Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019

Një ekspozitë çon drejt kohërave dhe njerëzve, të zhdukur në tymin e duhanit

Ekspozita “Tymi. Histori për duhanin” në Qytetin e Duhanit të Plovdivit, tregon për fatin 150-vjeçar të industrisë bullgare të duhanit – nga gjurmët e para të nikotinës në Perandorinë Osmane deri tek imazhet në pikturat e artistëve modernë.

“Por këta karvanë, të dërguar nga tregtarët grekë, të cilët të kujtojnë romantikën e kohërave të kaluara, prej kohe kishin pushuar së ardhuri. Ato ishin zëvendësuar nga kamionët e “Nikotinës”. Në këtë mënyrë në romanin e vet “Duhani” shkrimtari Dimitër Dimov pikturon një fragment të pikturës së madhe sociale, në të cilën kjo mjetë jetese shumë shpejt kthehet në motor të lulëzimit ekonomik të shtetit të ri bullgar. 

Pas Çlirimit /1878/ nga sundimi osman fshatarët vijnë nëpër qytetet, që të punojnë në depot e duhanit si dhe në fabrika, bashkë me ta punojnë dhe bullgarët e Egjeut të dëbuar nga tokat e tyre pas luftërave në periudhën1913-1918.

Në sfondin e duhanit modernizohet dhe jeta e qytetit – gratë emancipohen, shoqëria ndahet dhe “piqet”. Tymi ekziston bile në llogoret në kohën e luftërave, që të transportohet pas kësaj tek debatet e thella të intelektualëve dhe artistëve në kafene dhe kthehet në imazh kinematografik.

E gjithë kjo mund të ndiqet në mënyrë kronologjike në katër sallat e ekspozitës, në të cilat është renditur ekspozita “Tymi. Historitë për duhanin”, duke kaluar përmes epokës së Rilindjes, Ekspozitës së parë të Plovdivit /1892/, luftërave për çlirimin e trojeve maqedonase nga pushteti osman. Dhe akoma: grevat e punonjësve, luftërat, politika shtetërore për “bullgarizimin” e turqve tek ne gjatë periudhës 1984-1989, rrëzimi i sistemit totalitar. Vizituesit do të dëgjojnë fjalët e tregtarëve të duhanit, të punonjëseve, të përfaqësuesve të shoqatave të abstenuesve, do të shikojnë kuadro nga Lufta Ballkanike, një stërvitje zjarrfikëse në një nga fabrikat, degustime të duhanit para klientëve të huaj.

Historitë fillojnë akoma me zbulimin e duhanit - kur depërton ai për herë të parë në Evropë, deri në ditët tona dhe praninë e tij në art - tregon Svetllana Kujumxhieva, drejtoreshë artistike e nismës “Plovdiv - kryeqyteti evropian i kulturës”. Dhe këto histori krijojnë tregimin e plotë për lidhjen midis industrisë së duhanit dhe modernizimit të qytetit Plovdiv dhe të Bullgarisë. Në ekspozitë mund të gjenden fotografi nga arkiva, kartolina, materiale reklamuese, sende të ndryshme nga fabrikat, portrete dhe kujtime të pjesëmarrësve të të gjithë këtij tregimi. Dhe po kështu – video dhe kuadro nga filma të dashur bullgarë.

Nevena Kokanova (Irina) dhe Yordan Matev (Boris) në një skenë nga filmi „Duhani“ në romanin e Dimitër Dimov

Jo rastësisht ekspozita gjendet në një nga godinat emblematike të Qytetit të Duhanit, në të cilin depot e ndërtuara përpara një shekulli, mjerisht janë braktisur ose tanimë janë shkatërruar. Kurse ideja është që kjo pjesë e Plovdivit të kthehet në një hapësirë për kulturë:

"Projekti “Qyteti i duhanit” i është kushtuar zonës me ish godina industriale në qendër të Plovdivit - thotë Svetllana Kujumxhieva. Përfshirja e tij në programin e iniciativës “Plovdiv - kryeqyteti evropian i kulturës” ka për qellim t’u kushtohet vëmendje këtyre ndërtesave të harruara dhe të braktisura dhe në hapësirat përreth tyre të zhvillohen veprimtari të larmishme artistike, të “gjallërohen fasadat e tyre me mjetet e artit. Bashkë me punën rreth ngjarjeve kulturore ndryshojnë dhe rrethanat lidhur me këto godina – nganjëherë në mënyrë dramatike. Katër prej tyre, dy nga të cilat /depotë e tregtarit Dimitër Kudogllu/ shumë të vlefshme, ishin përfshirë nga zjarri i madh para 3 vjetëve. 

Por kjo nuk na detyroi të heqim dorë, bile diçka më tepër – vendosëm të përqendrojmë një pjesë të madhe nga veprimtaritë e lidhura me kryeqytetin evropian të kulturës pikërisht në këtë territor, që të tregojmë, se madje si një pronë private godinat mund të sjellin dividendë përmes artit dhe kulturës. Kuptohet se, është shumë mirë të flitet për vlerën e tyre në të kaluarën, por le të mos të harrojmë se e ardhmja e tyre varet nga institucionet përkatëse dhe nga pronarët e tyre. Dhe përderisa projektori i vëmendjes publike njëherë e ka ndriçuar këtë vend, mendoj se kjo do të ndikojë edhe mbi zhvillimin e lagjes".

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: tobacco-city.plovdiv2019.eu



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film bullgar triumfoi në një festival në Shqipëri

Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..

botuar më 25-09-17 9.36.PD

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD

Fillon edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë"

Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..

botuar më 25-09-16 6.00.PD