Banskoja përsëri vërtetoi se është marka e rezervuar e vendit tonë, pasi për të gjashtën herë me radhë u shpall vendpushimi Nr. 1 i Bullgarisë. Kjo ndodhi në një ceremoni festive në Kitzbühel në Alpet Austriake. "Stolia" e Pirinit mori dekoratën e Akademisë së Skive Botërore dhe kështu pushimorja u radhit ndër 26 destinacionet më të mira të planetit. Në garën online, që vazhdoi 16 javë morën pjesë 208 top-lokacione nga 5 kontinente, ndërsa në votim u përfshinë mbi 2 mln veta nga më shumë se 143 shtete. Hapja zyrtare e sezonit të skive në Bansko do të jetë më 15 dhjetor. Sivjet mysafirë të ceremonisë do të jenë legjendat e rrëshqitjes me ski Patrick Ortlieb dhe Marc Girardelli.
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një takim me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Të dy folën në..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve anëtare të BE-së, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në shkurt, eksportet e..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore. Ai do të zhvillohet në ndërtesën e Vatrës lokale të Kuturës "Svetlina 1910"...
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi..
E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë..