Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria akoma është ndër vendet e para në Evropë për nga larmia biologjike

БНР Новини

Bullgaria është një nga pak vendet evropiane, e cila disponon jo vetëm natyrë të bukur, por edhe kafshë dhe bimë të rralla të cilët që prej kohe janë të zhdukur në Kontinentin e Vjetër. Për shkak të shtrirjes së vet gjeografike ajo hyn nën ndikimin e disa rajoneve të ndryshme zoogjeografike. Njeri është i Evropës Qendrore, tjetri i Mesdheut, i treti – stepat, të cilat nga verilindje kufizojnë me vendin tonë. Tek ne depërtojnë lloje të shumta të botës bimore dhe asaj kafshore, të cilat janë karakteristike për të gjitha ato rajone biogjeografike. Prandaj tek ne larmia biologjike është jashtëzakonisht e madhe. Për nga pasuria e llojeve mund të krahasohemi vetëm me vendet fqinje, të cilat gjithashtu janë në kufirin e disa ndikimeve të ndryshme biogjeografike.

СнимкаPërsa i përket politikës së mbrojtjes së kësaj larmie, profesori Bojko Georgiev nga Instituti i Larmisë Biologjike dhe i Studimeve të Ekosistemeve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave komenton:

Kemi tradita të vjetra shkencore të lidhura me mbrojtjen e jetës në vendin tonë. Pas Luftës së Parë Botërore në vitin 1929 një grup akademikësh krijoi Bashkimin e parë për Mbrojtjen e Natyrës Vendore, i cili ekzistonte deri në vitin 1948. Atij i përkasin iniciativat e para për krijimin e rezervateve dhe zonave të mbrojtura në Bullgari. Ndër to janë “Silikosija” në malin Stranxha – rezervati i parë bullgar shpallur në vitin 1933 dhe një vit më vonë “Bajuva Dupka – Xhinxhirica” në malin Pirin. Në vitin 1934 u shpall edhe Parku i parë Kombëtar në Ballkan – Vitosha, i cili në vitin 1954 u rikategorizua në Kombëtar, ndërsa në vitin 2000 – në Natyror.

„Silikosija“

Në sajë të bashkisë akademike u krijua një arsyetim shkencor për përcaktimin e rrjetit të zonave të mbrojtura në Bullgari. Aktualisht ai përfshin 3 parqe kombëtare, 12 parqe natyrore, 90 rezervate dhe disa qindra zona të mbrojtura dhe fenomene natyrore. Libri i Kuq i Bullgarisë deri tashti ka dy botime. Ndihmojmë për harmonizimin e legjislacionit bullgar me të evropian, si dhe për krijimin e Rrjetit Kombëtar Ekologjik Natyra 2000.”

„Bajuva Dupka – Xhinxhirica“

Megjithë rregulloren normative, e cila sipas profesorit Georgiev fund e krye është në përputhje me të evropiane, megjithë legjislacionin e mirë, akoma ka çfarë të bëhet. Shikojmë se si pasuritë natyrore gradualisht mbrapsin nën presionin e investitorëve. Dalë-ngadalë zhduken fenomene të bukura natyrore për të kthyer në kuti prej betoni me pamje drejt plazhit ose malit... Dhe në vend që ndërtesat të përshtaten me natyrën aty ku kushtet lejojnë, ato e shtrembërojnë dhe e bëjnë peizazhin të panjohshëm. Pikërisht kjo ndodhi me vendbanimin piktoresk Bansko në rrezet e malit Pirin. Në bregdet pothuajse nuk mbetën plazhe të egra. Për të mirën vendi akoma disponon një larmi të pasur biologjike dhe ekosisteme të mbrojtura. Mirëpo deri kur do të ekzistojë e gjithë kjo?

Снимка

Ka edhe shembuj të mirë – thekson profesori Bojko Georgiev. – Po realizohet një proces orientuar te miratimi i normave të vlefshme në BE-në për qëndrimin ndaj natyrës, territoreve të mbrojtura, rrjetit Natyra 2000, mbrojtjes së llojeve. Megjithëqë në momente shihen devijime të këtij procesi, tendenca është pozitive. Doemos kjo nuk është çështja e cila prek vetëm administratën ose vetëm bashkësinë shkencore. Ky problem prek edhe shoqërinë civile. Mbi çdo çështje ka qëndrime të ndryshme. Prandaj mendoj, se diskutimet midis institucionet dhe mbrojtësit e natyrës, ngandonjëherë edhe me protesta në rrugë, janë një gjë e mirë, e cila në fund të fundit do të ndihmojë formimin e një qëndrimi të mirë të mbarë popullit bullgar ndaj trashëgimisë së tij natyrore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: wikipedia.org dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Burgas

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..

botuar më 25-02-04 7.20.PD

Në vitin 2024 bullgarët më të rinj janë nga Ukraina dhe Turqia

Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..

botuar më 25-02-03 11.08.PD

Një koloni e re e pelikanit të rrezikuar dalmat u shfaq pranë qytetit Burgas

Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..

botuar më 25-02-02 10.15.PD