Bullgaria është një shtet paqedashës. Midis saj dhe shteteve të tjera nuk ka tension dhe konflikte, të cilat nuk mund të mos zgjidhen në rrugë paqësore. Megjithëkëtë, Bullgaria ka forca të armatosura dhe industri ushtarake. Ushtria e saj është e vogël dhe profesionale – përafërsisht 33 000 ushtarakë dhe civilë të emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo mund të jetë e mjaftueshme dhe e arsyeshme për Bullgarinë e vogël, por fakti, se ushtria disponon armë nga koha e luftës së ftohtë, nuk është gjë për të krenuar.
Industria ushtarake kombëtare e trashëguar gjithashtu nga koha e komunizmit përjetoi disa kriza, por në fund të fundit arriti t’u adaptohet kushteve dhe kërkesave moderne dhe u rimëkëmb. Klientët e kësaj industrie janë parasegjithash jashtë shtetit dhe eksporti i municioneve bullgare, i sistemeve ushtarake dhe i teknikës tjetër vitin e kaluar arriti 1.2 miliard euro. Kjo përbën një rritje me 20 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm. Porositë nuk ndërprenë, uzinat prodhojnë pa u ndërprerë dhe kërkojnë punëtorë dhe nëpunës të rinj. Në 27 uzinat e kompleksit industrial ushtarak punojnë afro 30 000 veta. Në sfondin e vendeve si SHBA-ja dhe Rusia eksporti bullgar i industrisë ushtarake nuk është i madh, por për përmasat e vendit është i mirë dhe ka rëndësi për mbarë ekonominë bullgare.
Në dritën e këtij zhvillimi pozitiv të industrisë ushtarake, të dhënat për mjetet që ndahen nga buxheti shtetëror për mbrojtje dhe për cilësinë e armatimeve të ushtrisë bullgare janë të pakënaqshme. Sipas Evrostatit gjatë vitit 2016 Bullgaria dha 524.3 milion euro për mbrojtje. Gjatë vitit 2017 kuota e shpenzimeve ushtarake u rrit nga 1.28 për qind deri në 1.57 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Rritja vjetore nga 26 për qind është e dyta ndër vendet anëtare të NATO-së pas kësaj të Rumanisë e cila kd rritje nga afro 50 për qind. Për vitin 2019 parashikohen 940 milion euro, gjë që përbën 1.58 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Kjo nuk është shumë në sfondin e 957 miliard dollarëve për të gjitha vendet e aleancës, por tendenca është pozitive dhe rritja në krahasim me vitin në vazhdim është 240 milion euro.
Nga riarmatimi dhe modernizimi kanë nevojë tri tipat kryesore ushtarake – forcat e këmbësore, detare dhe ajrore. Deri tashti nuk është bërë asgjë megjithë furnizimet sporadike dhe të pamjaftueshme të teknikës ushtarake nga jashtë. Sivjet mbetën edhe para të pashfrytëzuara nga buxheti shtetëror për blerjen e teknikës luftarake, për shkak të arsyetimeve të ndryshme dhe procedurave të ngadalta. Nga Ministria e Mbrojtjes sigurojnë, se bisedimet për furnizimin e sistemeve të reja ushtarake avancojnë dhe se vitin e ardhshëm do të arrihen kontratat e para për modernizimin e ushtrisë dhe se paratë për këtë janë fakt. Tani duhet të bëhet zgjedhja më e mirë e makinave të blinduara për këmbësorinë, të gjuajtësve për aviacionin dhe të anijeve për flotën. Kjo mirëpritet si në rrethet ushtarake ashtu edhe nga biznesi, sepse ka mundësi që edhe industria ushtarake bullgare të marrë pjesë në modernizimin e ushtrisë. Për këtë se ajo është në gjendje të bëjë këtë dëshmon eksporti në rritje i sistemeve bullgare të armatimit, impianteve dhe municioneve për jashtë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..