Ditët e pushimit në pushimoren malore Pamporovo në malin Rodopa do të organizohen dy veprimtari interesante në fushën e sporteve ekstreme. Më 2 mars do të hapet zyrtarisht parku i specializuar dimëror për adhuruesit e fristalit në ski dhe snoubord. Pamporovo Snow Park u krijua mbi pistën e skive numër 1, e njohur si “Muri i Vogël”. Parku disponon impiante speciale për rrëshqitje, kërcim, si dhe piramida prej bore, e cila krijohet për herë të parë tek ne. Më 3 mars me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë do të organizohet një zbritje me ski në të cilën skiatorët do të jenë të veshur me petka popullore dhe do të valëvitin flamurin kombëtar. Shënimi i festës do të vazhdojë me valle popullore, muzikë patriotike dhe gajde tipike të malit Rodopa.
Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..
Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e finishit në të njëjtën kohë, duke detyruar përdorimin e një fotofinishi. Fituesi i vitit të kaluar..
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një skenë të sportit dhe kulturës. Edhe këtë vit, organizatorët raportojnë interes rekord nga..