Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një internet ekspozitë rikujton veprimtarinë e grave me kontribut për zhvillimin e Evropës


Në ditët përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 mars, Evropeana – biblioteka elektronike evropiane, drejton vështrim drejt kontributit historik të grave në shoqëri. Në 8 javë të radhës ekspozita elektronike “Pioneers” /Pionierët/ do të prezantojë nga një femër, e cila me veprimtarinë e vet në art, me kreativitetin ose zbulimet e veta shkencore ka ndihmuar zhvillimin e botës në të cilën jetojmë.

Ideja është e komisioneres evropiane bullgare Maria Gabriel, e cila nënvizoi se “online ekspozita është për gratë ekskluzive, të cilat kanë lënë vulën e vet në historinë tonë. Ato janë shumë të ndryshme, por e përbashkëta midis tyre është se kanë ndryshuar botën me pasionin dhe përpjekjet në punën e tyre Sot, më shumë se kurrë është e domosdoshme që vajzat dhe gratë në Evropë të jenë të frymëzuar të ëndërrojnë, të synojnë drejt arritjeve të mëdha. Paraqitja e shembujve të tillë ka për qëllim t’i përkrahë dhe t’i inkurajojë në realizimin e ëndrrave të tyre.

Udhëtimi në kohë fillon me portretin e Maria Skllodovska-Kjuri /Marie Curie/, mbajtësja e vetme e dekoratës Nobel në dy fusha – të fizikës dhe të kimisë. Zbulimet e saj shkencore në sferën e radiologjisë transformojnë përfytyrimet e shoqërisë për gratë studiuese në rrethet e shkencave natyrore.

Marie dhe Pierre Curie në laboratorin e tyre në Paris, 1900

Java e fundit e ekspozitës “Pioneers” i kushtohet poeteshës bullgare Dora Gabe. Njëkohësisht me shkrimet e veta letrare, ajo është një publiciste e njohur dhe veprimtare shoqërore dhe është mes themeluesve të Komitetit bullgaro-polak dhe PEN-klubit  në Bullgari. Që nga viti 1947 deri në vitin 1950 është këshilltare mbi çështjet kulturore në ambasadën Bullgare në Varshavë. Është mbajtësja e disa dekoratave prestigjioze bullgare në fushën e letërsisë. Krijimet e saj janë të përkthyera në 12 gjuhë, kurse librat e saj për fëmijë janë mes librave të dashur e të preferuar për disa breza bullgarësh. Njëkohësisht me shfaqjet e saj prej autori Dora Gabe është e njohur dhe si përkthyese nga gjuhët polonisht, rusisht, frëngjisht, greqisht si dhe çekisht.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD