Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një maratonë zbavitëse i lidh traditat bullgare dhe sportin me solidaritetin, tolerancën dhe barazinë

Më 10 mars vullnetarë nga organizatat “Karitas” dhe CVS-Bulgaria presin të mëdhenj dhe të vegjël përpara Skenës Verore në kopshtin e Borisit në Sofje, ku për herë të pestë të radhës do të zhvillohet ngjarja bamirëse “Gjyshja Marta ka shpejtuar”. Ngjarja zhvillohet në kuadrin e iniciativës “Migracioni, uniteti, zhvillimi” (MIND), financuar nga Bashkimi Evropian dhe në ndryshim nga vitet e mëparshme është drejtuar jo vetëm ndaj fëmijëve-refugjatë, por ndaj të gjithë fëmijëve në gjendje të pabarabartë.

Në iniciativë do të marrin pjesë fëmijë me aftësi të kufizuara, fëmijë të prindërve të vetëm, fëmijë nga familje të varfra, fëmijë nga bashkësia rome dhe kuptohet fëmijë të cilët kanë kërkuar dhe kanë marrë mbrojtje ndërkombëtare – thotë Martina Rajçinova nga organizata bamirëse “Karitas”. Duam që të mbështesim njerëzit në një gjendje të pabarabartë, jo vetëm fëmijët, por dhe familjet e tyre, sepse dhe për ta nuk është e lehtë. Përvoja jonë na tregon se, fëmijët me të meta akoma jetojnë mjaft të izoluar, jo vetëm për shkak të kësaj se, infrastruktura nuk u lejon të mund të jenë më tepër të integruar në të përditshmen tonë, por dhe sepse ne disi mbetemi anas tyre. Fëmijët bullgarë rriten pa e ditur se ekzistojnë fëmijë të tillë. Me këtë iniciativë duam t’u tregojmë fëmijëve se ata nuk janë vetëm, por të shoqërisë bullgare-se të jenë të ndryshëm fare nuk është një gjë e tmerrshme. Por, më tepër është e tmerrshme të jesh vetëm në të ndryshmen tënde.

Në maratonën zbavitëse të bamirësisë nën moton “Bashkë mundim më shumë!” mund të përfshihet çdo një i cili ka dëshirë të përkrahë këtë kauzë, të mësoj pak më shumë për fëmijët në një gjendje të pabarabartë dhe për projektet e të dyja organizatave, dhe po kështu dhe të gjithë të cilët e pëlqejnë sportin dhe kanë dëshirë të kalojnë një ditë të shkëlqyer në të hapur.

Në sajë të një grupi adhuruesish – sportistë kemi trase interesante. Ato janë të vizatuara posaçërisht, kështu që të mund të marrin pjesë që të gjithë fëmijët. Njëra rrugë është e përshtatur si për fëmijët më të vegjël, kështu dhe për fëmijët me nevoja të posaçme, sepse duam të përkrahim fëmijët me të meta të mund të përballojnë sfidën me ndihmën e fëmijëve të tjerë, të mund të jenë së bashku, të mund të njohin njëri-tjetrin dhe të shikojnë se me të vërtetë që të gjithë jemi të njëllojtë” – shënon Martina Rajçinova.

Pjesëmarrësve në garë do t’u jepen bluza dhe peshqeshe të tjera, të lidhura me traditën bullgare për Gjyshen Martën, kurse fituesit në maratonë do të fitojnë lodra zbavitëse. Janë parashikuar po kështu lojëra të ndryshme dhe punishte, kurse në skenë do të ketë një program të pasur, të përgatitur nga fëmijët, me të cilët punon organizata bamirëse.

Kemi përgatitur valle tradicionale  prej shteteve të ndryshme, valle popullore bullgare, këngë, do të ketë një teatër kukullash, një grup i cili do të ekzekutojë muzikë, punishte të vogla për origami, të drejtuar nga një vullnetari ynë nga Japonia, do të ketë dhe lojëra me stafetë si dhe gjëra shumë të shijshme nga bota arabe, do të pikturohet me këna si dhe me bojë për fytyrë. Në punishtet do të përfshihen që të gjitha projektet tona, të cilat janë në përkrahje të njerëzve në një pozitë të pabarabartë. Do të punojmë gjëra të ndryshme - suvenire të vogla, enë prej balte, kartolina...” – sqaron Martina Rajçinova.

Ngjarja do të përfundojë në orën 15.00, kurse ideja është:

Që të gjithë të mblidhemi, të vrapojmë së bashku në emër të një kauze të mirë, të kalojmë një ditë, në të cilën jo vetëm të dëfrejmë, por dhe të shprehim përkrahjen tonë ndaj fëmijëve në një pozicion të pabarabartë – thotë Martina Rajçinova. Të tregojmë se këta njerëz nuk janë vetëm dhe se kur ne jemi bashkë, çdo gjë është e mundur. Siç është e mundur që këta fëmijë të përfshihen në një maratonë sportive, kështu është e mundur që bashkë të lehtësojmë jetën e tyre dhe të bëjmë të mundur integrimin e tyre në shoqëri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: “Karitas”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD