“Piktori Vasill Goranov është një përjashtim i lumtur, sepse ka dhuntinë të ndiejë Historinë dhe të rikrijojë në mënyrë të talentuar ngjarjet e saj kyçe dhe heronjtë e lavdëruar.” Këto fjalë janë të historianit bullgar akademik Gjeorgji Markov.
Kurse shkaku për të cilin Vasill Goranovi fillon të pikturojë piktura historike, është një bisedë e tij me një grup fëmijësh përpara 10 vjetëve. Atëherë piktori vendos që t’i pyesë nëse e dinë se kush është Vasill Ivanov Kunçev, siç është emri i lindjes i heroit kombëtar Vasill Levski. 9 prej 10 fëmijëve nuk mundin të përgjigjen. Po këtë ngatërresë dhe keqkuptim zgjon dhe përmendja e personaliteteve të tjerë të njohur nga Rilindja Bullgare, si Zahari Stojanov dhe Hristo Botev.
“Në fakt, ky qe momenti i kthesës – tregon Vasill Goranov. Atëherë e kuptova se auditori dhe publiku në Bullgari kanë nevojë të gjejnë orientirët e veta. Ne kemi një histori të lavdishme, kemi personalitete të mëdha, dhe kjo histori e pasur duhet të rizbulohet në një mënyrë të re, të përshtatur për syrin dhe veshin e njeriut modern. Për të gjithë është e qartë, se bota ndryshon. Dhe unë vendosa të mbaj mend në piktura, në kanavacë të madhe piktoreske momentet e mëdha dhe të lavdishme nga historia shumëshekullore bullgare, më tepër që të krijojnë një vetëdije për bullgarët.”
Pikturat e piktorit në stilin e romantizmit historik janë të përfshira në librat shkollorë në histori, zbukurojnë kalendarët dhe kopertinat e punimeve shkencore. A është kjo mënyra që pikturat e piktorëve modernë të mund të arrijnë deri tek fëmijët dhe deri tek publiku më i gjerë?
“Kur qesh fëmijë, për mua kjo qe historia – një gjë është të lexosh dhe të mbash mend analizat e historianëve në librat e shkollës, dhe një gjë tjetër është të shikosh një pikturë – me ngjyra dhe tredimensionale, që të mund të transportohesh në kohën reale, në epokën reale – kujtohet Vasill Goranov. Dhe një nga qëllimet e këtyre pikturave është pikërisht e tillë – të arrijnë më afër deri tek njeriu modern, i cili nuk ka shumë kohë të lexojë dhe të analizojë shkrimet e gjata historike dhe romanet. Auditori në kohën e sotme është shumë inteligjent dhe shumë kërkues, dhe njeriu me të vërtetë duhet të jetë shumë korrekt dhe i sinqertë në qoftë se do që publiku tija kthejë me të njëjtën.”
Pikturimi i pikturave të mëdha të cilat respektojnë me realitetin e vet dhe me detajet në fakt është rezultat nga puna e njerëzve të shumtë. Vasill Goranov punon me piktorë , të cilët bëjnë rinovimet dhe restaurimet e pikturave, duke u futur nëpër arkivat dhe gërmimet arkeologjike, që ta kenë të qartë situatën me kostumet, me armatimet dhe mënyrën, në të cilën kanë ngjarë njerëzit gjatë asaj kohe. Përdorin po kështu dhe gravura të vjetra si dhe piktura të ndryshme, të cilat kanë mbetur nga Mesjeta.
“Mbi këtë bazë ndërtoj dhe pamjet moderne – sqaron piktori. Përveç se këto piktura duhet të sjellin vetëdije dhe gjendje të mirë shpirtërore për njeriun modern, ato duhet të jenë dhe të vërteta. Sepse pikturimi i historisë bullgare është një përgjegjësi serioze. Ne nuk duhet të gënjejmë asnjeri dhe çdo gjë duhet të jetë autentike në maksimum, aq sa është e mundur.”
Përse sot nuk ka iluministë, të paktën jo në kuptimin, të cilin ne e përfshijmë në këtë fjalë?
“Sepse koha është krejt tjetër – përgjigjet Vasill Goranov. Kohërat në të cilat kanë jetuar dhe Botevi dhe Levski dhe personalitetet e mëdha të Bullgarisë kanë qenë fare të ndryshme. Përfytyroni një botë pa radio, pa televizion, botë në të cilën libri i poezisë ose tregimi kanë qenë dritarja drejt botës. Atëherë mbase roli i iluministëve ka qenë edhe më i vështirë. Sot na përmbushin me informacion dhe secili vet duhet të vendosë se çfarë të besojë. Bullgarët janë një popull i shkëlqyer dhe inteligjent, i cili ka ruajtur emrin e vendit të vet për kaq vjet. Thjesht kalojmë përmes një periudhe, në të cilën ndodhemi sot, mbase të trullosur lehtë, mbase nuk jemi mjaft të bashkuar, që të vazhdojmë më tej, por historia ka treguar se, ne do të gjejmë rrugën e vërtetë, do të mblidhemi përsëri bashkë dhe do të arrimë aty ku jemi nisur. Bullgarët duhet me vetëdije të kërkojnë vendin e vet në Evropë dhe në botë. Ne e dimë sesi të shpëtojmë dhe të luftojmë me sfidat e kohës, në të cilën jetojmë.”
Arti gjithmonë ka qenë ajo pjesë nga bota, e cila balancon midis materiales dhe shpirtërores. Ai është gjëja, e cila krijon botë të reja dhe që u jep mundësi njerëzve të mendojnë dhe të zhvillohen në drejtimin e drejtë. Kurse historia gjithmonë gjallëron në pikturat e piktorëve të mëdhenj.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..