Përparëset kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e gruas. Gjëja e parë, në të cilën është mbështjellë vajza e porsalindur, ka qenë përparësja e vjetër e gjyshes nga ana e babait, kjo është njëfarë tradite e dorëzimit të forcës. Ka përparëse të vajzave dhe përparëse dasmore, ka dhe të tilla, të cilat mbahen një vit pas dasmës, të tjera janë mbajtur deri në lindjen e fëmijës së parë, ka dhe përparëse për gratë e veja e kështu me radhë – tregon për botën e pafund të kësaj pjese nga veshja tradicionale bullgare Toma Belev, koleksioni i të cilit i shkëlqyer prej përparëseve numëron tanimë 300 copa.
Ekologu i njohur e pasuron këtë koleksion më shumë se 15 vjet kurse për të, ai është një mënyrë që të dalë nga angazhimet e përditshme. Por jo çdo përparëse e tërheq vëmendjen e tij.
“Kur shikoj diçka, ajo duhet të më “prekë”. Përparësja mund të jetë shumë e bukur, por në qoftë se diçka nuk provokon interesin tim, nuk merrem me të. Më interesante për mua janë ato me histori, e cila bile mund të lexohet mbi vetë rrobën, më në veçanti lloje, të cilat nuk takohen më gjatë shekullit 20. Ato zakonisht janë në gjendje të keqe, por tregojnë mënyrën e zhvillimit të kostumit dhe estetikës së veshjes – pikërisht kjo është gjëja që është interesante për mua si koleksionues” – thotë Toma Belev.
Bullgarja i ka punuar vetë rrobat e saj, duke i zgjedhur materialet, ngjyrat dhe elementet, kurse përparësja ka qenë njëfarë “kartëvizite”.
“Nuk ka përparëse të shëmtuara, çdo një grua me shijen e vet ka treguar pikëpamjen e saj për bukurinë – është kategorik Toma Belev. Përparësja tregon vendbanimin e gruas ose vajzës. Sa më e moshuar është gruaja, kaq ngjyrat e përparëses bëhet më të errëta dhe bojërat e ndezura mungojnë. Qëndisjet, rruazat, monedhat, thekët, dantella kanë për qellim ta bëjnë përparësen më tërheqëse, më në veçanti tek gratë e reja, të cilat kërkojnë martesë.”
Përparëset kanë qenë dhe shenjë për pasuri. Në koleksionin e Toma Belevit ka si përparëse të zbukuruara me bollëk, që prej materialeve të shtrenjta dhe me fije prej metali.
Kështu dhe përparëse të grave shumë të varfra – të cilat janë tepër të thjeshta dhe në pamje të parë fare të rëndomtë, por çdo një prej tyre është e punuar me atë shije të shkëlqyer dhe ndjenjë, të cilën e zotëron bullgarja.
Një përshtypje të madhe bën përparësja festive prej kadifeje të kuqe me qëndisje të imët dhe elegante, karakteristike për regjionin e malit Sakar /një krahinë malore në Bullgarinë Juglindore/.
“Kjo përparëse është mbajtur kaq gjatë, saqë kadifja është holluar në shumë vende. Kjo do të thotë se gruaja ka pasur festa të shumta dhe e ka mbajtur kaq gjatë saqë kadifja është fërkuar. Ishalla të gjitha gratë të kenë kaq shumë raste të mira” – uron Toma Belev.
Mes eksponateve më interesante të ruajtura dhe në koleksionin e zotit Belev, janë ato me imazhe të bletës – një nga imazhet më të lashta të Hyjneshës-Nënë.
Shumë interesante janë dhe përparëset njëngjyrëshe të errëta me kurore prej luleve, të cilat janë karakteristike për shekullin e 19. Shumë të rralla janë përparëset festive dasmore, sepse tradicionalisht gruaja është varrosur jo në veshjen, e cila është tipike për gratë e moshuara, por në rrobën, të cilën e ka mbajtur kur është bërë nuse.
Ka dhe përparëse të cilat Toma Belevi nuk i do fortë:
“Përveç si peshqesh, në koleksionin tim nuk ka hyrë përparëse për fëmijë. Ajo u është dhënë në familje nga vajza në vajzë. Kur shikoj të shitet një përparëse fëmijësh, nuk kam dëshirë ta blej, sepse kjo do të thotë se, familja ose nuk ka pasur vajzë, ose nuk e ka respektuar vlerën të ruash, të transmetosh përmes brezave. Dhe e pranoj këtë si diçka të trishtuar” – tregon Toma Belevi dhe nënvizon se, për të vlera e koleksionit është në transmetimin e informacionit, të vlerave, shijes dhe estetikës.
“Kjo botë është e zhdukur dhe ne mund vetëm ta “lexojmë” nëpër rrobat. Nuk kanë mbetur shumë mbartës materialë të shijes së njeriut nga ajo kohë. Ato duhet të ruhen dhe të tregohen, sepse prej tyre njeriu mund të marrë një frymëzim të madh” – është i bindur Toma Belev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..