Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktori Valeri Cenov: Një pikturë duhet të fillohet me shumë dashuri dhe të përfundohet me shumë dashamirësi


Parajsa e humbur gjithmonë ka provokuar ëndrra për atë botë të bukur dhe të përsosur, për të cilën është i etur shpirti i piktorit. Dhe sikurse i qetësuar, në çastin më përfundimtar të agonisë së krijimit, kopshti i parajsës i hap portat e veta – fare lehtë, saqë artisti me shqisat e veta njerëzore të mund të hedh një vështrim, para se t’i lërë imazhet hyjnore mbi beze. Por, ky privilegj shkon vetëm tek një pjesë e vogël të artistëve, tek të zgjedhurit e Zotit.

Në qoftë se i shikojmë me hollësi pikturat e Valeri Cenovit, do të zbulojmë një univers imagjinar, të përmbushur me simbolikën e imazheve mistike. Përmes “Kopshteve sekrete” ai na fut në hapësirën e shenjtë të shpirtit të vet personal, i cili ëndërron për një botë më të përsosur. Në “Detet antike” na tregon përralla nga lashtësia, kurse me pamjet e grave – të pastra, shpirtërore, të ndritshme, na lartëson.

Simboli i Nënës, tokës dhe krijimit, i zanafillës dhe i lindjes së jetës, është i pranishëm në imazhet e mia femërore – tregon piktori. Dhe, mbase nuk ka një arketip më të theksuar nga ky, sepse që të gjithë ne jemi të lindur nga nëna dhe jetojmë në Tokë. Në pamjen e gruas unë fus bukurinë dhe harmoninë bashkë me një forcë të brendshme, e cila është e pranishme në vetë natyrën, një energji jetike, e cila krijon çdo gjë rreth nesh si dhe vet ne. Kuptohet se, këto sugjerime, emocione dhe forma janë të nxjerra akoma nga koha antike, kurse më vonë i gjejmë në kanunin e ikonës ortodokse.

Pikërisht në imazhin e Shën Mërisë, piktori zbulon atë element shpirtëror, i cili në vitet e krijimtarisë së tij të hershme provokon interesin e tij për ikonën. Në fillim të mijëvjeçarit të ri ai kalon një muaj të tërë në mesin e manastirit të qetë të Malit të Shenjtë, ku pikturon figurat e shenjtorëve për ekspozitën e tij “Prekja e malit Athos”. Kurse shumë shpejt pas kësaj i propozojnë të pikturojë ikonën e Shën Klaudit në një kishë të vogël në qytetin Bezanso të Francës dhe imazhin e Shën Joan Pagëzuesit në Kishën e Hekurt në Stamboll.

Ikona e Shën Klaudit në Bezanson është krijuar për një kishë franceze në afërsi me kufirin zviceran – tregon Valeri Cenov. Deri në këtë kohë figura e tij nuk kishte qenë e pikturuar si ikonë, sepse është një shenjtor katolik. Por, me qenë se ai ka jetuar gjatë shekullit të 7, prapë së prapi kjo u bë e mundur duke përdorur miniaturat dhe përshkrime të ndryshme të jetës së tij. Figura e Shën Joan Pagëzuesit është pikturuar me porosi të Lluka Stançevit, i cili ka bërë shumë për bashkësinë bullgare në Stamboll dhe posaçërisht për kishën bullgare “Shën Stefani”. Ikona nuk është e madhe dhe në të Joan Pagëzuesi është pikturuar si një engjëll i shkretëtirës.

Pavarësisht se ka lindur në Bullgarinë Perëndimore, Valeri Cenov zgjedh Plovdivin si shtëpinë e tij për të jetuar dhe për të krijuar. Ky qytet është dhe shtëpia e shumë piktorëve të tjerë. Ai dashurohet pas këtij qyteti akoma si nxënës në gjimnazin e artit dhe kështu vazhdon sot e kësaj dite. Qyteti antik sot zbulon përpara syve të tij shtresa të vjetra dhe të reja të historisë dhe kulturës. Pikërisht në qytetin e Plovdivit, ku u jep mësime piktorëve të ardhshëm në Akademi, ai zbulon botën e vet autentike e plot me dashuri. Prandaj nuk janë të rastit fjalët e tij se një pikturë duhet të fillohet me shumë dashuri, që të mos jetë ajo e lindur e vdekur.

Emocione të shumta përjeton piktori kur qëndron përpara bezes së bardhë – shton ai. Sepse bezja e bardhë është kaos, në të cilin ai duhet të hyjë dhe të krijojë hapësirën e vet. Por, sot do të thosha se nuk është e mjaftueshme që një pikturë të fillohet me dashuri - ajo duhet të përfundohet me shumë dashamirësi, që të justifikojë praninë e vet në botën reale. Në përgjithësi piktori qëndron në kufirin midis anës shpirtërore dhe asaj tokësore dhe merr pamje nga bota e ideve dhe të menduarit soditës dhe ëndërrimtar, të cilat më pas i materializon përmes bojërave të veta mbi beze.

I vlerësuar shumë në Francë, aktualisht Valeri Cenov prezanton ekspozitën e vet të radhës aty – në hapësirën kulturore “Porte rouge” në Strasburg . Për të ai ka krijuar pikturat e ciklet “Dete antike” dhe “Bota e gjallë”, të bashkuar nën emërtimin “Elementi i Pestë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook / Muzeu

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..

botuar më 25-02-14 10.41.PD
Shkolla bullgare

Shkolla "Ivan Vazov" në Paris me një sfidë magjike për fëmijët që shkruajnë bullgarisht

Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..

botuar më 25-02-12 6.10.PD
Maria Bakallova

Maria Bakallova do të jetë partnere me Sylvester Stallone

Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale IMDB. Aktorja do të marrë pjesë së bashku me yllin amerikan dhe do të luajë rolin e një vrasëseje me..

botuar më 25-02-11 11.21.PD