Rruga jetike e Manoll Mihajllovit është lidhur në mënyrë të pandërprerë me këngën e malit Stranxha – qënga fëmijëria e tij e herët deri në përvjetorin e tij të 60, të cilin e ka festuar në fund të muajit shkurt. Ai është rritur në një mjedis fshatar, me jetesë dhe komunikim të natyrshëm dhe gjithmonë pohon se “shkolla e tij muzikore” janë këngët, të cilat kanë tingëlluar nëpër ditët festive dhe ditët e përditshme në malin Stranxha. Aty ku ai ka lindur. Prandaj ai i mbetet besnik stilit të vjetër të interpretimit.
Dashuria ndaj traditës së Stranxhës është lidhur edhe me misionin e tij të studiuesit. Manoll Mihajllov është dhe autor i librit “Kënga e folklorit të krahinës së Stranxhës”. Është planifikuar botimi i dytë i këtij libri, ku do të publikohen edhe kënga të reja. Notat për një pjesë tërepertorit janë shkruar nga folkloristi i njohur Mihaill Bukureshliev, i cili jep vlerësimin e vet të lartë për kontributin folklorik të këngëtarit në artikullin“Këngëtari i Stranxhës – Manoll Mihajllov”.
Manoll Mihajllov ka lindur në fshatin Gramatikovo, në rajonin e qytetit Mallko Tërnovo. Akoma si fëmijë këndon nëpër skenat e vatrave të kulturës, nëpër tubime. Gjatë viteve studentore në Fakultetin e Kimisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ai ka pasur shansin të njihet me këngëtaren e njohur nga krahina e Stranxhës Magda Pushkarova. Mësimet e saj për sjelljen e përshtatshme skenike, sekretet e të kënduarit karakteristik, i gjithë repertori i saj i japin drejtime të dobishme për zhvillimin e tij të ardhshëm. Rezultati është marramendës – më shumë se 500 janë incizimet e tij për fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Për herë të parë incizon formulat verbale, karakteristike për krahinën e Stranxhës, me të cilat njerëzit ndjellin sukses, shëndet, fat të mirë në festat më të rëndësishme folklorike nga kalendari vjetor, pikturat muzikore të Krishtlindjeve dhe të valleve mbi prush. Në saj të punës së Manoll Mihajllovitj u rivendos tubimin kombëtar “Stranxha këndon” në fshatin e tij të lindjes Gramatikovo, i cili u zhvillua pas një ndërprerje prej 35 vjetëve /tubimi është themeluar më 1960/.
"Kënga e krahinës së Stranxhës për mua është fisi, rrënja, tradita – tregon Manoll Mihajllov. Ajo më formon si kulturë dhe vetëdije në jetën reale. Unë jo vetëm se këndoj, por dhe marr frymëzim prej saj. Kur isha 6 vjeç, mësuesja ime Maria Jazanxhieva më detyroi të këndoj. Unë refuzova, sepse në kapelën time nuk kisha një tufë me lule /siç e kërkon tradita/. Kaq kujtime të shumta kam...Kur isha mes njerëzve të moshuar , unë i vazhdimisht i pyesja për këngët. Gëzohesha shumë kur gjatë ndonjë takimi më thoshin: “Manollço, hajde të të themi ndonjë këngë”. Kam përjetuar shumë gjëra me njerëzit e vjetër tëfshatit tim të lindjes Gramatikovo, pas kësaj në Mallko Tërnovo, Grudovo/ Sredec/ dhe Sofja - tanimë me Magda Pushkarovën e madhe. Ajo më thoshte: “Dua të dalësh në skenë si artist. Në fillim shikon publikun, buzëqesh , shikon orkestrën, jep shenjë dhe fillon ta përjetosh muzikën me tërë trupin tënd”. Ajo më dha këngë të cilat i kishte ruajtur të përshtatshme për zë burri. Këngët e mia i kam kënduar në teatrin veror në qytetin Burgas, në mejdanin e fshatit tim të lindjes. Ato më formuan si njeri dhe janë çudibërëse si bimën e gjelbër me të cilën krenohemi nëStranxha (Rhododendron ponticum)”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..
"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..