Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëza prej kujtesës bullgare të grumbulluara në pllaka prej qelqi

Në fillim të shekullit të kaluar, kur Bullgaria filloi zhvillimin e saj individual, një bullgar i ri, Marko Bliznakoff, u dërgua nga mbreti Ferdinand për të specializuar në Itali. Në atë kohë kjo ishte një praktikë e zakonshme – pushtetarët të dërgojnë bullgarë të talentuar për të bërë studime jashtë shtetit, që të kontribuojnë pas kësaj me përvojën e grumbulluar për ndërtimin e Bullgarisë moderne. Sipas fjalëve të kritikes së artit Raina Damiani “këta bullgarë të arsimuar kanë zhvilluar një diplomaci të vërtetë kulturore”.

СнимкаMarko Bliznakoff është një njeri shumë fin, fisnik, i bukur, i cili na rikujton me stilin e vet për portretet e Vazovit – vë në dukje Raina Damiani. – Ai është trashëgimtar i një fisi të vjetër rilindës nga qyteti Stara Zagora dhe konsiderohet si një nga themeluesit e prodhimit të anijeve bullgare.

Në Itali Bliznakoff u pushtua nga joshja e fisnikes së re Petronila Veneziani dhe u martua me të. Të dy erdhën në Bullgari dhe u vendosën në Burgas, ku Bliznakoff mori pjesë në ndërtimin e portit. Pas pak kohe ata u kthyen në Itali. Atje Marko, bashkë me shkrimtarin Italo Svevo, i shoqi i motrës së Petronilës - Livia, udhëhiqte kantierin e ndërtimit të anijeve të Venezianit në Triest. Atje u njoh edhe me shkrimtarin irlandez James Joyce, i cili ishte ftuar për t’u dhënë mësime të anglishtes fëmijëve në dy familjet.

Marko BliznakoffMe kalimin e viteve Bliznakoff u shndërrua në kreun e një familjeje diplomatësh në Itali” – thotë Raina Damiani. Atje Bliznakoff zbatonte edhe funksionet e konsullit bullgar të nderit. Ai jepte ligjërata për Bullgarinë dhe si ilustrim përdorte pllaka speciale prej qelqi me fragmente të ndryshme etnografike, kulturore dhe gjeografike prej historisë bullgare në fillim të viteve 20 të shekullit XX.

"Këto pllaka prej qelqi ai i projektonte në shoqëri, para diplomatëve, intelektualëve, politikanëve. Në këtë mënyrë Bliznakoff e paraqiste Bullgarinë në një dritë romantike, por realiste.”

Afro një shekull pas krijimit të tyre, në vitin 1999, 37 pllakat u kthyen përsëri në Bullgari, në saje të mbesës së Marko Bliznakoff-it, Nadezhda, e cila vendosi t’iu dhurojë një muzeu bullgar. Atëherë biri i saj – Silvio de Michieli Vitturi i tregoi Irina Dillkovës, me të cilën punonte që prej vitesh, për këto qëllime të nënës së vet. Ajo i propozoi atij që t’ ia dhurojë reliktin familjar Fondacionit “Vlerat”, që udhëhiqej nga Antonina Stojanova – e shoqja e Presidentit të atëhershëm bullgar Petër Stojanov.

Njëzet vjet më vonë kuadrot dokumentare, të cilat kanë mbledhur grimca nga e kaluara jonë, të përmbushura me historinë e familjes Bliznakoff fare shpejt do të tregohen përpara publikut bullgar në art-hapësirën prestigjioze të kryeqytetit “Kuadrat 500” të Galerisë Kombëtare të Arteve. Kujdestarja e saj është Raina Damiani, kurse koordinatore e të gjithë projektit është gazetarja Magdalena Gigova. Në ekspozitën e pazakonshme të titulluar “Bullgaria përmes qelqit të kohës” merr pjesë dhe dhuruesja Nadezhda Bliznakoff. Për shkak të moshës së saj 95 vjeçare gazetarja, kinematografja dhe udhëtarja Milena Këneva  si dhe Irina Dillkova udhëtuan deri në Itali dhe xhiruan një film për të.

Nadezhda Bliznakoff si fëmijë në qytetin Stara Zagora, e veshur në veshje popullore nga krahina e Trakisë; Milena Këneva dhe Irina Dillkova me Nadezhda Bliznakoff sot.

Një pjesë nga filmi, në të cilin  Nedezhda tregon historinë e gjyshit të vet do të projektohet në vetë ekspozitën. Diapozitivat  janë të digjitalizuara nga fotografi i njohur Ivo Haxhimishev, kurse tekstet nën to janë të përgatitura dhe të sqaruara nga etnologja Anelia Millusheva. Pllakat origjinale prej qelqi janë të mbledhura në një vitrinë të posaçme, ku vizituesit do të mund të ndjekin historinë e tyre, paralelisht me tregimin e mbesës së Marko Bliznakoff-it. Kuptohet projekti i menduar nga Fondacioni “Vlerat” nuk ndalet deri këtu:

Ne prezantojmë pjesëza prej kujtesës bullgare – nënvizon Raina Damiani. – Ideja është që kjo ekspozitë të kthehet në një projekt udhëtues, të mund të gjejë vendin e vet në kalendarin kulturor të qendrave dhe institucioneve tona kulturore jashtë. Ajo mund të paraqitet në muzetë e Evropës, në bibliotekat kombëtare. Unë si kujdestare e ekspozitës e përfytyroj se çdo herë ajo do të duket në mënyrë të ndryshme.”

Hapja zyrtare e ekspozitës “Bullgaria përmes qelqit të kohës” është më 8 shkurt. Ekspozita do të zgjasë deri më 7 prill 2019.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Në Institutin Maqedonas diskutuan “Krishtlindjet e përgjakshme” në rajonin e Maqedonisë së Vardarit në vitin 1945

Në kryeqytet u shfaq filmi dokumentar i gazetares Milena Milotinova "Vetëm sepse ata ishin bullgarë". Ai kujtoi ngjarjet e të ashtuquajturve “Krishtlindjet e përgjakshme” në Maqedoni në vitin 1945. Në shfaqjen në Institutin Maqedonas asistuan..

botuar më 25-01-10 10.36.PD

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Maçu Piçu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD