Filmi “Green book” /“Libri i gjelbër”/ fitoi çmimin më të rëndësishëm në edicionin e 91 të çmimeve “Oskar” të Akademisë Amerikane të Filmave – për film më të mirë artistik. Filmi, ku merr pjesë edhe aktori bullgar Dimitër Marinov, u dekorua edhe për skenar origjinal. Në ceremoni Dimitër Marinov valëviti flamurin bullgar. “Libri i gjelbër” i kthen shikuesit në fillim të viteve 60 të shekullit XX, kur një trio muzikantësh bredh “Jugut të thellë” të SHBA-së duke u përpjekur t’i çrrënjosë paragjykimet ndaj njerëzve me ngjyrë më të ndryshme të lëkurës nga e bardhja. Dimitër Marinon luan rolin e violonçelistit rus Oleg. Në kastingun e parë për filmin Marinov u refuzua me argumentin se ishte “tepër i ekuilibruar”. Pas një muaji e gjysmë e kërkuan përsëri dhe e ftuan për të marrë pjesë edhe një herë në kasting, por këtë herë duhej t’i binte violonçelit. “Në vazhdim të 4-5 ditësh luaja në violonçel nja 5-6 orë në ditë dhe në fund gruaja ime pothuajse ishte vendosur për t’u divorcuar” – tha me buzëqeshje Mainov. Kastingu i dytë ishte i suksesshëm për aktorin bullgar.
Sonte në oborrin e Bazilikës së Madhe shërbehet një meshë lutjeje, e më pas një koncert festiv kushtuar 1160 vjetorit të pagëzimit të popullit bullgar dhe 1170 vjetorit të krijimit të alfabetit bullgar. Kremtimet në Varna filluan në prag të ditës kur..
Në një takim në Akademinë Bullgare të Shkencave, kryetarja e Akademisë Evelina Sllavçeva dhe Komisionerja Evropiane për Bizneset e Reja, Kërkimin dhe Inovacionin Ekaterina Zaharieva diskutuan pjesëmarrjen e shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e..
Disa ditë para Ditës Botërore të Talasemisë - 8 Majit, mjekët dhe familjet e të prekurve nga sëmundja diskutuan mundësitë për diagnostikimin dhe parandalimin e hershëm. Sipas statistikave shëndetësore, rreth 170 mijë bullgarë janë bartës të një..
Për të nëntin vit radhazi, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve organizon fushatën “I numërojmë harabelat”. Ajo zhvillohet këtë të shtunë - 3 maj..
Në raportin e fundit mbi lirinë e fjalës nga “Reporterët pa Kufij”, Bullgaria renditet e 70-ta. Ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku vetëm Qiproja..