Në Bullgari që nga aderimi i vendit në BE në 2007 vazhdimisht flitet për dobitë dhe dëmet eventuale të lidhura hyrjen në Eurozonë dhe me zëvendësimin e monedhës kombëtare me euron evropiane. Por deri tani autoritetet në Sofje nuk kishin bërë asgjë konkrete për përshtatjen e euros si monedhë kombëtare. Në të njëjtën kohë pohonin se shteti i ka plotësuar të gjitha kërkesat për anëtarësi në Eurozonë. Mezi para dy muajve ishte dërguar letër zyrtare nga Ministri i financave dhe Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Mekanizmin e Vetëm Mbikëqyrës nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Bankën Qendrore Evropiane dhe për dëshirën e shtetit tonë të aplikojë në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit II. Tani qeveria pranoi plan veprimi për aderim të njëkohshëm në ERM 2 dhe në Bashkimin Bankar deri në korrikun e vitit të ardhshëm.
Dokumenti parashikon amendamente në legjislacionin kombëtar, të lidhura me ligjet evropiane, masa për përforcimin e sektorit bankar, për përforcimin e mbikëqyrjes bankare dhe për kontrollim më të përpiktë të fondeve të pensionit dhe kompanive të sigurimeve. Jo më pak të rëndësishme janë masat , të cilat janë lidhur me ndërmarrjet - për to do të ketë këshilla dhe kërkesa për përafrimin e praktikave të tyre të menaxhimit dhe të financave me ligjet evropiane. Të gjitha këto masa qëllojnë të përmirësojnë kontrollimin e ushtruar nga institucionet financiare dhe bankare, në mënyrë që stabiliteti makroekonomik i Bullgarisë të përforcohet. Kjo është një detyrë jo e lehtë dhe Parlamenti duhet të punojë mbi të deri në mesin e verës së 2019-ës. Ka mjaft kohë, sistemi politik dhe ai ekonomik janë të qëndrueshme, d.m.th. i ka kushtet e domosdoshme për reforma të suksesshme. Aq më shumë se ndryshe nga shtetet e tjera të BE-së, të cilat nuk janë në Eurozonë, Bullgaria është e etur të bashkohet në të. Edhe qytetarët e zakonshëm, edhe rrethet politike dhe ekonomike kanë qëndrim pozitiv. Në fakt Bullgaria është shteti i vetëm i këtij gripi, i cili bën hapa konkrete për aderim në Eurozonë.
Këtu duhet thënë se Eurozona për herë të parë shpall kërkesa të reja, të cilat nuk janë lidhur vetëm me sferat valutore, financiare dhe bankare, por janë më afër fushës së politikës. Sepse edhe nga Brukseli edhe nga Frankfurti dhanë sinjal , se sukseset e dukshme në luftimin e korrupsionit në Bullgari do të jenë një kusht i rëndësishëm për pranim bë Eurozonë. Për sa i përket këtij kushti, autoritetet bullgare janë tepër të ndjeshme, sepse në vazhdim të 10 vjetëve Bullgaria është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga ana e Brukselit për epërsinë e ligjit dhe kundërvënien e korrupsionit. Dhe nëse ky monitorim vazhdon tashmë 10 vjet, kjo do të thotë se Bullgaria nuk ka përparim të mjaftueshëm në këtë sferë. Përveç kësaj për herë të parë një shtet-aplikues për Eurozonë duhet të presë dhe të zhvillojë reforma para hyrjes në Paradhomën e Eurozonës, ku do të qëndrojë për një periudhë jo të përcaktuar para adoptimit të euros.
Plani i veprimit i qeverisë për bashkim të njëkohshëm të Bullgarisë në ERM 2 dhe në Bashkimin Bankar gjatë korrikut të 2019-ës mund të zbatohet, ai vë kërkesa dhe afate konkrete dhe parashikon reforma të gjera ekonomike dhe financiare. Nuk do të jetë lehtë, sepse do të preken interesat e rretheve me ndikim të biznesit. Por në se dështon ky plan, atëherë Bullgaria do të mbetet në periferinë e BE-së si anëtar i cilësisë së dytë, të cilin askush nuk e merr në konsideratë. E kjo nuk do t’i pëlqejë askujt – as bullgarit të zakonshëm, as qeverisë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..