Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duket se po largohet euro-horizonti për Bullgarinë

Foto: arkiv

Këto ditë dolën raportet konvergjente të Komisionit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane. Në vendet anëtare të reja, të cilat dëshirojnë të hyjnë në eurozonë, konsiderohet se ato raporte janë me rëndësi të madhe. Është e dukshme se për të hyrë në Eurozonë autoritetet në Bullgari janë të vendosur të plotësojnë marrëveshjen e aderimit me BE-në dhe të pranojnë euron. Në këtë kontekst raporteve iu kushtua vëmendje të madhe si nga pushtetarët, ashtu edhe nga ekspertët, vëzhguesit, analizatorët dhe mediat. Analizat dhe vlerësimet në raport  për problemet që qëndrojnë para Bullgarisë në rrugën e saj evropiane, u interpretuan në mënyrë kontradiktore. Ato lëvizeshin nga “asgjë të veçantë” deri te “shuplak për ambiciet evropiane bullgare”. E vërteta si gjithmonë duhet të kërkohet diku në mes të këtyre dy pozitave ekstreme. Kjo për arsye, se megjithë konkluzionin, se Bullgaria akoma nuk është gati për euron, në raportet tregohen edhe arritje inkurajuese dhe lavdëruese, për të cilat disa shtete të tjera kandidate për eurozonë vetëm mund të ëndërrojnë. 

Përfundimi kryesor në raport, se vendi nuk është gati të pranojë euron, është sa tronditës, aq edhe logjik, sepse ai shprehet edhe nga vet autoritetet bullgare. Ata e kanë të qartë, se një nga kërkesat kryesore për hyrje në eurozonë, në radhë të parë është adaptimi i mekanizmave dhe urdhëresave të kursit të këmbimit valutor në të ashtuquajturën “dhomë të pritjes” të eurozonës ERM II­­­­­­. Pa të qenë qëndruar disa vite në këtë “purgator” si të thuash, asnjë vend nuk ka shanse për euron. Dhe këtë e dinë të gjithë që kanë ndonjë qëndrim ndaj euros – pushtetarë, opozitë, ekspertë dhe bankierë në vend. Nuk është e rastit që Sofja deklaroi haptazi, se deri në përfundimin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së më 30 qershor ka ndërmend të paraqesë kandidaturën e Bullgarisë për ERM II, jo për eurozonë. Domethënë këtu ka përputhje të plotë të pozitave dhe nuk ka asnjë sensacion. Aty ku pozitat e të dy palëve nuk përputhen është çështja për hyrjen në bashkimin bankar. Nga Brukseli dhe Frankfurti këmbëngulin për hyrje më parë në bashkimin bankar, përderisa Sofja insiston që më parë të pranohet në mekanizmin valutor dhe pas kësaj të përfshihet në bashkim. Tani për tani qëndrimet nuk përputhen, gjë që do të thotë, se mbi një nga kërkesat kryesore për eurozonë nuk ka barazi në mendimet. Kjo nuk mund të mos vonojë avancimin e vendit te euro-horizonti i dëshiruar, të paktën përderisa pozitat do të sinkronizohen.

Ndryshe në se do të shqyrtojmë shifrat, Bullgaria prej kohe plotësoi të gjitha kriteret si për mekanizmin ERM II, si për vet eurozonë – si për borxhin publik, si për deficitin buxhetor, si për stabilitetin e kursit valutor, si për qëndrueshmërinë e çmimeve, si për përqindjet afatgjata të kamatave e kështu me radhë. Me përjashtim të kërkesave të pashkruara, por me rëndësi jashtëzakonisht të madhe nga pikëpamja politike, për nivelin jetik dhe korrupsionin. Pasi dihet se në fund të fundit pranimi në eurozonë është një vendim politik, bëhet e qartë sa me rëndësi janë ato kritere dhe sa e paqartë është rruga e vendit drejt euros me kritere të cilat secili mund të trajtojë ashtu siç do. Autoritetet bullgare tashmë e kanë të qartë përvojën e hidhur nga Hapësira e Shengenit, në të cilën tashmë 5 vite me radhë Bullgarisë nuk i lejohet të hyjë me argumente politike, megjithëqë plotësoi të gjitha kriteret objektive. Një situatë e tillë tashmë përsëritet edhe përsa i përket euros.

Duhet të pranohet, se Evropa ka shumë arsye të pretë më shumë nga Bullgaria përsa i përket mirëqenies së popullsisë dhe funksionimit të organeve të sigurimit dhe drejtësisë. Mirëpo, ato nuk janë gjëra, të cilat me një ligj dhe me rregulla të qarta mund të ndryshohen shpejtë. Sepse bëhet fjalë për sisteme të ndërlikuara dhe kontradiktore, të cilat reformohen ngadalë dhe përsosen gradualisht, dhe po kështu përmirësojnë rezultatet e tyre. Superioriteti i ligjit dhe mirëqenia materiale nuk janë gjëra, të cilat Evropa pranoi dhe arriti për nja 10 ose 20 vjet. Bullgaria gjithashtu nevojitet kohë, me rrëndi është të ecën në rrugën e drejtë në shoqërim të partnerëve dhe aleatëve dashamirës. Dhe ajo e bënë pikërisht këtë dhe në Bruksel e dinë këtë, sepse mbikëqyrin dhe kontrollojnë zhvillimet në drejtësi, në respektimin e ligjeve, në luftimin e korrupsionit dhe në treguesit kryesor makroekonomik. Megjithëkëtë tani për tani euro-horizonti i Bullgarisë po largohet për në drejtim të panjohur dhe për kohë të pacaktuar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD