Një prej ditëve më të respektuara në kalendarin tonë festiv është 24 maji – Dita e Shkronjave Bullgare, e Alfabetit Bullgar, të krijuar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të IX. Kjo ditë na kthen disa shekuj më përpara, duke na rikujtuar për trashëgiminë tonë të lavdishme. Gjatë ditëve para 24 majit në Akademinë Bullgare të Shkencave u hap një ekspozitë për alfabetet bullgare, sepse alfabeti ynë bashkëkohor nuk është krijuar menjëherë.
Prof. Ellka Mirçeva nga Instituti i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave saktësoi:
“Alfabeti bullgar është një nga gjërat, për të cilat duhet të krenohemi për disa shkaqe. Ai kryesor na çon te vepra e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij dhe fakti se ata e krijuan alfabetin origjinal në bazë të dialektit, që e njihnin më mirë. Vëllezërit ishin nga Selaniku. Në atë kohë qyteti ishte populluar me shumë sllavë, që flisnin në një dialekt bullgaro-lindor, që ngjante me të folurit e bullgarëve nga Rodopet. Këtë dialekt Kirill dhe Metodij e përdorën si bazë të alfabetit të krijuar nga ata më vonë. Një kontribut i jashtëzakonshëm, i cili konsiderohet si i paarritshëm pas tyre është fakti se ata arritën të gjejnë një germë të veçantë për çdo një tingull. Në këtë mënyrë vëllezërit e shenjtë arritën t’i përfshijnë të gjitha specifikat e gjuhës bullgare.”
Prof. Mirçeva citon Çernorizec Hrabër, një murg bullgar dhe shkrimtar nga fundi i shekullit IX – fillimi i shekullit X, sipas të cilit shumë kohë sllavët kanë shkruar me të ashtuquajturat runë. Pas kësaj ata kanë filluar të përdorin shkronja latine dhe greke. Mirëpo, murgu bën pyetje: Si mund të shkruhen me germë greke disa fjalë si “jeta”, ose “gjerësia”, ose “Zoti”.
Shpeshherë dëgjohet se Kirill dhe Metodij nuk e kanë shkruar alfabetin më të vjetër sllav – atë glagolik për bullgarët, por për sllavët e Moravisë me kërkesë të Princit Rostisllav dhe se nuk kanë qenë kurrë në Bullgari.
“E gjithë kjo në një shkallë të madhe është e vërtetë, por thënë në këtë mënyrë refuzohet kontributi bullgar në vetë fillimin e krijimit të alfabetit sllav. Kirill dhe Metodij me të vërtetë u nisën si veprimtarë politikë, misionarë – komentoi prof. Mirçeva – Politika dhe jeta shpirtërore në atë kohë ishin lidhur drejtpërsëdrejti. Ata përveç se janë figura shpirtërore janë edhe politikanë, të cilët u nisën për në Moravi me një qëllim të veçantë. Në atë kohë Kostandinopoja dhe Roma luftonin për superioritet në Evropën, e cila dalëngadalë e pranonte krishterimin.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Institutit i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..