Historia e organizatës më të madhe bamirëse të Eksarkisë Katolike Apostolike në Bullgari – “Karitas Sofja”, e cila merret me veprimtari, të lidhur me ndihmën e njerëzve me status më të ulët social, tanimë është 25-vjeçare. Si një vazhdim i natyrshëm i punës me të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe ndikimit pozitiv të art-terapisë, që zhvillohet me ta, lind projekti “KaritArt” i financuar në kuadrin e programit “ELBA 2” për zhvillimin e sipërmarrësisë sociale për Evropën Juglindore”.
"Ajo, të cilën e bëjmë, janë kartolinat përshëndetëse, të punuara me dorë nga të rinjtë me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre – tregon për veprimtarinë e “KaritArt” Katja Najdenova, drejtuesja e projektit dhe dizajnere e produkteve. Kartolinat, të cilat i ofrojmë janë për raste të ndryshme – festa zyrtare si Krishtlindet, Viti i Ri, Pashkat, festa personale si ditëlindje, lindje fëmijësh etj. Kemi bërë kartolina për festa të firmave, ose me përshëndetje pa ndonjë rast konkret. Po kështu synojmë dhe drejt atyre festave të cilat nuk janë dhe kaq bullgare si Shën Valentini, Halloween, por për të cilat njerëzit interesohen.”
Të rinjtë punojnë kryesisht me letër, zbukurojnë krijimet e tyre me fjongo dhe elemente të ndryshme për dekorim. Për kolektivin krijues të “KaritArt” cilësia është me rëndësi të madhe, zgjedh me vëmendje materialin, sepse është e nevojshme të dihet se gjërat e prodhuara nga ta nuk është bamirësi.
“Kjo është një sipërmarrësi sociale – sqaron Katja Najdenova. Bëhet fjalë për njerëz, të cilët e bëjnë punën e tyre shumë mirë dhe ata duan të fitojnë mjete përmes punës së tyre. Ne nuk mbështetemi vetëm në bamirësinë e njerëzve, por edhe në faktin se produkti ynë është i mirë. Ideja është që njerëzit t’i parapëlqejnë kartolinat tona dhe t’i blejnë kartolinat nga ne, jo nga libraria, sepse gjithsesi ne kemi kauzë.”
Në territorin e Qendrës ditore për rehabilitim dhe integrim të të rinjve me aftësi të kufizuara “Ungjillëzimi i Hyjlindëses” ku gjendet punishtja për kartolina, rregullisht punojnë rreth 6 të rinj me aftësi të kufizuara dhe 3 prej nënave të këtyre fëmijëve.
“Puna mbi procesin krijues është një gjë, e cila u jep këtyre të rinjve bindje dhe besim në mundësitë e tyre. Njerëzit me të meta padyshim që kanë talente dhe thjesht duhet të inkurajohen – është e bindur Katja Najdenova. Qëllimi tjetër dhe dëshira është t’i integrojmë në shoqëri, me fjalë të tjera, vetë ata të besojnë se mund të jenë një pjesë e barabartë e shoqërisë sonë, duke krijuar një produkt të vet, i cili të pëlqehet, të preferohet dhe të blihet. Një aspekt tjetër nga kjo punë është përshtatja prindër-fëmijë, me fjalë të tjera, prindi të dalë për disa orë nga e përditshmja e rëndë të kujdesit për fëmijën e vet dhe së bashku të zhyten në një proces, i cili me të vërtetë është i këndshëm dhe i cili është inkurajues për të dyja palët.”
Një propozim tjetër i “KaritArt” është “Kartolinat me kauzë”.
Bëhet fjalë për 4 piktura të piktorëve nga Qendra për rehabilitim dhe integrim, të zgjedhura me konkurs, të cilat do të shtypen në shumë ekzemplarë dhe do të ofrohen në vende të ndryshme publike.
Kurse ideja është që njerëzit të shikojnë se edhe mes të rinjve me aftësi të kufizuara ka piktorë të aftë dhe të talentuar me një botë të pasur shpirtërore.
“Paratë nga kartolinat e shitura janë për vetëfinancimin e ndërmarrjes sonë – që të blejmë përsëri materiale për kartolinat dhe po kështu që të mund të paguajmë punën e njerëzve, të cilët marrin pjesë në punimin e tyre. Këto nuk janë para, me të cilat mund t’i përballojnë shpenzimet e tyre mujore, por është diçka stimuluese edhe nga pikëpamja financiare, edhe nga ajo emocionale” – tregon Katja Najdenova.
Kartolinat e shkëlqyera e të rinjve me aftësi të kufizuara nda “KaritArt” mund të blihen nga dyqani online i ndërmarrjes sociale ose në faqen e tyre në Facebook.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..