“Le të shikojmë, Më shiko” – me këtë thirrje përmes pikturave na pret ekspozita me pikturat e Miglena Savovës-Auclair në Sofje. Kjo është ekspozita e parë vetjake e bullgares së talentuar, e cila prej viteve jeton dhe punon në Gjenevë. Ngjyrat në krijimtarinë e saj janë të spikatura dhe provokuese, pamjet janë të mëdha dhe shumë shprehëse.
Për temën, e zgjedhur nga Miglena Savova-Auclair, kritika pohon se përmes fytyrave të saj ajo jep njëfarë përgjigje të zhgënjimit, me qenë se në kohën tonë ka një superprodhim të selfieve. Çdo gjë e propozuar me shumicë, çon deri në mërzitje dhe zhgënjim. Miglena Savova i kushton vëmendje fytyrës së njeriut dhe e tregon atë përmes ngjyrave të theksuara. Ajo e përdor fytyrën si mbartës i identitetit.
“Magjia dhe thellësia e fytyrës gjithmonë kanë tërhequr Miglenën si një subjekt i krijimit. Ajo mundohet të pasqyrojë gjendjen universale të emocioneve njerëzore. Fytyrat gjithmonë mbajnë shenjat nga historia e njerëzimit, kurse piktura e një fytyre mund të jetë e rëndësishme historikisht dhe njëkohësisht të mbahet mend dhe të ushtron ndikim mbi publikun”. Ekspozita është hapur për vizitues deri më 25 dhjetor në Galerinë e artit modern në rrugën “Budapest” numër 2 në Sofje.
Ekspozita “Le të shikojmë” (“Let’s look”) është e renditur me ndihmën e Shoqatës “Kaq afër, kaq larg” dhe me përkrahjen e Agjencisë shtetërore për bullgarët jashtë shtetit.
“Unë e prezantoj veten si një piktore bullgare, pavarësisht se jetoj në Zvicër më shumë se 16 vjet. Piktorët janë personalitete kozmopolite dhe mund të jetojnë kudo. Të mund të zgjedhësh vendin më të mirë për veten tënde nuk është emigrim, por nevojë për punë dhe për shfaqje, për paraqitje” – thotë për veten e vet Miglena Savova-Auclair dhe vazhdon:
“U nisa për specializim mbi një projekt për restaurimin e skulpturës gjatë vitit 2003, kurse pas kësaj kalova drejt Historisë së artit. Pas kësaj hapa atelienë time në Gjenevë. Gjatë viteve të fundit merrem me një platformë artistike, diçka e tipit të agjencisë për arte, e cila përfshin atelienë për restaurim të veprave të artit, por jo vetëm këtë. Kam dhe një shkollë artistike e cila merret me njerëz të rritur dhe fëmijë. Do të hapet në të ardhmen e afërt dhe një shkollë e ditës së diel për fëmijë bullgarë në Zvicër, të cilët vijnë nga familje të përziera. Do të doja shumë që përmes artit ata të mësojnë të flasin gjuhën bullgare. Përmes artit dhe përmes lojës gjuha mësohet shumë më lehtë dhe më mirë. Temat në këtë atelie do të jenë të lidhura me Bullgarinë dhe me autorët vendas. Unë kam përfunduar grafikë, por piktura ka qenë gjëja, e cila gjithmonë më ka emocionuar. Shumë i pëlqej ngjyrat, kontrastin dhe provokimet e kombinimeve të ngjyrave. Tani në këtë ekspozitë përmes printimet e pikturave të mia, deri diku u ktheva dhe drejt grafikës. Sipas meje piktori modern duhet të provokojë publikun, të drejtojë vëmendjen e tij drejt problemeve aktuale, drejt personave dhe temave sociale, sepse roli ynë është të jemi njëfarë iluministësh. Në qoftë se një art nuk provokon, në qoftë se nuk jep material për tu menduar, nuk ka sesi të jetë i dobishëm për njerëzit. Me paramendim i ftoj spektatorët të qëndrojnë me fytyrë kundra portreteve, kështu unë i provokoj të vështrojnë më shpesh fytyrat e të tjerëve, kurse pas kësaj të njohin më mirë veten e vet.”
“Ekspozita është në vend të parë për nga vizitat në galeritë e vogla në Sofje. Ajo provokoi interes bile përpara se të hapet” – thotë galeristja Cvetelina Rusalieva dhe shton: “Ne me Miglenën njihemi që së shpejti, por punojmë me autorë, të cilët janë jashtë shtetit, që të mund ti prezantojmë në Bullgari. Dhe në të ardhme kemi menduar disa projekte të përbashkëta. Në galerinë e Miglena Savovës në Gjenevë do të prezantojmë një ekspozitë të piktorëve bullgarë. Ky është hapi i parë drejt një bashkëpunimi të rëndësishëm dhe të frytshëm, që të mundim të arrijmë deri tek një auditor më të gjerë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Sofia Contemporary Art
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..