Një analizë e Eurostatit për gjendjen shëndetësore të banorëve të 28 vendeve të Bashkimit Evropian (BE) tregon se burrat bullgarë kalojnë 64 vjet prej jetës së tyre me shëndet të mirë, ndërsa gratë në Bullgari – 67,5 vjet. Ndërkaq, jetëgjatësia mesatare me shëndet të mirë në BE është 64.2 vjeç për femrat dhe 63.5 vjeç për meshkujt. Jetëgjatësia me shëndet të mirë përbën përkatësisht rreth 77 dhe 81 për qind prej jetëgjatësisë së burrave dhe grave në BE.
Sipas analizave të statistikës kombëtare afro 88 për qind prej njerëzve në Bullgari e vlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore si “të kënaqshme, ose të mirë”, ose si “shumë të mirë”. 10 për qind e të anketuarve mendojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e keqe, ndërsa 2 për qind janë të mendimit se ajo është shumë e keqe. Në grupin e moshës mbi 65 vjeç vlerësim të keq për gjendjen shëndetësore japin afro 30 për qind e të anketuarve, ndërsa vlerësim të mirë – vetëm 1.5 për qind. Vendi në BE me përqindje më të lartë të “viteve të shëndetshme” prej jetës së njeriut është Suedia – 73.3 vjet për femrat dhe 73 – për meshkujt. Në polin tjetër është Letonia, ku njerëzit mund të lavdërohen me më pak vjet në gjendje të mirë shëndetësore, përkatësisht 55 për gratë dhe 52 për burrat. Në vendet e BE-së në përgjithësi 67 për qind e popullsisë në moshën 16 e më shumë vjeç mendon se ka shëndet shumë të mirë, ose të mirë, 33 për qind – të kënaqshme dhe 10 për qind “të keqe, ose shumë të keqe”.
Vetëm para disa muajsh, gjatë tetorit të vitit 2018, një analizë tjetër e Eurostatit konstatoi se Bullgaria është vendi me jetëgjatësi më të ulët në tërë BE-në. Sipas studimit në fjalë derisa jetëgjatësia mesatare e jetës në BE është 81 vjeç, në Bullgari ajo është 74,9 vjeç. “Rekordistë” për nga jetëgjatësia më e ulët në BE janë regjionet në Bullgarinë Veriperëndimore (73,3 vjeç), në krahinën jugperëndimore të vendit (74,4 vjet) dhe në rajonin verior dhe qendror të vendit (74,4 vjet).
Nga krahasimi i dy analizave të statistikës evropiane shihet se bullgarët jetojnë më pak, por relativisht më gjatë me shëndet të mirë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..