Ekspozita “Tymi. Histori për duhanin” në Qytetin e Duhanit të Plovdivit, tregon për fatin 150-vjeçar të industrisë bullgare të duhanit – nga gjurmët e para të nikotinës në Perandorinë Osmane deri tek imazhet në pikturat e artistëve modernë.


Pas Çlirimit /1878/ nga sundimi osman fshatarët vijnë nëpër qytetet, që të punojnë në depot e duhanit si dhe në fabrika, bashkë me ta punojnë dhe bullgarët e Egjeut të dëbuar nga tokat e tyre pas luftërave në periudhën1913-1918.
Në sfondin e duhanit modernizohet dhe jeta e qytetit – gratë emancipohen, shoqëria ndahet dhe “piqet”. Tymi ekziston bile në llogoret në kohën e luftërave, që të transportohet pas kësaj tek debatet e thella të intelektualëve dhe artistëve në kafene dhe kthehet në imazh kinematografik.
E gjithë kjo mund të ndiqet në mënyrë kronologjike në katër sallat e ekspozitës, në të cilat është renditur ekspozita “Tymi. Historitë për duhanin”, duke kaluar përmes epokës së Rilindjes, Ekspozitës së parë të Plovdivit /1892/, luftërave për çlirimin e trojeve maqedonase nga pushteti osman. Dhe akoma: grevat e punonjësve, luftërat, politika shtetërore për “bullgarizimin” e turqve tek ne gjatë periudhës 1984-1989, rrëzimi i sistemit totalitar. Vizituesit do të dëgjojnë fjalët e tregtarëve të duhanit, të punonjëseve, të përfaqësuesve të shoqatave të abstenuesve, do të shikojnë kuadro nga Lufta Ballkanike, një stërvitje zjarrfikëse në një nga fabrikat, degustime të duhanit para klientëve të huaj.


Historitë fillojnë akoma me zbulimin e duhanit - kur depërton ai për herë të parë në Evropë, deri në ditët tona dhe praninë e tij në art - tregon Svetllana Kujumxhieva, drejtoreshë artistike e nismës “Plovdiv - kryeqyteti evropian i kulturës”. Dhe këto histori krijojnë tregimin e plotë për lidhjen midis industrisë së duhanit dhe modernizimit të qytetit Plovdiv dhe të Bullgarisë. Në ekspozitë mund të gjenden fotografi nga arkiva, kartolina, materiale reklamuese, sende të ndryshme nga fabrikat, portrete dhe kujtime të pjesëmarrësve të të gjithë këtij tregimi. Dhe po kështu – video dhe kuadro nga filma të dashur bullgarë.


"Projekti “Qyteti i duhanit” i është kushtuar zonës me ish godina industriale në qendër të Plovdivit - thotë Svetllana Kujumxhieva. Përfshirja e tij në programin e iniciativës “Plovdiv - kryeqyteti evropian i kulturës” ka për qellim t’u kushtohet vëmendje këtyre ndërtesave të harruara dhe të braktisura dhe në hapësirat përreth tyre të zhvillohen veprimtari të larmishme artistike, të “gjallërohen fasadat e tyre me mjetet e artit. Bashkë me punën rreth ngjarjeve kulturore ndryshojnë dhe rrethanat lidhur me këto godina – nganjëherë në mënyrë dramatike. Katër prej tyre, dy nga të cilat /depotë e tregtarit Dimitër Kudogllu/ shumë të vlefshme, ishin përfshirë nga zjarri i madh para 3 vjetëve.

Por kjo nuk na detyroi të heqim dorë, bile diçka më tepër – vendosëm të përqendrojmë një pjesë të madhe nga veprimtaritë e lidhura me kryeqytetin evropian të kulturës pikërisht në këtë territor, që të tregojmë, se madje si një pronë private godinat mund të sjellin dividendë përmes artit dhe kulturës. Kuptohet se, është shumë mirë të flitet për vlerën e tyre në të kaluarën, por le të mos të harrojmë se e ardhmja e tyre varet nga institucionet përkatëse dhe nga pronarët e tyre. Dhe përderisa projektori i vëmendjes publike njëherë e ka ndriçuar këtë vend, mendoj se kjo do të ndikojë edhe mbi zhvillimin e lagjes".
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: tobacco-city.plovdiv2019.eu
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..
Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të..