndafilave vajore. Avokatja e popullit Maja Manollova dhe disa ekspertë janë të mendimit se ka kartel, d.m.th. çmimet për blerjen e prodhimit janë bashkërenduar paraprakisht nga firmat e përpunimit. E kjo është në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë. Por a është kështu? Kjo nuk mund të provohet lehtë. Dhe për hetimin e rrethanave ka nevojë për kohë, derisa prodhuesit nuk mund të presin, sepse trëndafilat e tyre veniten. Duket se ky sezon do të jetë “i humbur” për ta, sepse të korrat e tyre nuk do të sjellin fitim, bile nuk do të mbulojnë shpenzimet e bëra.
Por është e sigurt se duhet bërë diçka, sepse në këtë situatë tërë industria e prodhimit të trëndafilave është kërcënuar – diçka që do të jetë absurde, duke pasur parasysh se ajo është një nga simbolet e vendit tonë. Ndoshta hapa konkrete do të bëhen në mënyrë legjislative me përcaktimin e çmimeve minimale të blerjes së luleve. Dhe do të jetë mirë, po të bëhet kështu – komentojnë prodhuesit, por njëkohësisht paralajmërojnë se në se masat nuk merren së shpejti, prodhimi i trëndafilave mund të zhduket nga harta ekonomike e shtetit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..