Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A janë befasi surprizat në tenis – Sofia Open 2019

Daniil Medvedev
Foto: BGNES

Forca dhe atraktiviteti i një turneu në tenis nuk matet me vendin në ranglistën botërore të pjesëmarrësve të tij. Ky nuk është një postulat, por konkluzion, i cili mund të bëhet pas fundit të edicionit të katërt të Sofia Open, turne i kategorisë ATP-250.

Me të vërtetë, sportistët e vendosur më lart në skemën kryesore qenë jashtë Top10: rusi Karen Haçanov – 11, sensacioni grek Stefanos Cicipas – 12, një rus tjetër, Daniil Medvedev – 16, spanjolli Roberto Bautista Agut – 18. Të tjerët u mblodhën në qindëshen e parë të botës, midis tyre spikasin emrat e Fernando Verdasko, Gael Monfis, Stan Vavrinka, Robin Haase, por dhe lojtarë të tillë, të cilët gjatë stinëve të fundit spikasin me paraqitjen e tyre në fushë. 

Të tunduarit nga ky sport e dinë se, këta lojtarë janë kripa e tenisit. Ata i ofrojnë befasitë. Këtu për shembull akoma në ndeshjen e parë i vëni nën numrin një Haçanov qe i kaluar në lojë nga italiani i ri Mateo Beretini, i cili në rrethin e parë deklasoi një lojtar tjetër të titulluar  si Denis Istomin-një rus etnik nga Uzbekistani. Pyetja është a ishte kjo befasi, duke u parë se, Beretini arriti deri në gjysmëfinalen pas fitores mbi Verdaskon, kurse aty qe i mposhtur nga një gjysmëfinalist tjetër – “befasim” – Marton Fuçoviç nga Hungaria.

Një nga emrat, të cilat e përmbushnin sallën “Arena Armeec” në Sofje ,qe ky i Stefanos Cicipas. Ylli i ri 20 vjeçar i tenisit botëror dhe gjysmëfinalist i sivjetshëm nga Kampionati i Hapur i Australisë qe i vënë nën numrin 2 në skemën bazë dhe i konsideruar si favorit për titullin. Por, mjerisht në çerekfinalen “luftëtari i vjetër” Gael Monfis i rikujtoi se çfarë loje është tenisi dhe e deklasifikoi në dy sete. Ai u nda me Sofjen në një mesazh të posaçëm në gjuhën bullgare në profilin e vet në Istagram: “Jeta është  një varg prej përshëndetjesh dhe ndarjesh. Po kam frikë se përsëri ka ardhur kohë për të kërkuar lamtumirë!” Dhe me një gjë tjetër do të mbahet mend pjesëmarrja e Cicipasit. Për ndeshjet e tij nga Greqia u derdhën rreth 10 autobusë me bashkatdhetarë të tij, të cilët e “mbanin nëpër duar” përfshi dhe pas humbjes së tij të shpejt. Kjo na bëri për të menduar për qëndrimin tonë ndaj Grigor Dimitrovit – nga lavdërimi i tij deri tek – “kryqëzoje”! Por, kjo nuk është diçka e re.

Gael Monfis në radhë të vet “hëngri drurin” nga Daniil Medvedev në gjysmëfinalet. Rusi luajti në mënyrë stabile, pothuajse pa gabim, gjatë gjithë javës midis 3 dhe 10 shkurtit dhe në fund triumfoi me kupën. Në ndeshjen finale gjatë ditës së diel ai nuk i dha shans Marton Fuçoviçit, i cili po kështu u prezantua shumë mirë.

Për pjesëmarrjen bullgare mund të shënohet se përfundoi akoma në startin e rrethit të parë. Pjesëmarrësit në skemën bazë me “Uajld kart” (me të drejtën e mikpritësve) Dimitër Kuzmanov dhe Adrian Andreev, pas një lojë jo të keqe humbën përkatësisht nga Robin Haase nga Holanda dhe Matju Ebdën nga Australia. Do të mbahet mend pjesëmarrja e bullgarit të tretë – 22 vjeçi Aleksandër Llazarov, i cili hyri në skemën bazë pas dy fitoreve në kualifikimet dhe luajti një ndeshje të mirë kundër Fernando Verdasko.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sporti i hipizmit pushton vendpushimin Allbena

Në mes të sezonit të verës, shumë emocione i presin dashamirësit e sporteve të hipizmit në vendpushimin tonë të Detit të Zi, Allbena. Më 18 dhe 19 korrik, atje do të mbahet raundi i dytë i "Kupës Bullgare" në kërcim me pengesa. Për herë të parë, Kupa..

botuar më 25-07-18 6.00.PD

Presidenti Rumen Radev vlerësoi kampionet e botës në volejboll nën 19 vjeç

Kreu i shtetit Rumen Radev i dorëzoi ekipit tonë kombëtar të volejbollit të femrave nën 19 vjeç Pllakën e Nderit të Presidentit për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e sportit bullgar. Rasti i çmimit ishte titulli botëror i fituar disa ditë më..

botuar më 25-07-17 12.41.MD
Ivan Ivanov

Ivan Ivanov triumfon me titullin në “Wimbledon”: “Ndjenja është unike!”

16-vjeçari Ivan Ivanov fitoi titullin në Wimbledon për të rinj në konkurrimin individual, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi pa humbur asnjë set! Në finale, bullgari nga akademia e Rafael Nadal mposhti bindshëm amerikanin Ronit Karki me 2:0 në..

botuar më 25-07-14 10.51.PD