Çdonjëri, i cili dëshiron të njihet nga afër me një prej hobeve më interesante, është mirëseardhur në Shkollën e Lartë të Transportit “Todor Kableshkov” në Sofje, ku më 13 dhe 14 tetor do të zhvillohet edicioni i XIV i ekspozitës së hapur – konkurs të klubit “Modelimi Bullgaria”. Ekspozita e sivjetshme ka qëllim popullarizimin e këtij hobi dhe të tregojë se krijimi i maketeve të vogla të objekteve reale ose fantastike dhe i njerëzve të tillë është hobi për të gjitha moshat.
“Klubi “Modelimi Bullgaria” është krijuar para 13 vitesh – na tregon Stanisllav Petkov, kryetar i shoqatës. – Përveç ekspozitave , të cilat zhvillojmë në Bullgari, ne vizitojmë ekspozita jashtë, ku modelet bullgare pranohen shumë mirë. Kemi shumë dekorata, si dhe çmime për modelin më të mirë të ekspozitave evropiane. Ky hobi na mëson të jemi të vëmendshëm, të durueshëm, të koordinuar në lëvizjet tona, ndërsa fëmijët mësohen të përvetësojnë informacionin, të seleksionojnë informacionin e domosdoshëm për krijimin e modelit, të përvetësojnë aftësi elementare teknike dhe artistike.”
Organizatorët e ekspozitës presin që të paraqitin mbi 350 modele jo vetëm të modelistëve bullgarë, por edhe të atyre të huaj.
“Do të ketë pjesëmarrës nga shumë klube miqësore nga Serbia, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Rumania. Sivjet presim një pjesëmarrës edhe nga Moska. Kështu qe të pranishmit do të jenë më të ndryshëm – thotë Stanisllav Petkov. – Klubi “Modelimi Bullgaria” do të tregojë atë që e ke bërë çdo një prej anëtarëve të tij. Vizituesit e ekspozitës mund të shohin modele të teknikës dhe të njerëzve më të ndryshëm. Modelet janë ndarë në disa kategori – avionë, tanke, transport urban, anije, figura historike. Përveç kësaj ato ndahen për nga dimensionet e tyre, në grupe fillestarësh (ku janë fëmijët) dhe të përparuarish. Kështu formohen mbi 30 kategori.”
Në çdo një kategori do të shpallen fitues, ndërsa për vizituesit e ekspozitës janë parashikuar dhurata të vogla. “Eksponatet nuk mund të blihen” – na rikujton Stanisllav Petkov. Në kategorinë e “Transportit Urban” do të paraqiten modele, të cilat deri tani nuk janë paraqitur para publikut të gjerë.
“Këtë herë bashkë me modelet klasike me dimensione 1:43 kemi planifikuar të tregojmë modele me përpjesëtime më të mëdha sesa zakonisht. Vizituesit do të mund të shohin makete të transportit urban dhe të automjeteve të specializuara – thotë Darian Georgiev nga “Modelet e transportit urban” - Sivjet kemi ftuar për t’u përfshirë edhe modelistë të tjerë të pavarur të maketeve të transportit urban, si dhe një modelist i njohur bullgar.”
“Ndër eksponatet që e tërheqin vëmendjen tonë do të jenë një autobus dhe trolejbusi “Ikarus” me dimension 90x20x15 cm” – na premton Darian dhe po vazhdon:
“Do të tregojmë gjithashtu autobusin e specializuar “Çavdar”, i cili ka lëvizur që nga vitet 80 deri në fillim të viteve 90-të. Ai ka qenë një laborator i lëvizshëm stomatologjik dhe kjo ka qenë ndihma e vetme dentiste urgjente për vendbanimet e vogla në rajonet më të largëta. Është interesante se ai është montuar që në vitin 1977 në uzinën në Botevgrad që të eksportohet për Bashkimin Sovjetik, Greqinë de Gjermaninë Lindore.”
Projekti unikal për atë kohë i panjohur asgjëkund tjetër në botë, u rrëzua për shkak të disa të metave konstruktive. Megjithatë në Bullgari janë lëvizur 5 autobusë të tillë. Për fat të keq është ruajtur vetëm një fotografi nga brenda dhe një nga jashtë.
“Në autobusin dentist ka një plakat të Olimpiadës në Moskë që nga viti 1980, një kalendar të vogël të klubit sportist “Levski” që nga viti 1981, një plakat të Rali “ Zllatni Pjasëci” /“Rërat e arta”/ që nga viti 1978. Ato kanë qenë në autobusin origjinal dhe i jemi rikrijuar me detajet më të vogla – na shpjegon Darian Georgiev. – Në sallonin e autobusit ka pasur 2 karrige dentiste me pajisje dentiste, një lavaman, një frigorifer dhe një banjë me ujë të pastër. Në pjesën e prapme të autobusit ndodhej salla e pritjes me 5 ndenjëse. E gjithë kjo e kemi rikrijuar me hollësitë më të vogla.”
Është interesante të shënohet se i njëjti model i autobusit është përdorur deri në vitin 2015 në Radion Kombëtare Bullgare. Atje ndodhej stereo – studioja më e madhe e lëvizshme në vend.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Desisllava Semkovska dhe arkiv personal
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..