“Tashmë 100 vjet shikojmë filma dhe për ne kinemaja është diçka e zakonshme, por në fillim njerëzit kanë pasur frikë, madje kanë ikur nga sallonet, duke parë tren në ekran. Tani, me zhvillimin e teknologjive të reja po vëzhgohet diçka e ngjashme” – thotë Zllatin Radev, një prej regjisorëve dhe producentëve më të suksesshëm të filmave të vizatuar.
Specialistët në artin vizual, si dhe çdonjëri, i cili i ka prekur imazhet dhe ndjenjat e realitetit virtual (VR), thonë se ky është përjetimi më i përsosur në kinema dhe në animacion. Pamja mund të jetë gjeneruar në kompjuter, mund të jetë xhiruar me kamerë, ose të jetë e animuar nëpërmjet teknikave të reja të animacionit. Në varësi të aplikacioneve animacioni mund të jetë kompjuterik, ose të ashtuquajturat “lojëra kompjuterike” dhe “Cinematic VR”.
“Cinematic VR” tregon ndonjë histori – sqaron Zllatin Radev. – Ajo mund të jetë interaktive, apo jo, por njeriu gjendet në një mjedis prej 360 gradësh dhe ndjenjat janë të pashpjegueshme. Unë gjithmonë gëzohem, duke i parë protagonistët e mi se si gjallërohen. Edhe këtu situata është e ngjashme. Ti gjendesh në një botë të re. Ka software, me të cilën mund të pikturosh me furçë, por në hapësirë, me syze speciale. Duke pikturuar në këtë mënyrë ti je brenda pikturës dhe pikturon rreth vetes, ndërsa shikuesi mund të hyjë brenda dhe të vëzhgojë.”
Teknika virtuale ndikon edhe mbi tregim. Nuk ka plan të afërt, të mesëm, ose të përgjithshëm – “gjithçka është një plan i stërmadh prej 360 gradësh, ku shihet gjithçka” – na shpjegon regjisori dhe shton: “Në fakt shikuesi mund të shohë kudo. Prandaj ti duhet ta tërheqësh shikimin e tij me ndonjë tingull, dritë, ose veprim.”
Audioja në këta filma është hapësinore dhe tingulli përhapet në mënyrë të tillë, kështu qe shikuesi t’i drejtohet vendit, nga ai vjen, siç është në jetën reale. “Është shumë interesante, jep shumë mundësi, por edhe krijon shumë probleme – edhe teknike, edhe artistike.” Pikërisht kjo e tërheq krijuesin Zllatin Radev. “Duke parë për herë të parë VR në një moment çuditesha se ku janë këmbët e mia. Po shikoj poshtë dhe shoh një botë, por unë nuk jam atje” – na tregon për ndjenjat e veta regjisori i filmave të vizatuar. Prandaj në udhëzime rekomandohet që të mos lëvizet shumë kamera, sepse truri gënjehet shumë lehtë. Ai e pranon realitetin, sikurse është atje, megjithëse aparati vestibular në fakt nuk lëvizet, reaksioni i parë është pështirosje.
Teknologjia virtuale tashmë përhapet kudo, ndërsa nga vera e 2018-ës edhe në celularët e mençur. “Ky është një instrument shumë i mirë, por njeriu duhet të mund ta shfrytëzojë – nënvizon Zllatin Radev dhe shton: Në të kaluarën në animacion kishte bojëra, furça, ndërsa tani e kemi edhe këtë.” Sigurisht që edhe këtu mund të ketë manipulime, por varet shumë se si do ta përdorim këtë teknikë. A është kjo e ardhmja?
“Unë personalisht dyshoj. Në jetë, ndër natyrë, ne nuk e rrotullojmë kokën tonë 360 gradë. Përveç kësaj në kinema, si dhe në jetë, ne së pari e shohim pamjen e përgjithshme, pas kësaj afrohemi dhe po të na interesojë detali , afrohemi edhe më shumë dhe përqendrohemi. Në qoftë se në kinema nuk ndiqet kjo dinamikë e planit të përgjithshëm, të mesëm dhe të afërt, njeriu fillon të ndihet në mënyrë jo komforte. VR tregon gjithçka njëkohësisht dhe shpreson se shikuesi do ta bëjë vetë zgjedhjen e vet, duke e detyruar deri diku të lëvizet dhe ta rrotullojë kokën. Mua personalisht kjo nuk më pëlqen shumë. Më bën përshtypje, por deri në një moment. Kjo është diçka si vizioni periferik, por njeriut mjaftojnë 180 gradë dhe jo 360 gradë çdo herë. Prandaj mendoj se me kalimin e viteve situata do të sqarohet.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..
Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në..