Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti antik Herakleja Sintika zbulon sekretet e tij

| rinovuar më 18-06-11 12.21.MD БНР Новини

Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh. 

Снимка

Trojet e tij më parë i popullonte fisi trak sinti (vitet 1300 – 1200 para Krishtit). Ata e dhanë edhe emrin e vendbanimit. Kur sunduesi maqedonas Filip II pushtoi Sintikën ndaj emrit shtoi edhe Herakëll. Kjo sepse ai besonte se farefisi i tij vinte nga ky hero mitik.

Снимка
“Herakleja Sintika është qyteti antik më mirë i ruajtur në territorin e bashkisë
– tregon Sotir Ivanov, drejtor i Muzeut Historik në qytetin Petriç. – Lartësia e mureve të Bazilikës së Qytetit, shenjtëroreve dhe dyqaneve, në veri të forumit, është përafërsisht pesë metra. Arkitektura e vendbanimit i afron asaj të qytetit të lashtë Filipi në Greqi. Qyteti kishte një fat interesant, sepse ai ishte një hallkë lidhëse midis Jugut dhe Veriut, midis bregdetit të Egjeut dhe brendësinë e Gadishullit Ballkanik, midis Maqedonisë dhe Trakisë. Popullsia e tij numëronte përafërsisht 40-50 mijë veta. Një veçori karakteristike e vendbanimit Herakleja Sintika ishte, se ai kishte një formë demokratike të administrimit, e cila u transferua edhe në epokat më të vonshme.”

Снимка
Sipas drejtorit godina më e rëndësishme në këtë vendbanim antik ishte Bazilika. Ajo është e ruajtur pothuajse plotësisht dhe është e vetmja në Ballkan. Nja 100 metra larg saj duken rrënojat e kishës më të hershme të krishtere në trojet tona jugperëndimore, e cila daton nga fillimi i mijëvjeçarit të katërt.

Снимка
Me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është shenjtërorja e hyjnisë së lashtë greke Nemezida. Në të u zbuluan pllakaqe kushtimore me hyjni nga panteoni romak. Mbi njërën prej tyre veset prezantohen si një grua e shtrirë me flokë të verdha (në antikitet flokët e verdha simbolizuan gjynahun). Mbi të shihet këmba e hyjnisë së hakmarrjes së shpejtë Nemezida.

Снимка
“Hеrakleja Sintika ishte një nga qendrat më të mëdha të prodhimit të qeramikës në këtë pjesë të Ballkanit
– tregon Sotir Ivanov për këtë se si banorët e këtij vendbanimi nxirreshin bukën e gojës.

Снимка
Skalitja e gurit gjithashtu ishte një zanat i zhvilluar mirë. Deri tashti u zbuluan gjashtë atelie për përpunimin e gurit. Përpunimi i drurit gjithashtu ishte i përhapur sepse ai ishte i nevojshëm për ndërtimin e anijeve. Thënë me një fjalë prodhimi i qeramikës, qelqit, metaleve mjaftonte për prosperitetin e një qyteti antik – pa marrë parasysh tregtinë, e cila gjithashtu ishte me rëndësi për të ardhurat. Është interesante, se qyteti paguante me monedha të veta me mbishkrim “Monedhë e heraklejicve nga lugina e lumit Struma”.

Снимка
Me siguri qyteti ekzistonte nga shekulli i 4-të para Krishtit deri në shekullin e 6-të. Për herë të fundit përmendet në regjistrat tatimorë nga koha e perandorit bizantin Justinian i Pari Madhështori. Megjithë tërmetet shkatërruese banorët e rajonit arritën të përballojnë dëmtimet dhe disa herë arritën të rimëkëmbin qytetin.

Снимка
Me ardhjen e sllavëve dhe protobullgarëve, territori hyri në kufijtë e shtetit bullgar. Sot Herakleja Sintika është pjesë e 100 Objekteve Kombëtare Turistike dhe gjithnjë e më shumë tërheq interesin si një nga qytetet më mirë të ruajtura antik tek ne.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkëlqimi dhe rënia e qytetit legjendar Kabile

Supozohet, se qyteti i lashtë legjendar Kabile mban emrin e hyjnisë trake nënë Kibella, pamja e së cilës është e rikrijuar mbi reliefin e shenjtores shkëmbore “Zajçi Vrëh”. Pikërisht në rrezet e këtij observatori i lashtë astronomik formohet një nga..

botuar më 15-09-27 9.45.PD

Prej majës Snezhanka mali Rodopa shihet gati si në pëllëmbë të dorës

Një majë e malit Rodopa mban emrin e Borëbardhës nga përralla e njohur. Në bullgarisht heroina quhet Snezhanka. Emri është i tillë për shkak të veshjes së akullt e të shkëlqyeshëm, që ajo e mban gjatë pjesës më të madhe të vitit. Këtu dimri zgjat nga..

botuar më 15-09-21 2.35.MD

Muzeu historik i qytetit Samokov – mes vendeve më atraktive në Bullgari

Vetëm në një distancë prej 55 kilometrave nga Sofja gjendet qyteti Samokov, i njohur nga turistët dhe për shkak të afërsisë së vet deri në vendpushimin dimëror Borovec. Shumë gjurmë ka lënë koha nga njerëzit, të cilët kanë populluar këtë qytezë gjatë..

botuar më 15-09-20 11.55.PD