Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Halloween – festa me shumë fytyra

БНР Новини
Foto: БГНЕС

31 tetori në Bullgari është një datë e diskutueshme. Sot një pjesë e bullgarëve e festojnë Halloween, ndërsa mbrojtësit e traditave bullgare bëjnë thirrje që njerëzit t’i respektojnë ritualet tona dhe mendojnë se kjo festë nuk ka vend në kulturën tonë.

Nga njëra anë janë fëmijët dhe të rinjtë, për të cilët nata më 31 tetor është një shkas i mrekullueshëm për t’u dëfryer, të veshur jo kaq me kostume të frikshme, por më tepër origjinale. Në anën tjetër janë ata, të cilët mendojnë se bullgarët kanë festa të ngjashme, të cilat pak nga pak harrohen dhe bëjnë apel që t’i kushtojmë më shumë vëmendje për shembull 1 nëntorit – Ditës së Iluministëve të Popullit Bullgarë.

Mirëpo, a mund ta ringjallim interesin ndaj kulturës bullgare nëpërmjet interesit ndaj kulturës së huaj? Po dhe këtë do të përpiqen ta ripohojnë organizatorët e një shëtitjeje interesante dhe argëtuese autentike me një retro-tramvaj në qendër të Sofjes së vjetër.

Për herë të parë do të zhvillohet një party e tillë retro Halloween në retro-tramvaj – na tregon Emill Rusçev, një prej organizatorëve. – Kemi përgatitur një performancë të tre aktorëve të rinj bullgarë, të cilët do të përfshihen në stacione të ndryshme, ndërsa gjatë shëtitjeve njerëzit do të mund të shohim kuriozitete të ndryshme. Kemi përfshirë posaçërisht për shikuesit një shou me zjarr.

Снимка

Tramvaji retro me pjesëmarrësit me kostume maskarade do të nisë nga sheshi “Vëzrazhdane” në qendër të Sofjes dhe do të kalojë përmes disa prej vendeve më të njohura të Sofjes – Ministria e Bujqësisë, Dhoma Gjyqësore, Largoja (sheshi kryesor i Sofjes, ansambli arkitekturor prej tri godinash të stilit të realizmit socialist, një prej simboleve të kryeqytetit), Ura e Luanëve, Stacioni Qendror.

Снимка

Në Largo ka pasur shumë ngjarje historike – thotë Bozhidar Emanuillov, gjithashtu pjesë e ekipit. – Të gjitha këto godina kanë një histori shumë interesante, të cilën do ta gërshetojmë me festën.

Duam që të gërshetojmë historinë me festën, kështu qe njerëzit të mund të mësojnë më shumë për qytetin, për historinë e vendit tonë. Përveç kësaj dëshira jonë është që të ketë shumë buzëqeshje dhe emocion” – shton Emill Rusçev.

Ata, të cilët kanë vendosur ta presin natën para 1 nëntorit – Ditës së Iluministëve të Popullit Bullgarë sipas traditave tona, mund të përfshihen në iniciativën “Le të jemi me kostume popullore, jo me maska”. Le të vishemi me këto kostume dhe të kapemi për dorë në vallen e madhe” – bëri thirrje Vasill Todorov nga Oroteka “Sedjanka”, e cila tashmë për të katërtën herë me radhë këtë natë organizon mbrëmje folklorike.

Снимка

Kjo është formë proteste. Ne i nderojmë iluministët tanë dhe duam që ata të respektohen nga të gjithë. Për shkak të Halloween kjo festë sikurse po zhduket, madje në shkollë. Fëmijëve u pëlqen të maskohen. Por për shkak të kësaj feste harrohet festa jonë. Nuk mendoj se njeriu i cili nuk ka kostum popullor në shtëpi nuk është patriot. Patrioti mund të mos jetë i veshur me kostum popullor, por kostumi popullor është një simbol. Prandaj ne e organizojmë festën pikërisht në këtë mënyrë" – na shpjegoi Vasill Todorov.

Parada e madhe do të kalojë edhe përmes qendrës së Sofjes. Ajo, nga ana e vet është organizuar nga një grup bullgarësh, të cilët e duan atdheun e tyre dhe dëshirojnë që t’i ruajnë traditat dhe zakonet bullgare. Ideja lindi në mënyrë spontane vitin e kaluar dhe brenda një kohe të shkurtër fitoi popullaritet të madh.

Në fakt kemi vendosur të krijojmë diçka të re dhe të ndryshme nga traditat e huaja, sepse ne jemi bullgarë – është kategorik iniciatori Sasho Gatev. – Bullgarët janë njerëz të cilët veprojnë në emrin e jetës dhe jo në emrin e vdekjes. Prandaj çdonjëri, i cili dëshiron mund të përfshihet në iniciativën tonë.

Снимка

Pjesëmarrësit me kostume popullore do të nisin nga Dhoma Gjyqësore në qendër të Sofjes dhe do të kalojnë në rrugën pedonale “Vitoshka”.

Çdonjëri është i lirë të dëfrehet sipas dëshirës së vet – vë në dukje Sasho Gatev. – Unë dhe shumë njerëz rreth meje kemi vendosur të këndojmë këngë rilindëse, të takohemi me miq, të vishemi me kostume popullore. Ai, i cili nuk ka kostum popullor, mund të marrë me vete flamurin kombëtar bullgar.

Në fakt, në thelbin e shumë festave të krishtera ka zakone pagane dhe është çështje zgjedhjeje personale se si do t’i festojmë. Gjithsesi, ideja e çdo një feste është që t’i bashkojë njerëzit dhe të sjellë humor të mirë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefka Kostadinova përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë në Bruksel

Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton  atlete ikonike femra..

botuar më 24-12-18 2.38.MD

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD