Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbërriti ditën e enjte për vizitë në Bullgari pasi mori pjesë në samitin e iniciativës B-9 në Sllovaki. Në takimin në fjalë Bullgaria u paraqit nga Presidenti Rumen Radev, ndërsa ai komentoi atje se disa nga tekstet e deklaratës së përgatitur paraprakisht kanë kërcënuar realizimin e projekteve infrastrukturore me interes kombëtar për Bullgarinë dhe se ai e ka bërë të domosdoshmen që ato të hiqen nga dokumenti. Radev nuk njoftoi hollësi, por siç duket tekstet problematike kanë qenë kundër realizimit të projekteve të gazit “Rryma Veriore 2” dhe “Rryma Turke”.
Disa orë para se të fillojë vizita e Stoltenbergut në Bullgari Presidenti bëri thirrje në Sllovaki që qeveria të “materializojë” vizitën e pritur më 4 dhe 5 mars të Kryeministrit rus Dmitri Medvedev në Bullgari, që të mos bëhet ajo peng i interesave të huaja. Me këtë thirrje Rumen Radev ripohoi bindjen se përveç veçmas dy vizitat duhet të trajtohen edhe si një tërësi. Pse jo edhe në kontekstin e paralajmërimit, të cilin Nënpresidenti amerikan Mike Pence i drejtoi Konferencës së Sigurisë në Munih, se SHBA-të nuk do të vëzhgojnë me indiferencë se si aleatët e NATO-s blejnë armë nga kundërshtarët e tyre dhe nuk mund të garantojnë paqen në Perëndim, në qoftë se këta aleatë varen nga Lindja.
Mediat në Bullgari u kushtojnë një vëmendje të madhe deklaratave të Radevit. Njëra prej tyre shënon se siç duket sipas tij interesa “të huaja” do të thotë interesa të huaja edhe për Rusinë. Mirëpo, që nga fillimi i mandatit të vet deri tani Presidenti ka pasur pozita të tilla edhe në raste të tjera. Paraardhësi i tij Georgi Përvanov gjithashtu i ka identifikuar interesat kombëtare me ato ruse, sa u përket projekteve energjetike, jo vetëm sa i përket projektit “Rryma Jugore”, i cili më vonë u bë “Rryma Turke”, por edhe sa i përket projektit të ngrirë që prej shumë vitesh për rimëkëmbjen e ndërtimit të Centralit Atomik “Belene”. Mirëpo, Presidenti Rosen Plevneliev kishte pozita të kundërta. Kryeministri Bojko Borisov gjithashtu kishte pozitë të kundërt me nuanca të ndryshme gjatë mandateve të tij të ndryshme.
Që para fillimit zyrtar të vizitës së Stoltenbergut në Sofje një takim pune i mysafirit në Sofje me Kryeministrin Bojko Borisov ripohoi se pikat kryesore në marrëdhëniet e Bullgarisë me NATO-n janë puna e përbashkët në siguri dhe mbrojtje, marrëveshjet për gjuajtës të rinj për Forcat Ushtarako-Ajrore, buxheti ushtarak dhe situata në Ballkanin Perëndimor dhe në regjionin e Detit të Zi. Pritet që temat kryesore të vizitës së Medvedevit të jenë bashkëpunimi në energjetikë, ekonomi dhe turizëm. Çfarë është lidhja mes vizitave të Kryeministrit rus dhe të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s – këtë mund ta komentojmë pasi përfundojnë edhe të dyja.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në..