Nëndetësja e fundit ushtarake bullgare “Sllava” (“Lavdia”) mund të fillojë jetën e saj të re si muze e flotës nëndetëse. Tashmë 7 vjet ajo ndodhet në portin e qytetit Varna dhe pret ndonjë vendimi për fatin e saj të mëtejshëm. Me kalimin e kohës anija rrezikohet të kthehet në mbeturina. “Brezi i shpëtimit” për të është propozimi i fondacionit “Beloslavsko staklo” (“Qelqi i Bellosllavit”), i cili do të angazhohet me shndërrimin e nëndetëses në objekt turistik.
Akoma nuk është sqaruar se ku pikërisht do të vendoset eksponati i vlefshëm, por investitori do të fitojë të drejtën ta përdorë objektin në vazhdim të 10 vjetëve. Ndoshta “shtëpia” e re e “Sllavës” do të jetë Liqeni i Bellosllavit, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Varna dhe është i rëndësishëm për transportin detar.
“Planifikojmë që ta nxjerrim anijen në dok të thatë derisa përgatitim një vend të përshtatshëm për të. Do ta zgjedhim vendin në mënyrë që nëndetësja të mund të shihet nga anijet, të cilat lundrojnë në Liqenin e Bellosllavit”, shpjegoi Mariana Krësteva, drejtoresha e Muzeut Ushtarak në Varna. “Nëndetësja do të jetë hapur për turistët dhe vizitorët dhe ideja është që ajo të bëhet një objekt interesant turistik, kulturor dhe historik. Natyrisht kjo nuk do të jetë një punë e lehtë, ka nevojë për përpjekje të shumta dhe për mjete financiare. Në projekt kemi nevojë dhe për specialistë teknikë. Me siguri periudha e përgatitjes do të jetë e gjatë, sepse anija ka nevojë për restaurim dhe përpunim serioz. Duhet të eliminohen proceset e korrozionit dhe të restaurohen elementet që po mungojnë. Dëshirojmë ta prezantojmë nëndetësen në pamjen e saj fillestare, ashtu siç ka qenë ajo në vitet e para pas ndërtimit.”
„Sllava“ është prodhuar në vitin 1960 në ish-BRSS. Gjatësia është 76 metra, gjerësia – 7 metra, pjesa e poshtme e futur nën ujë – 6 metra, thellësia maksimale e zhytjes – 300 m, shpejtësia maksimale mbi ujë – 15,3 nyja. Tregimi i doktores Mariana Krësteva na kthen në vitet e lavdishme të nëndetëses:
„Kur vjen në Bullgari ajo ka qenë 25-vjeçare. Në atë kohë shteti ynë ka pasur mjaft përvojë në lundrimin nën ujë. Në fundin e viteve 80 të shekullit të kaluar Bullgaria ka pasur 4 nëndetëse – një arritje e konsiderueshme për një shtet aq i vogël si Bullgaria. Nuk duhet harruar se në kuadrin e Traktatit të Varshavës marinës ushtarake i është kushtuar një vëmendje të veçantë dhe bashkë me forcat e armatosura të BRSS-së janë zhvilluar stërvitje të shumta. Pas vitit 1989 kur situata politike u ndryshua krejtësisht tek ne dhe në botë, nëndetëset bullgare merrnin pjesë në stërvitje bashkë me forcat detare të Turqisë. Në fillimin e mijëvjeçarit të ri intensiteti i lundrimeve tashmë është më i vogël, më pak janë dhe nëndetëset në gjendje të përshtatshme për lundrim .Gjatë dhjetorit të vitit 2010 është zhvilluar lundrimi i fundit i anijes. Data e fundit të flotës nëndetëse bullgare është 01.11.2011, kur “Sllava” zyrtarisht është nxjerrë nga marina bullgare.”
Tani anija nëndetëse po pret jetën e saj të re. Një nismë në të cilën iniciatorët e kanë përkrahjen e plotë të Forcave ushtarake bullgare, Bashkimit të marinarëve dhe Muzeut Ushtarak të qytetit Varna, ku po ndodhet flamuri i nëndetëses “Sllava”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BGNES dhe museummaritime-bg.com
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..