Më 12 mars në Lidhjen e arkitektëve në Sofje u prezantua botimi luksoz dygjuhësh /bullgarisht-anglisht/ i albumit “Thesari bullgar”. Në 450 faqe mbi 1000 fotografi zbulojnë monumente interesante dhe pak të njohura nga historia e Bullgarisë dhe natyrën e saj.
Në të shihet puna e gazetarëve, fotografëve dhe udhëtarëve të pasionuar Nikollaj Genov dhe Rumjana Nikollova. Ata janë autorë të librave të shumtë, të cilët tregojnë për vendet më ekzotike nëpër botë dhe pohojnë se, tema bullgare është ndër më të kërkuarat.
“Ky është libri i dytë i ngjashëm. Kur doli albumi “Bullgaria: natyra, njeriu, qytetërimet” doli se, mbetën kaq shumë tema dhe fotografi, saqë vendosëm t’i mbledhim në këtë libër të ri. Dhe me gëzim vëmë re, se mbetën fotografi dhe për një libër të tretë, që mbase do të jetë qëllimi ynë i ardhshëm, sepse Bullgaria e ka historinë e vet, ajo është udhëkryqi gjeografik i qytetërimeve, këtu kanë kaluar popuj tëndryshëm me kulturën e tyr. Këtu ka kaq shumë artefakte, për të cilët është shumë mirë që bota të mësojë, me qenë se për ta nuk dihet mjaftë” – thotë Nikollaj Genov.
“Bullgaria është pafund” – nënvizon Rumjana Nikollova. “Në të mund të udhëtosh jo vetëm fizikisht duke vizituar vendet e saj interesante, por dhe në të kaluarën. Shumë pak vende nëpër botë mund të lavdërohen me një bollëk të tillë dhe një larmi të madhe të monumenteve historike dhe me natyrë të tillë. Ne duhet jo vetëm të jemi krenarë se kemi lindur në një vend të tillë, por dhe ta vlerësojmë, ta duam dhe të punojmë për këtë ai të lulëzojë, dhe të vazhdojmë të shkruajmë historinë tonë të lavdishme”.
Të dy autorët zbulojnë me fotografitë e tyre për banesat nga periudha e neolitit rreth qytetit Stara Zagora, për agimin e qytetërimit evropian, për floririn më të vjetër të punuar në botë, për fenomenet natyrore, traditat dhe shumë të tjera. Në album është treguar dhe trashëgimia bullgare e përfshirë në listën e UNESKO-s.
Në “Thesarin bullgar” kemi mbledhur çdo gjë, e cila e bën Bullgarinë e vlefshme në historinë e botës dhe në natyrën e planetit” – sqaron Rumjana Nikollova. Këto janë objekte, fakte historike, fenomene natyrore, të cilat e bëjnë vendin tonë unik. Këtu sot mund të shikojmë gjurma nga koha kur ka zënë fill jeta e planetit tonë, bile gjurmë nga katastrofa të ndryshme që kanë ndodhur në kontinente të tjera para milionë vjetëve. Grekopiteku i cili qëndron në fillimin e vargut të evolucionit njerëzor, po kështu ka lënë gjurmët e tij këtu. Dhe e gjithë kjo, si dhe shumë fakte të tjera formojnë një thesar të madh që meriton që të shihet nga bota dhe të vlerësohet.
Deri më 15 mars në sallën numër 1 të Lidhjes së Arkitektëve, vizitorët mund të vizitojnë dhe ekspozitën me 27 fotografi të zgjedhura nga albumi.
“Donim që të ketë një larmi, të tregojmë kisha, piktura murale, monumente parahistorike, thesare prej argjendi dhe floriri nga koha e trakëve, tradita të ndryshme/. Kështu tregojmë larminë dhe pasurinë tonë dhe ekspozita jep një vështrim të përgjithshëm për vendin. Më gëzon fakti se bëhen ekspozita për Bullgarinë, sepse nuk është e detyrueshme të udhëtojmë nëpër botë, thesaret e shtrenjta, të pavlefshme, të cilat mund t’i tregojmë me anë të fotove i kemi shumë afër – brenda kufijve të vendit tonë. Ne i kemi borxh të madh historisë dhe natyrës sonë, sepse mund të tregohet shumë për Bullgarinë dhe për të vazhdimisht duhet të promovohet” – është kategorik Nikollaj Genov.
Kujt i është drejtuar albumi “Thesari Bullgar”?
“Është për ne, bullgarët, për edhe për tërë botën” – përgjigjet Rumjana Nikollova. “Për ne kjo mund të jetë arsye që të jetojmë me më shumë gëzim në këtë tokë, të shikojmë se çfarë thesaresh kemi dhe të bëjmë çdo gjë të mundur t’i ruajmë dhe t’i shumojmë. Për botën mesazhi është: ejani dhe shikoni se cila është Bullgaria, sa shumë bukuri të pavlefshme, thesare dhe monumente interesante historike mund të gjeni këtu!
Dy ekspozitat jashtëzakonisht të suksesshme në Brazil, tirazhi i madh i albumit të mëparshëm, si dhe botimi i tij në variantin frëngjish-anglisht gjatë kohës së ekspozitës, kushtuar Bullgarisë në Luvër gjatë vitit 2015, i detyrojnë Nikollaj Genovin dhe Rumjana Nikollovën me kënaqësi të pohojnë se projekti i tyre me të vërtetë është i suksesshëm!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..