Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kopshti i mrekullueshëm” dhuron lule dhe shpresë për një botë më të mirë

БНР Новини

Fondacioni “Shën Nikolla Çudibërësi” nga Dobriç ka një histori 20 vjeçare. Projekti i tij “Kopshti i mrekullueshëm” startoi vitin e kaluar me grumbullim mjetesh. Organizohen dy iniciativa bamirëse, disa bamirës, si për shembull shkrimtari dr. Hasan Efraimov, sigurojnë mjete, ndërsa fondacioni fitoi gjithashtu çmimin e një banke me përmasë 5 mijë leva. Qëllimi është një – krijimi i një serre, ku të rinjtë me probleme psikologjike mund të punojnë dhe mësojnë profesione të ndryshme. Bashkia e Dobriçit ka premtuar se vjeshtën do të sigurojë një terren prej 3 dynymësh për ndërtimin e një serre, por vullnetarët e fondacionit nuk mund të presin. Kështu lindi ideja për “Kopshtin e Mrekullueshëm” në çatinë e Qendrës për Shërbime Sociale.

Снимка

Kjo ishte një aventurë e vërtetë – thotë Kryetarja e fondacionit Maria Metodieva. – Sepse ne nuk i kultivojmë lulet në kushtet e domosdoshme, por nuk kishim dhurim të prisnim akoma gjysmë vit. Filluam t’i mbjellim në çati dhe kjo na bëri të njohur. Kushtet meteorologjike nuk janë të mira – në mbrëmje është e ftohtë, kurse ditën ka diell, bie shi...

Снимка

Çfarë është qëllimi i projektit?

СнимкаQë prej 20 vitesh ne punojmë me një grup të veçantë fëmijësh dhe të rinjsh me të meta intelektuale – na përgjigjet Maria Metodieva dhe po vazhdon: Në Qendrën për Shërbime Sociale, në çatinë e së cilës i rritim lulet tona, zhvillohen tri veprimtari të ndryshme. Qëllimi ynë është të krijojmë vende pune për njerëzit tanë, kështu qe të gjithë të mund të punojnë. Shpresoj se do t’i përgatisim dhe më të mirët do të mund të punojnë pas kësaj edhe në firma të tjera, që merren me gjelbërim. Disa prej tyre mund t’u sigurojmë punë për 4, ose 2 orë, disa të tjerë mund të vijnë tri herë në javë, që të punojnë”.

Ja më shumë hollësi për “Kopshtin e Mrekullueshëm” në çati nga Maria Metodieva:

Aktualisht kultivojmë 9 bimë njëvjeçare, si begonia, tagetes, ageratum, thënë me fjalë të tjera – lule shumë të bukura. Arritëm një bum të vërtet në rrjetet sociale. Jemi shumë të njohur, dërgojmë pako në tërë vendin, madje kemi realizuar shitje nëpërmjet një kompanie ndërlidhëse. Tregu i fermerëve në Dobriç i blen lulet tona, kemi marrëveshje me një kooperativë në qytetin Varna – i përdorim të gjitha mënyrat e mundshme për t’i shitur lulet tona.”

Снимка

Pse projekti e ka emrin “Kopshti i mrekullueshëm”?

Sepse ky është emri më i përshtatshëm – përgjigjet me bëzëqeshje Maria dhe shton: Pasi e zgjodhëm këtë emër mrekullitë filluan menjëherë. Lulet tona janë jo më pak të bukura nga ato të profesionistëve. Ka interes të madh ndaj prodhimit tonë. Na kërkojnë për shkak të vetë projektit social. Së pari na kërkuan nga Bullgaria Jugore, pikërisht nga vendi, ku janë serrat e vërtetatë luleve. Njerëzit i blejnë lulet tona, na përkrahin dhe na besojnë.”

СнимкаA mund ta ndryshojë njeriun një lule?

Ne shpresojmë se duke e ndryshuar vendin tonë të vogël, do ta ndryshojmë jo vetëm mjedisin, por edhe fatin e një njeriu, ndërsa duke e ndryshuar fatin e tij, ne e ndryshojmë edhe botën” – u përgjigj Maria.

Sot lulet e “Kopshtit të Mrekullueshëm” në çatinë e Qendrës për Shërbime Sociale në Dobriç, të kultivuara nga njerëzit me probleme shëndetësore, udhëtojnë deri në Angli, Turqi dhe Izrael.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shpëtimit të Breshkave Tokësore

Dimri i breshkave - ekipi i Qendrës së Shpëtimit pranë fshatit Banja kujdeset për mbi 200 banorë të saj

Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..

botuar më 25-02-06 7.20.PD
Foto: “Shpirti Bullgar i Tokës së Shenjtë” (arkiv)

Vesella Rajçinova: Bullgarët gëzojnë një reputacion shumë të mirë në Izrael

Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..

botuar më 25-02-05 7.15.PD
Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD