Llamba kolorite prej qeramike, filxhanë dhe pjata të pikturuar me reliefë, stoli prej porcelani të punuara me dorë – të gjitha ato mund të shihen në ekspozitën e parë me vete të krijueses Zllata Zllatkova. Ato sende janë të ekspozuara në Galerinë e Arteve Figurative “Lampion” në kryeqytet.
“Tërë ekspozita i është kushtuar natyrës. Ajo është burimi i përjetshëm i frymëzimit për mua. Më pëlqen të sodit bukuritë e natyrës dhe prej saj shpesh linden edhe idetë” – rrëfen autorja për ekspozitën e vet “Pranverë në prag të verës”. Zllata Zllatkova ka mbaruar pedagogji sociale dhe psikologji, por qeramika u kthye në një dashuri për jetë e mot.
“Në momentin kur e zbulova deltinën sikur midis neve ndodhni një reaksion kimik. Mund të them, se ajo më pushtoi dhe kështu fillova të merrem me qeramikë. Kjo është një material interesant për më tepër kur mjeshtri i zbulon veçoritë e tij. Nuk do të jetë e tepruar në se do të them se ajo ka karakter.”
Një nga sendet e para të punuara prej saj para 7 vitesh ishte një vazo muri. Që atëherë duart e saj të shkathët krijojnë sende të papërsëritshme për nga bukuria dhe larmia. Kompletet e filxhanëve dhe pjatave janë jo vetëm të bukura, por edhe funksionale për përdorim të përditshëm. Për to autorja tregon:
“Ato janë të punuara prej porcelani me reliefë të lartë dhe janë të pikturuara me të ashtuquajturën teknikë akuarele, me bojëra mbi deltinën. Relief i lartë do të thotë detaje të ngritura mbi një sipërfaqe të sheshtë. Për shembull në se pjata është e zbukuruar me lule, ajo duket se ato janë në të vërtetë mbi të. Rrallë herë shihen punime të tilla. Në qeramikë më shpesh punohet reliefi i gdhendur. Reliefi i lartë është më i vështirë për punim, por ai duket më real.”
Stolitë fine të paraqitura në ekspozitë gjithashtu janë të punuara prej porcelani. Ato duken aq mirë se mund t’u kënaqin shijeve më të holla.
“Porcelani dallohet nga deltina, ai është një material i cili punohet më vështirë – tregon Zllata Zllatkova. – Me të duhet të punohet shumë shpejtë sepse ai thahet. Prandaj ai që punon me porcelanin duhet të di se çfarë dëshiron të bëjë. Shpesh kur punoj me deltinën nuk e di se çfarë do të punoj, por me porcelanin filloj të punoj kur kam ide, sepse çdo minutë është e shtrenjtë.”
Porcelani piqet në furrë speciale me temperaturë të lartë – 1000 gradë. Pas kësaj mbi materialin e pjekur pikturohet dhe në fund tërë sendi lyhet me lustër transparent. “Kjo është një punë precize, sepse piktura laturiset edhe kur frymëmarrja është më e fortë – tregon për veçoritë e zanatit mjeshtrja. – Prandaj porcelani është shumë kapricioz. Me të punohet vështirë, por mjeshtri që ka vendosur të punojë me të mëson karakterin dhe teket e tij. Në varësi të pikturës punimi i një palë vathësh kërkon nga gjysmë orë deri në dy orë, por për një gjerdan janë të domosdoshme nja 7-8 orë.”
Vallë, a ka Zllata Zllatkova ide të parealizuara deri tashti?
“Kam shumë ide por koha nuk më mjafton që të realizoj. Kam dëshirë të disponoj më shumë kohë, kështu që të punoj më shumë. Shpresoj, se do të kam forcë krijuese për realizimin e të gjitha ideve të mi.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Desisllava Semkovska dhe Vladimir Kalludiev
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..