Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Astronomët bullgarë përfshihen në festimet e 100 vjetorit të Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik

Më 28 korrik 1919 në Bruksel është themeluar Bashkimi Ndërkombëtar Astronomik (The International Astronomical Union, IAU), i cili bashkon shoqëritë astronomike nga e gjithë bota. Bullgaria aderohet në të gjatë vitit 1957, pavarësisht se shkencëtari i madh bullgar në fushën e astronomisë profesori Nikolla Bonev është zgjedhur për anëtar të bashkimit akoma gjatë vitit 1938. Në lidhje me jubileun 100-vjeçar të Bashkimit Ndërkombëtar Astronomik Instituti i Astronomisë me Observator pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon një seri ngjarjesh. E para prej tyre – “100 orë astronomi” do të zhvillohet më 12 janar nga ora 12:00 në Sofia Tech Park.

"Kjo është një fundjave e gjatë, e cila fillon që nga dita e enjte, ku në të gjithë planetin do të ketë iniciativa, kushtuara këtij jubileu – sqaron që ku vjen emri i ngjarjes docentja d-r Ljuba Sllavçeva-Mihova nga Instituti i Astronomisë. Ne kemi parashikuar leksione dhe prezantime, të cilat do të provokojnë interes ndër të vegjëlit dhe të rriturit, sepse janë të drejtuar drejt auditorit të gjerë."

Vizitorët do të mund të njihen me momente të rëndësishme nga historia e Bashkimit Astronomik Ndërkombëtar  dhe me misionet e reja kozmike deri tek Dielli, të mësojnë më shumë për fushat magnetike të yjeve, të mësojnë se si dhe përse hiqet pasqyra e teleskopit të madh në Observatorin Kombëtar në majën Rozhen, do të hidhet dritë mbi natyrën e disa objekteve kureshtare astronomike, si supernova dhe të ashtuquajturat “yje ndriçuese”.

"Një nga demonstrimet është lidhur me përcaktimin e përmasave të Tokës në bazë të një metode mjaft të lashtë, të përcaktuar akoma nga Eratosten – tregon docentja Ljuba Sllavçeva-Mihova. Ai ka lindur gjatë vitit 276 përpara epokës së re dhe është i pari, i cili mundohet të përcaktojë perimetrin e Tokës. Duke vënë re, se në ditën e solsticit të verës aty nga dreka rrezet e diellit bien në mënyrë vertikale në qytetin egjiptian Siene, ai ve një shtyllë në oborrin e tij në Aleksandri dhe mat këndin nën të cilin bien rrezet aty. Duke e ditur se të dyja qytetet ndodhen në të njëjtin meridian, përcakton distancën midis tyre dhe në bazë të ndryshimit në këndet e rënies së rrezeve me një saktësi marramendëse llogarit perimetrin e Tokës. Dallimi me gjatësinë reale të rrethit të tokës është më e vogël prej 1% dhe vjen nga përcaktimi jo i saktë i distancës midis qyteteve. Ne do ti përsërisim hapat e tij, duke përdorur një glob."

Për herë të parë do të prezantohet ekspozita “Përpjetë dhe jashtë”, kushtuar jubileut të Bashkimit  Astronomik Ndërkombëtar. Ajo zbulon arritjet më emocionuese të astronomisë moderne dhe studimin e Kozmosit gjatë 100 vjetorit të fundit, ndjek shkurtimisht momentet kyçe në historinë e Bashkimit  Astronomik Ndërkombëtar, tregon zbulimet më të rëndësishme si dhe astronomët më të njohur.

"Planifikojmë që ekspozita të bëhet udhëtuese, do ta tregojmë gjatë kohës së Festivalit të shkencës të Sofjes gjatë muajit maj dhe në konferencën tradicionale të astronomëve në Bullgari gjatë muajit qershor – thotë docentja Ljuba Sllavçeva-Mihova. Gjatë vitit janë parashikuar dhe shumë ngjarje të tjera, mes të cilave Dita e dritës /16 maj/, 100 vjet nga eklipsi i plotë diellor /29 maj/ që është testi i parë i suksesshëm i Teorisë së Përgjithshme të relativitetit, leksione mbi tema astronomike në ambient joformal. I pari prej tyre do të zhvillohet më 8 mars dhe do t'i kushtohet rolit të grave në astronomi që nga lashtësia deri në ditët tona."

Gjatë muajit korrik në Observatorin Astronomik në qytetin Bellogradçik do të zhvillohen vërejtje të hënës së Detit të Qetësisë me rastin e jubileut tjetër të madh sivjet – 50 vjetori nga ulja e njeriut në Hënë. Janë parashikuar dhe shkolla verore në astronomi për nxënës, kurse dita 28 gusht është Dita e dyerve të hapura në Observatorin në majën Rozhen. Gjatë gjithë vitit priten ngjarje, të organizuara nga observatorët astronomikë, planetariumet dhe klubet në një sërë qytetesh bullgare.

Viti 2019 do të jetë i pasur me ngjarje astronomike. Pa dyshim, që dukuria më interesante astronomike do të jetë eklipsi i plotë diellor më 2 korrik. Ai do të jetë i dukshëm nga Kili dhe Argjentina. Kurse dukuritë interesante për vendin tonë janë eklipsi i plotë hënor më 21 janar, eklipsi i pjesshëm hënor më 16 korrik, shiu i Perseidëve më 13 gusht dhe transiti i Merkurit përpara diskut të Diellit më 11 nëntor. Docentja Ljuba Sllavçeva-Mihova nga Instituti i astronomisë paralajmëron se, dukuria e fundit vihet re vetëm me teleskop me filtër diellor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD
Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD