Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Alfabeti cirilik – graffiti nga “A” deri në “Я”

БНР Новини

Me rastin e 24 majit – Festës së Shkrimit Sllav dhe të Kulturës Bullgare, që të njëjtën ditë në galerinë e kryeqytetit “Gifted Sofia” u hap një ekspozitë ndërkombëtare kushtuar alfabetit cirilik në graffiti. Aktiviteti organizohet për të dytin vit me radhë, kurse mbikëqyrësi i ekspozitës është Aleksi Ivanov – “street-art” artist i njohur në rrethet grafiti nga qyteti Varna, autor i konceptit për ekspozitën “Alfabeti cirilik – graffiti nga “A” deri në “Я” (”A” është shkronja e parë e alfabetit bullgar, kurse “Я” – shkronja e fundit).

Në vitin 2017 ekspozita përfshinte vetëm graffiti-artisë bullgarë dhe gëzoi një interes të madh. Sivjet Aleksi Ivanov vendosi ta zgjerojë rrethin e autorëve dhe përfshiu krijues nga Maqedonia, Serbia, Ukraina, Rusia, Greqia dhe Lituania -  na tregoi piktori në mjedisin uraban Nikollaj Petrov, pjesëmarrës në realizimin e ekspozitës. – Aleksi Ivanov që prej kohe e studion alfabetin cirilik në graffiti. Ai ekziston që prej mjaftë kohe në të gjitha vendet, të cilat aktualisht marrin pjesë në këtë ekspozitë. Pikërisht atje ka lindur ideja që të paraqitet alfabeti cirilik dhe të tregohet një këndvështrim tjetër, më modern ndaj diçka, të cilën ne zakonisht e konsiderojmë si të vjetër, madje arkaike. Mirëpo, unë mendoj se kjo është një gjë e vjetër dhe prandaj është e vlershme, për këtë arsye duhet të gjejmë mënyra për ta zgjatur jetën e tij, ta interpretojmë me gjuhën e kohës së re, me gjuhën e ditës së sotme.”

Aleksi IvanovSot një gjuhë e tillë janë të ashtuquajturat graffiti. Si subkulturë ky lloj  arti u përhap realitivisht vonë në Bullgari – në fund të viteve 90 të shekullit XX. Deri në vitin 2002-2003 zhvillimi ishte mjaftë i fuqishëm, niveli u rrit, Bullgaria doli në skenën evropiane dhe bëri përshtypje. Mjaftë artistë udhëtonin për shfaqje të ndryshme, emrat e tyre dihen dhe stili i tyre është i njohur jashtë territorit të vendit. Sot vëzhgohet një valë e re prej krijuesish të rinj të kësaj rryme në Bullgari. Ata punojnë më vete (writers), ose përfshihen në ekip nën një emër (crews).

Sipas konceptit të ekspozitës ajo duhet të paraqesë artistë, të cilët krijojnë në sferën graffiti, të hapësirës së qytetit dhe të cilët kanë punuar me alfabetin cirilik në të kaluarën, ose po punojnë në momentin e tanishëm dhe e përdorin aktivisht në krijimtarinë e tyre. Sipas vendimit të organizatorëve të ekspozitës, duhet të rikrijohen në graffiti 30 shkronjat e alfabetit bullgar dhe shkronja "Э" e alfabetit rus.

Autorët u ftuan për të përdorur dhe pikturuar shkronjën e parë të pseudonimit të tyre, ose po të kenë dëshirë të krijojnë një shkronjë tjetër – na shpjegon Nikollaj Petrov. – Çdo një shkronjë është realizuar nga një artist i ndryshëm. I vetmi kufizim është formati – A4. Nuk ka kufizime për ngjyrat, stilet, teknikën etj.

Në fakt graffiti nuk janë thjeshtë mbishkrime me ngjyrë të ndryshme, ose piktura në hapësirën urbane.

Graffiti do të thotë liri – liri të shprehjes, të interpretimit, liri në kuptimin e plotë të fjalës sa i përket këtij arti. Mund ta shprehësh vetveten lirisht pa aspak kufizime” – është i bindur Nikollaj Petrov.

Снимка

Ekspozita “Alfabeti cirilik – graffiti nga “A” deri në “Я”, ku mund ta shihni këtë liri të shprehjes, shumëllojshmërinë e mjeteve të shprehjes dhe koloritin dhe vendimet origjinale krijuese, do të vazhdojë deri më 5 qershor.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD
Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD