Gjatë ditëve të fundit ndaj mosmarrëveshjeve rreth ndërtimit të rrugëve, blerjes së avionëve të rinj asgjësues etj, në qendër të vëmendjes publike u shtua një skandal i lidhur me romët. Përsëri në vigjiljen e zgjedhjeve, sikur për të pohuar tendencën se tema për romët gjithmonë përdoret me qëllime politike. Pas dekadave të përpjekjeve të dështuara për zgjidhjen e tij, ai mbetet i hapur. Midis të tjerave – i hapur në mënyrë të rrezikshme, po ta kemi parasysh shpejtësinë, me të cilën një incident në një fshat të larguar u bë tema e polemikës kombëtare, e cila ishte politizuar dhe u bë arsye për protesta para Këshillit të Ministrave në Sofje. Kërkesa e demonstruesve ishte dorëheqja e Ministrit të mbrojtjes Krasimir Karakaçanov.
Pakënaqësia ndër romët ishte shkaktuar nga reagimi i ashpër i Ministrit në lidhje me rrahjen e një ushtari nga dy romë në fshatin Vojvodinovo (Bullgari Jugore). Sulmuesit Ministri Karakaçanov i quajti “ciganë të paturpë dhe brutalë”, kurse pas reagimit të tij kryetari i bashkisë së fshatit urdhëroi shkatërrimin e ndërtesave të kundërligjshme dhe të sistemeve të tyre për lidhjen e paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike me qëllim vjedhjen e korrentit.
Siç bëhet zakonisht në situata të tilla kishte protesta nga ana e romëve dhe kundërprotesta nga ana e njerëzve që përkrahin veprimet e Ministrit dhe administratës vendase. Nuk mungonin dhe komentet e analistëve, politologëve dhe antropologëve socialë. Të gjithët pohuan se problemi ka një ndjeshmëri të lartë publike. Por siç tashmë ka ndodhur në raste analogjike, pakënaqësia pak nga pak u shua. Në Vojvodinovo njerëzit nuk dalin në protestë, duke pritur të skadojë afati ligjor për kontestimin e rrëzimit të shtëpive të paligjshme. Pritet se dy të arrestuarit për rrahjen e ushtarit gjithashtu do t’i kontestojnë akuzat, kurse gjendja e vetë ushtarit po përmirësohet. Situata u qetësua, por arsyet që e kanë shkaktuar mbeten.
Një prej tyre është fakti se romët akoma nuk janë integruar në shoqërinë bullgare. Ishin bërë shumë përpjekje për integrim në vazhdim të dekadave. Një nga hapat e bëra në këtë drejtim ishte “Plani Kombëtar për Veprim – Dekada e Përfshirjes së Romëve 2005-2015”, i cili ishte pjesë e një nisme tjetër ndërkombëtare për integrimin e romëve. Në kuadrin e këtyre përpjekjeve u krijuan këshilla të ndryshme, qendra, komisione, grupe ndërdikasteriale etj., të cilat duket se nuk janë efektive. Tani Ministri Karakaçanov, i cili është përfaqësues i partnerit të vogël në koalicionin qeverisës “Patriotët e Bashkuar”, insiston për program gjithëpërfshirës për zgjidhjen e problemit të romëve. Sipas tij personalisht, mënyra e vetme për integrim të suksesshëm të romëve është përfshirja e tyre në proceset e arsimit dhe punës. Mendimi i politikanit është personal, por ai përkrahet nga shumica e bullgarëve (73% e të anketuarve). Dhe kjo përqindje e tejkalon në mënyrë të konsiderueshme elektoratin e “Patriotëve të Bashkuar” dhe tregon se sjellja e ministrit miratohet nga bullgarët. Vetëm 12,1% prej të anketuarve e kanë mendimin e kundërt.
Qëndrimet e qytetarëve tregojnë në mënyrë të qartë drejtimin, në të cilin duhet të kërkohet zgjidhja e problemit. Por ajo nuk do të arrihet me deklarata dhe veprime të skajshme, por me durim dhe evitimin e politizimit të çështjes. Por a do ta përdorin këtë temë partitë politike në fushatat e tyre zgjedhore, do të kuptojmë gjatë muajve të ardhshme para zgjedhjeve evropiane dhe vendore.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..