“Besoj se suksesi arrihet me shumë punë dhe këmbëngulje”, thotë vajza, e cila gjatë vitit 2017 u bë kampionia më e re mes grave në historinë e shahut bullgar. Aktualisht, bullgarja 15- vjeçare është në vendin e parë në ranglistën botërore në shah për vajza deri në moshën 16 vjeçare.
Akoma si fëmijë ajo merret me shah. Me dërrasën, figurat dhe rregullat e lojës Nurgyul njihet në moshën 4 vjeçe. Kur bëhet 6 vjeçe merr pjesë në turneun e parë të shahut, i cili organizohet në qytetin Silistra pranë Danubit (Bullgari Veriore). Aty takohet me trajnerin Zhivko Zhekov dhe tanimë 10 vjet punojnë bashkë.
“Me të u njoha gjatë vitit 2009 në qytetin Silistra. Ajo ishte me gjyshin e saj, nuk kishte akoma 6 vjeç të plota dhe më bëri një përshtypje shumë të fortë me lojën e vet. E ftova të marrë pjesë në garën shtetërore të shahut për vajza deri në moshën 8 vjeçe. Dhe ajo e fitoi!”, kujtohet Zhivko Zhekov nga klubi i shahut “Burgas 64.
Në këtë mënyrë Nurgyul, pa bërë akoma 6 vjeç, bëhet kampione shtetërore. Pas kësaj vendos të merret më seriozisht me shah. Ambiciet e saj janë të bëhet kampione botërore si sportistja e dashur prej saj Antoaneta Stefanova:
“Kjo gjithmonë ka qenë ëndrra ime më e madhe, të bëhem kampione botërore ndër gratë. Akoma duhet të punoj shumë dhe mbase duhet të marr pjesë në turne më të shumtë. Stërvitem më shumë se 5 orë në ditë, por që të bëhem kampione botërore duket se duhet më shumë. Por besoj se mund ta bëj këtë me shumë punë dhe këmbëngulje”.
Sipas trajnerit Zhivko Zhekov, Nurgyul Salimova ka potencial të arrijë ëndrrën e saj, kurse forca e saj e madhe është qetësia: “Forca e saj në shah është në faktin se ajo është shumë e përqendruar, mundet të injorojë çdo gjë tjetër dhe i është e përkushtuar plotësisht lojës”.
Shpresa 15 vjeçe e shahut bullgar jeton në fshatin Krepça në qarkun e qytetit Tërgovishte dhe është nxënëse në klasën e 9 në qytetin e afërt Opaka /Bullgari Verilindore/. Si balancon midis shkollës dhe sportit dhe a nuk lodhet me stërvitjet mbi 5 orë në ditë?
“Në qoftë se jam shumë e lodhur i jap vetes një ditë pushimi në javë, thotë Nurgyul dhe menjëherë shton: Por, edhe sikur të jetë ditë pushimi nuk kalon pa shah – përsëri shikoj loja të ndryshme ose mendoj për taktika. Po, është e vështirë, sepse pas shkollës menjëherë filloj të stërvitem, nganjëherë nuk kam kohë dhe të ha bukë. Përfundoj aty nga ora 9. Nuk kam shumë kohë për të mësuar. Shkruaj detyrat, në qoftë se kam ndonjë mësim të rëndësishëm e mësoj dhe kështu bëhet mjaft vonë. Dhe mjerisht, në mëngjes gjithmonë jam shumë e lodhur. Por, shpresoj se ndonjë ditë e gjithë kjo përpjekje do t’ia vlejë” .
Çfarë do të ndodh për Nurgyul Salimovën pas këtij rezultati mjaft të lartë?
“Kjo arritje është thjeshtë një etapë e zhvillimit të saj”, qetësisht përgjigjet trajneri Zhekov. “Në klasifikimin e ardhshëm ajo mund të mos të jetë numër një, pas kësaj përsëri....Kuptohet, vendi i parë në ranglistë është një çast i merituar gëzimi. Por, ajo vazhdon më tej me kampionatet evropiane, botërore, me garat për të fituar titullin Mjeshtre e Madhe. Nuk do të ndryshojë asgjë në punë”.
Që në moshën 6 vjeçe Nurgyul udhëton jashtë shtetit për të marrë pjesë nëpër turnirë të ndryshëm – ka vizituar vende të shumta, është afruar dhe është ndeshur me kultura të shumta. Kurse gjatë javëve të fundit u kthye dhe në një personalitet publik. A ka tanimë momente në të cilat do të dëshironte të mos të jetë e njohur? “Gjatë ditëve të fundit dhashë intervista të shumta, por nuk mund të them se kjo më pengon. E di se ia vlen sepse e bëj këtë për shahun”.
Por si pushon shahistja më e fortë mes vajzave në moshë deri më 16 vjeç?
“Më pëlqen shumë të shoh filma, të dëgjoj muzikë dhe si çdo një njeri i ri të jem në rrjetet sociale, të dëfrej me shokë, pavarësisht se nuk më mbetet shumë kohë", përgjigjet Nurgyul.
Pavarësisht nga mosha e vet, gjatë dhjetorit të vitit 2018 në Kroaci Nurgyul mbuloi njëkohësisht normën për Mjeshtre të Madhe ndërkombëtare të shahut për gra dhe për mjeshtre ndërkombëtare për meshkuj. Para shpresës sonë të madhe të shahut qëndron edhe një sfidë tjetër. Ajo duhet të bëjë edhe një hap tjetër drejt ëndrrës së vet duke e prezantuar Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Shahut për gra në Antalia -Turqi gjatë muajit prill /10-23 prill 2019/.
Cila është këshilla për sukses ndaj të gjithë vërsnikëve të saj?
“Fare e thjeshtë”– thotë Nurgyul Salimova.”Asnjëherë të mos të heqin dorë nga ëndrra e tyre, pavarësisht sesa e vështirë është rruga. Të vazhdojnë përpara!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit..