Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i jep vetes një vit për aderim në ERM 2 dhe në Bashkimin Bankar

БНР Новини

Në Bullgari që nga aderimi i vendit në BE në 2007 vazhdimisht flitet për dobitë dhe dëmet eventuale të lidhura hyrjen në Eurozonë dhe me zëvendësimin e monedhës kombëtare me euron evropiane. Por deri tani autoritetet në Sofje nuk kishin bërë asgjë konkrete për përshtatjen e euros si monedhë kombëtare. Në të njëjtën kohë pohonin se shteti i ka plotësuar të gjitha kërkesat për anëtarësi në Eurozonë. Mezi para dy muajve ishte dërguar letër zyrtare nga Ministri i financave dhe Guvernatori i Bankës Popullore Bullgare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Mekanizmin e Vetëm Mbikëqyrës nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Bankën Qendrore Evropiane dhe për dëshirën e shtetit tonë të aplikojë në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit II. Tani qeveria pranoi plan veprimi për aderim të njëkohshëm në ERM 2 dhe në Bashkimin Bankar deri në korrikun e vitit të ardhshëm.

Dokumenti parashikon amendamente në legjislacionin kombëtar, të lidhura me ligjet evropiane, masa për përforcimin e sektorit bankar, për përforcimin e mbikëqyrjes bankare dhe për kontrollim më të përpiktë të fondeve të pensionit dhe kompanive të sigurimeve. Jo më pak të rëndësishme janë masat , të cilat janë lidhur me ndërmarrjet - për to do të ketë këshilla dhe kërkesa për përafrimin e praktikave të tyre të menaxhimit dhe të financave me ligjet evropiane. Të gjitha këto masa qëllojnë të përmirësojnë kontrollimin e ushtruar nga institucionet financiare dhe bankare, në mënyrë që stabiliteti makroekonomik i Bullgarisë të përforcohet. Kjo është një detyrë jo e lehtë dhe Parlamenti duhet të punojë mbi të deri në mesin e verës së 2019-ës. Ka mjaft kohë, sistemi politik dhe ai ekonomik janë të qëndrueshme, d.m.th. i ka kushtet e domosdoshme për reforma të suksesshme. Aq më shumë se ndryshe nga shtetet e tjera të BE-së, të cilat nuk janë në Eurozonë, Bullgaria është e etur të bashkohet në të. Edhe qytetarët e zakonshëm, edhe rrethet politike dhe ekonomike kanë qëndrim pozitiv. Në fakt Bullgaria është shteti i vetëm i këtij gripi, i cili bën hapa konkrete për aderim në Eurozonë.

Këtu duhet thënë se Eurozona për herë të parë shpall kërkesa të reja, të cilat nuk janë lidhur vetëm me sferat valutore, financiare dhe bankare, por janë më afër fushës së politikës. Sepse edhe nga Brukseli edhe nga Frankfurti dhanë sinjal , se sukseset e dukshme në luftimin e korrupsionit në Bullgari do të jenë një kusht i rëndësishëm për pranim bë Eurozonë. Për sa i përket këtij kushti, autoritetet bullgare janë tepër të ndjeshme, sepse në vazhdim të 10 vjetëve Bullgaria është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga ana e Brukselit për epërsinë e ligjit dhe kundërvënien e korrupsionit. Dhe nëse ky monitorim vazhdon tashmë 10 vjet, kjo do të thotë se Bullgaria nuk ka përparim të mjaftueshëm në këtë sferë. Përveç kësaj për herë të parë një shtet-aplikues për Eurozonë duhet të presë dhe të zhvillojë reforma para hyrjes në Paradhomën e Eurozonës, ku do të qëndrojë për një periudhë jo të përcaktuar para adoptimit të euros.

Plani i veprimit  i qeverisë për bashkim të njëkohshëm të Bullgarisë në ERM 2 dhe në Bashkimin Bankar gjatë korrikut të 2019-ës mund të zbatohet, ai vë kërkesa dhe afate konkrete dhe parashikon reforma të gjera ekonomike dhe financiare. Nuk do të jetë lehtë, sepse do të preken interesat e rretheve me ndikim të biznesit. Por në se dështon ky plan, atëherë Bullgaria do të mbetet në periferinë e BE-së si anëtar i cilësisë së dytë, të cilin askush nuk e merr në konsideratë. E kjo nuk do t’i pëlqejë askujt – as bullgarit të zakonshëm, as qeverisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD