“Policia punon me shumë fëmijë, ata jo gjithmonë janë kryerësit e krimeve”, nënvizoi Bllagorodna Makeva, zëvendës drejtoresh e Drejtorisë së Përgjithshme “Policia Kombëtare “ pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në ngjarjen përfundimtare mbi projektin për parandalimin e krimit të fëmijëve, të bashkëfinancuar nga qeveria zvicerane. Në sajë të programit, i cili zgjati 5 vjet gjatë periudhës 2016-2017 u krijuan mbi 200 komisariate policore për fëmijët në të gjithë vendin. Në to më shumë se 4 500 fëmijë në moshë midis 8 dhe 12 vjeç kaluan një program të specializuar arsimues për siguri personale dhe sjellje adekuate në situata kritike, për njohjen e të drejtave të tyre civile si dhe të detyrimeve. Informacioni për veprimtarinë e përbashkët të fëmijëve dhe policisë është e disponueshme në një faqe të posaçme interneti “Siguria e fëmijëve” pranë sajtit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ajo është e punuar prej fëmijëve dhe ofron këshilla të dobishme dhe aktuale për fëmijët dhe prindërit të dhëna nga specialistët, të cilët punojnë me fëmijë.
Sipas Komisionares së Lartë Bllagorodna Makeva, krijimi i departamentit policor të fëmijëve si dhe aktualizimi i programit arsimues “Puna e policisë në shkollat”, në kuadrin e projektit bullgaro-zviceran tanimë japin rezultate të suksesshme:
“Kemi një pakësim me mbi 11% të numrit të fëmijëve viktimë të krimit dhe tek të miturit ka një ulje me afro 9,6 % të kryerësve të krimeve. Ky është rezultati i përpjekjeve sistematike, të cilat i bëjnë kolegët në të gjithë vendin në kuadrin e projektit pesëvjeçar bullgaro-zviceran.”
Projekti, i cili është një pjesë i Fondit Tematik "Siguria" i programit bullgaro-zviceran për bashkëpunim kushton 730 mijë franga zvicerane, nga të cilat 15% mbulohen nga pala bullgare. Si rezultat i punës së përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kombëtare dhe Akademisë Policore në qytetin zviceran Savatan është krijuar një bazë kombëtare të të dhënave për regjistrimin e rasteve të fëmijëve në konflikt me ligjin dhe për fëmijët-viktima të krimit. Është ndihmuar dhe rinovimi teknik i zyrave që merren me rastete e fëmijëve dhe të miturve që shfaqin sjellje antisociale. Në programet arsimuese për parandalimin e krimeve të kryera nga fëmijë ekspertët e policisë kanë mbajtur mbi 8 mijë leksione përpara afro 140 000 fëmijëve nga e gjithë Bullgaria.
“Një nga modulet e trajnimit në Komisariatin policor për fëmijë, përveç ndihmës para-spitalore dhe mbrojtjen policore të fëmijëve është dhe siguria rrugore. Çdo vit kemi një ditë të posaçme, në të cilën renditim karrige bosh për fëmijët, të cilët kanë humbur jetën e vet nëpër rrugët e vendit.”
Gëzohemi se në kuadrin e këtij projekti ekziston një dëshirë shumë e fortë nga ana e fëmijëve për të marrë pjesë në Zyrat e Policisë për Fëmijët . Pasi anketuam mbi 7000 veta të cilët kanë marrë pjesë në Komisariatet e policisë për fëmijët, mes të cilëve mësues, prindër dhe nxënës, mbi 85% prej prindërve pohojnë se ka një ndryshim në sjelljen e fëmijëve të tyre. Mësuesit po kështu venë re një ndryshim në sjelljen e fëmijëve, të cilët kanë marrë pjesë në projekt si dhe ata, të cilët nuk janë përfshirë. Kjo na inkurajon fort të vazhdojmë punën tonën në këtë drejtim.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Mitropoliti i Evropës Perëndimore dhe Qendrore Antonij dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare bullgare (BNR) Milen Mitev nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në selinë e dioqezës së Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikana Bullgare për Evropën..
"Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga..