Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativa ”Zgjate dorën” do t’u sigurojë ushqim të ngrohtë njerëzve të pastrehë në muajt e ftohtë të dimrit

БНР Новини
Foto: BGNES

Sipas të dhënave të Agjencisë për Ndihmë Sociale në Bullgari janë regjistruar 1068 njerëz të pastrehë. Në Sofje ata janë mbi 500. Për ta gjatë gjithë vitit në kryeqytet punojnë 3 qendra për strehim të përkohshëm, por jo çdo një nga këta njerëz është dakord ose ka mundësi të përfitojë nga shërbimet e tyre, edhe në muajt më të ftohtë të dimrit. “Gjithmonë jam çuditur sesi këta njerëz e përballojnë situatën, si jetojnë në përgjithësi”– tregon Martin Martinov, pronar i restorantit “Gambrinus” i cili nga data 1 nëntor deri më 31 mars do të sigurojë darkë të ngrohtë për njerëzit, të cilët nuk kanë shtëpi.

Veprimtaria “Zgjate dorën” zhvillohet për herë të parë dhe lindi në mënyrë krejtësisht spontane:

СнимкаKjo iniciativë bamirëse erdhi nga zemra ime – thotë Martin Martinov. Çdo dimër, prej mjaft viteve e këtej, unë mendoj për këta, të cilët jetojnë në rrugë. Mes tyre ka të tillë, të cilët kanë mbetur pa strehë për shkak të ndonjë gabimi, të cilin e kanë bërë dhe nga i cili ka përfituar ndonjë tjetër. Ka njerëz shumë inteligjentë midis tyre, ka dhe të arsimuar. Shpresoj që me këtë fushatë jo të japim shembull, por t’i intrigojmë dhe t’i shtyjmë dhe qytetarët e tjerë të fillojnë të ndihmojnë.

Për një kohë të shkurtër postimi i Martin Martinov në Facebook është i ndarë prej mijëra njerëzve, tanimë janë marrë dhurimet e para dhe janë regjistruar vullnetarët e parë. Çdo një i cili ka dëshirë mund të ndihmojë për kauzën bamirëse duke sjellë produkte të paketuara, për shembull fasule, oriz, makarona ose konserva në afat skadimi, kurse pas 1 nëntorit fruta, perime, mish me certifikatën përkatëse për prejardhje.

СнимкаNuk pranojmë para – saktëson Martin Martinov. Kur mblidhen para në bazë të llogarisë, ka spekulime të shumta, prandaj ai i cili merr vendimin të ndihmojë, ta bëjë me produkte ose punë. Nuk ka rëndësi nëse njeriu do të ndajë 10 ose 100 leva, me rëndësi është dëshira. Puna e vullnetarëve është në kuadrin e 1-2 orëve në ditë - të përgatisin perimet për përgatitjen e ushqimit dhe pas kësaj ta shpërndajnë.

Restoranti është gati të sigurojë ushqim të ngrohtë për 50-100 veta, por edhe sikur të vijnë më tepër, do të bëjmë çdo gjë të mundur të mos të ketë njerëz të kthyer – është kategorik Martin Martinov. Nga ora 17 deri në orën 18 çdo ditë pune njerëzit pa strehë do të marrin një darkë të paketuar në kuti për përdorim të njëhershëm në të cilën do të jetë e përfshirë një supë, një gjellë bazë dhe bukë si dhe lugë e pirua. Për natën përpara Krishtlindjes do të organizohet një natë speciale me ushqimin tradicional për këtë ditë, restoranti do të punojë po kështu më 1, 2 dhe 3 janar.

СнимкаMënyra e shpërndarjes së informacionit midis këtyre njerëzve jemi ne - personeli i restorantit, si dhe një djalë, i cili po kështu jeton në rrugë. Ne shpërndajmë fletushka kur shikojmë njeri të pastrehë . Sepse ata nuk mund të informohen nga radioja, televizioni ose Interneti” – sqaron Martin Martinov.

“Zgjate dorën” nuk është iniciativa e parë bamirëse e njeriut të ri. Ai ka mbledhur para për operacione të nevojtarëve, kurse për ditëlindjen e tretë të restorantit më 10 nëntor u ka drejtuar kërkesë të gjithë miqve të tij t’i sjellin peshqeshet e veta nën formën e produkteve për njerëzit e pastrehë.

Duhet t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe të jemi më të mirë” – apelon Martin Martinov. Pronari i restorantit, i cili e ka emrin e heroit folklorik evropian, simbol i birës dhe i gëzimit nga jeta, Gambrinus, është i bindur se çdo një prej nesh mund të ndihmojë duke futur pak gëzim dhe ngrohtësi në jetën e njerëzve të pastrehë në Sofje.

Adresa e restorantit “Gambrinus”: Rruga Vlladajska 29

Numri i telefonit për dhurimet dhe vullnetarët: 0877 524464

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD
Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD