Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Varimezov: “Gajdja e Stranxhës është flamuri im kombëtar në botë”

Foto: dailybruin.comPër Ivan Varimezovin 2018-ta është një vit festiv – para pak kohe muzikanti i njohur shënoi përvjetorin e tij të 60-të. Ai është nga ata gajdexhinj, të cilët patën shansin të realizohen në vend dhe jashtë. Për suksesin e tij muzikor kanë kontribuuar si gjeni muzikor, ashtu dhe arsimi i shkëlqyeshëm në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike “Filip Kutev” në Kotell dhe në Akademinë Muzikore të Plovdivit.

Mësuesi i tij i parë ka qenë mjedisi familjar në krahinën e lindjes Stranxha – qyteti Sredec i rrethit të Burgasit, ku gajdja është “e shenjtë” në traditën vendase muzikore. Xhaxhai i tij, gajdexhiu i famshëm Kostadin Varimezov, kultivoi te djali shijen ndaj stilit origjinal të interpretuesve muzikorë të Stranxhës. Në fakt kjo përvojë ishte shumë e rëndësishme për punën e tij profesionale si solist-interpretues muzikor në Ansamblin për Këngë dhe Valle Popullore “Trakia” – Plovdiv, kurse më vonë – edhe si dirigjent i Orkestrës së Ansamblit për Këngë dhe Valle Popullore në qytetin Pazarxhik, ku krijoi një ansambël shumë të mirë folklorik bashkë me të shoqen Cvetanka Varimezova – dirigjente e korit. Pasi familja u vendos në Sofje, më shumë se dhjetë vjet Ivan Varimezov merrte pjesë në Orkestrën për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Ai arriti të realizojë mbi 150 incizime në studio si solist, interpretues në orkestër, pjesëmarrës në grupe dhome, autor i muzikës. Në të njëjtën kohë Ivan Varimezov u jepte mësime të gajdes fëmijëve në Sofje, duke i tërhequr në lëmin e muzikës folklorike edhe bijat e veta – Radka dhe Tanja. Në vitin 2001 familja Varimezovi u vendos në Los Anxhelos me ftesë të prof. Timoti Rajs – etnomuzikolog, i dashuruar me kulturën folklorike bullgare, nxënës në gajde i xhaxhait Kostadin, autor i dokumentarit “Tu kënaq shpirti – një histori i fisit Varimezovi. 


Që nga viti 2001 jemi pedagogë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, në degën “Etnomuzikologjia” – na tregon Ivan – Japim mësime të muzikës popullore bullgare. Bashkëshortja ime Cvetanka Varimezova jep mësime të teknikës vokale dhe këndimit folklorik, ndërsa unë – të muzikës instrumentale. Kështu e popullarizojmë muzikën tonë, për të cilën krenohemi shumë. Jam krenar edhe për gajden time, ajo është gjithmonë me mua. Ky është flamuri im kombëtar në botë. Kur të filloj të luaj në gajde, gjithmonë vijnë njerëz, që të më pyesin për instrumentin, për Bullgarinë. Kjo më detyron të jem shumë preciz ndaj punës sime me të rinjtë.


Ivan Varimezov na tregoi edhe për bashkëpunimin e tij të gjatë me prof. Timoti Rajs:

Ai me të vërtetë është ambasador i muzikës popullore bullgare para botës – gjë për të cilën ne krenohemi jo vetëm si familje, por si bullgarë. Ai ka shkruar dy libra kushtuar muzikës popullore bullgare, së shpejti do të dalë në treg edhe libri i tij i tretë. Timoti na konsideron si njerëz, të cilët e vazhdojnë rrugën e xhaxhait tim Kostadin në popullarizimin e folklorit tonë. Kur njeriu është jashtë shtetit, atij i mungon shumë gjithçka kombëtare, nuk ndihet stabil, por duhet të jetë i fortë. Krenohem se vajzat e mia Tanja dhe Radka (e cila mori pjesë me zërin e saj në filmin amerikan “Avatar”) këndojnë bashkë me ne. Jam i sigurt se muzika e bashkon familjen time. Dy bijat e mia kanë mbaruar për dentiste, por vazhdojnë të këndojnë. Po të kemi mundësi gjithmonë u përgjigjemi ftesave për koncerte. Jam i lumtur se publiku bullgar nuk na ka harruar. Desha ta falënderoj Lidhjen e Veprimtarëve Muzikorë në Bullgari për dekoratën “Gjerdani i Kristaltë” që e mora për jubileun tim. Ky çmim u jepet njerëzve që kanë kontribuuar për muzikën dhe folklorin bullgar. Mora gjithashtu një statujë për paraqitjen e suksesshme të folklorit bullgar në botë nga “Çmimet folklorike vjetore”. Banoj jashtë, por njerëzit këtu nuk më kanë harruar, që është gjëja më e bukur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Kur shijet gastronomike udhëtojnë nëpër kohë - turet e kuzhinës po bëhen gjithnjë e më të njohura tek të rinjtë në vendin tonë

Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..

botuar më 24-11-03 8.35.PD

Fabrice Petit - një muzikant i huaj i dashuruar me muzikën folklorike bullgare

Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..

botuar më 24-10-06 8.35.PD
Teqeja Emala Baba

Dervishët në trojet tona - legjendat dhe misteret rreth teqesë së fshatit Bivoljane

Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..

botuar më 24-09-23 8.15.PD