Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandër Aleksandrov: “Ne kozmonautët jemi më të ndryshëm nga të tjerët”

БНР Новини

Akademia Bullgare e Shkencave shënon përvjetorin e 30-të të fluturimit të kozmonautit të dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov me një ekspozitë me aparate origjinale, me të cilat u zhvilluan eksperimentet në Stacionin Orbital “Mir”, skafandrin dhe kostumin e kozmonautit, fotografi, materiale shkencore dhe video. 

Снимка
Më 7 qershor të vitit 1988 nga Kozmodromi Bajkonur nisi fluturimin Anija Kozmike “Sojuz TM-5” me ekuipazh bullgarin Aleksandër Aleksandrov dhe rusët Anatolij Solovjov dhe Viktor Savinih. Një kilometër e gjysmë larg Kompleksit Orbital “Mir”, me të cilin duhej të ngjiteshin, kozmonautët qëndruan para rrezikut që para kohe të kthehen në Tokë.

“Kjo ndodhi kur ra antena për ngjitje dhe informacioni të cilin e morëm në ekran u zhduk – kujton kozmonauti Aleksandër Aleksandrov. – Instruksioni ishte të kthehemi, por ne ndërmorëm ngjitje të rrezikshme, sepse një mossukses i dytë do të ishte një disfatë për Bullgarinë. Kjo për arsye se fluturimi i kozmonautit të parë Georgi Ivanov në vitin 1979 u ndërpre para ngjitjes me stacionin për shkak të problemit teknik. Prandaj që kur ishim në Tokë vendosëm të bëjmë gjithçka të mundshme për të ngjitur dhe në të vërtetë arritëm ta bëjmë.”

Снимка
Pothuajse si çdo fëmijë bullgar në mesin e shekullit të kaluar Aleksandër Aleksandrov ëndërronte të bëhej kozmonaut. E zgjodhi profesionin e pilotit dhe u përfshi në zgjedhjen e kozmonautit të parë bullgar. Megjithëqë ishte i përgatitur shumë mirë, më 10 prill të vitit 1979 fluturimin e realizoi kozmonauti tjetër bullgar Georgi Ivanov, ndërsa Aleksandër Aleksandrov mbeti dublues i tij. Mirëpo, nëntë vjet më vonë ai më në fund arriti të realizojë ëndrrën fëmijërore.

Vallë, a është e mundshme që të përfytyrojmë se çfarë është të fluturosh në mungesën e gravitetit?

Njeriu nuk mund ta përfytyrojë se çfarë është kjo përderisa nuk e përjeton vet – përgjigjet kozmonauti. – Para kohe mendohej, se rrymat meteorite, pjesëzat e rënda ndër-galaktike dhe rrezatimi do të jenë armiku kryesor për përvetësimin e Kozmosit, përderisa mungesa e gravitetit është një gjendje e mrekullueshme, në të cilën njeriu fluturon në hapësirë si një zog. Mirëpo, doli që pikërisht kjo mungesë nuk lejon, që secili të fluturojë në Kozmos për shkak të shumë faktorëve të dëmshëm, të cilët ndikojnë mbi organizmin njerëzor.”

Снимка
Gjatë fluturimit ekuipazhi zbatoi me sukses programin shkencor “Shipka” dhe realizoi 56 eksperimente.

“Atë, të cilën e arritëm është unike për kohën, sepse për herë të parë arritëm të kompjuterizojmë të gjitha eksperimentet – tregon Aleksandër Aleksandrov. – Njeri prej tyre kishte të bëjë me gjymin. Amerikanët u përpoqën që të parë ta realizojnë, por kozmonautin e tyre nuk e zuri gjymi. E dimë se gjymi është faktori kryesor i cili rivendos organizmin. Prandaj ne realizuam eksperimentin një muaj para fluturimit, gjatë fluturimit dhe një muaj pas tij. Kështu vërtetuam, se kozmonauti mund të rivendoset në Kozmos. Thënë me fjalë të tjera edhe aty ekziston gjymi i thellë, gjymi i lehtë dhe gjymi para zgjimit. Kjo tregon, se mund të realizohen fluturime deri te planetë dhe galaktika të tjera. Kështu mund të themi se kemi një kontribut për fluturimet ndërkombëtare kozmike.”

Снимка
“Çdo fluturim na ndryshon, sepse shikojmë se jemi një grimcë pluhuri në Univers
– mendon Aleksandër Aleksandrov. – Prandaj e konsiderojmë si të padenjë shfaqjen e urrejtjes, karrierizmit, zilisë të cilët ekzistojnë në Tokë. Është disi qesharake të hasim njerëz të tillë. Sikur ne kozmonautët jemi një grup tjetër më të ndryshëm njerëzish.”

Horizonti i fëmijëve të sotëm është më i gjerë – ata jo vetëm që dëshirojnë të fluturojnë në Kozmos, por edhe të kolonizojnë planetët. Vallë, a do të kenë shansin ta bëjnë këtë nën flamurin bullgar? “Që të ketë  perspektivë është e domosdoshme të ketë shtet, ekonomi, bujqësi, zhvillim. Dhe pasi kjo bëhet atëherë do të fluturojë edhe kozmonauti i tretë bullgar”, thekson Aleksandër Aleksandrov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Diana Cankova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vetëm 10% e fëmijëve të privuar nga kujdesi prindëror kanë leje për birësim

Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..

botuar më 25-09-26 5.06.MD

Një mision ndërkombëtar rekomandon forcimin e pavarësisë së Radios Kombëtare Bullgare dhe Televizionit Kombëtar Bullgar

Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias.  Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..

botuar më 25-09-26 1.47.MD

Nga data 20 tetor fillon programi i bullgaristikës në Universitetin e Illinoisit

"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..

botuar më 25-09-24 4.20.MD