Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijët pikturojnë në përkrahje të moshatarëve të tyre me nevoja të veçanta

БНР Новини

Nga data 20 korrik deri më 5 gusht kryeqytetasit si dhe miqtë e kryeqytetit tonë do të mund të shijojnë imagjinatën e madhe dhe larminë e pikturave të fëmijëve, të renditura në ekspozitën në galerinë Gifted Sofia. Piktorët e vegjël kanë krijuar për iniciativa të ndryshme të fondacionit bamirës ndërkombëtar për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta “DHE UNË MUNDEM”/I CAN TOO/ gjatë 12 vjetët e fundit, kurse paratë e mbledhura në “ankand të qetë” nga shitja e veprave të bukura do të shkojnë për një kauzë bamirëse.

Снимка

DHE UNË MUNDEM” u ndihmon fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre – tregon Desisllava Eneva, përfaqësuese e fondacionit. Ekzistojmë tanimë 12 vjet, kurse fillimi është vënë nga Neli Radeva. Në sajë të saj ne u kthyem në një nga organizatat më dalluese në Bullgari. Me të gjitha veprimtaritë, të cilat i organizojmë, ne kemi për qëllim jo vetëm të popullarizojmë problemet e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe të familjeve të tyre, por dhe të mundohemi të përmirësojmë cilësinë e tyre të jetesës. Grumbullojmë mjete, krijojmë iniciativa gjatë gjithë vitit, përmes të cilave në bazë të një mënyre pozitive flasim mbi temën për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Снимка

Fondacioni punon me fëmijë nga shkollat e ndryshme dhe nga Pallati i fëmijëve në Sofje, kurse pikturat e treguara në ekspozitë janë më shumë se 100.

Gjithmonë jemi munduar t’i inkurajojmë fëmijët të shprehin veten e vet. Dhe këtu janë pothuajse të gjitha pikturat, të cilat i kemi mbledhur gjatë viteve, sepse sipas nesh që të gjitha pikturat e fëmijëve janë të shkëlqyera, pavarësisht se çfarë kanë pikturuar. Ato zbulojnë vështrimin dhe mendimin e një fëmije, të cilët gjithmonë janë të bukur. Më shpesh fëmijët pikturojnë peizazhe, diçka me ngjyra, natyrë, lule. Sipas meje këto janë gjërat të cilat çdo një fëmijë i lidh me bukurinë, dashurinë, me lirinë me gjërat të cilat i duam që të gjithë ne” – thotë Desisllava Eneva.

Снимка

Për çfarë do të shkojnë paratë e  mbledhura?

Aktualisht i kemi drejtuar përpjekjet tona drejt programit aktual “Terapist mobil” – i përgjigjet pyetjes Desisllava Eneva. Ai është në përkrahje të “Qendrës terapeutike për shpresa “ në Sofje. Ajo, për të cilën familjet kanë një nevojë më të madhe është të ketë një automobil të specializuar, i cili të mund të transportojë fëmijët nga shtëpitë e tyre në këtë qendër, që të mund ata të marrin rehabilitimin e duhur. Dhe një gjë tjetër, e cila është shumë e domosdoshme është që të ketë një rehabilitues, i cili realisht të vizitojë familjet, që të mundet pavarësisht nga gjendja në të cilën janë fëmijët, ata të mund të marrin një shërim dhe trajtim tonik çdo ditë.”

Снимка

Në Qendrën për fëmijë me aftësi të kufizuara marrin rehabilitim 50 fëmijë me diagnoza nga më të rëndat, kurse për realizimin e këtij programi është i domosdoshëm një buxhet vjetor me vlerë 56 000 euro. Një pjesë nga mjetet do të vijnë prej dhuruesve, kurse për mbledhjen e pjesës tjetër mund të ndihmojë çdo një, i cili e përkrah kauzën dhe blen pikturë, të pikturuar nga fëmijët në përkrahje të moshatarëve të tyre me nevoja të veçanta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD