Çifte nga Bullgaria, Fixhi, Kanadaja, Zvicra, Britania e Madhe, Gjermania, Rumania dhe vende të tjera janë martuar në Pallatin në Ballçik pranë Detit të Zi gjatë vitit 2018. Dasmat janë mbi 80, ndërsa më ekzotike ka qenë ajo e një dhëndri nga Fixhi me bashkëshorte nga Sofja. Në dasmë valltarë nga Fixhi kanë vallëzuar të veshur me rroba tradicionale të ishullit. Kompleksi arkitekturor “Pallati” në Ballçik është ndërtuar si rezidencë e mbretëreshës rumune Maria (1875-1936). Mbretëresha e ka vizituar qytetin për herë të parë gjatë vitit 1921 me birin e saj – princi Nikollaj, dhe është dashuruar me magjinë e Gjirit. Ndërtimi i Pallatit ka filluar në vitin 1924.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..