Revoltues, këngëtar i muzikës blues, kitarist dhe për më tepër një njeri me zemër tepër të madhe – me dy fjalë ky është Vasill Georgievi ose i mirënjohuri si Vasko Krëpkata (Arna).
“Arna” e tij është kënga. Përmes teksteve të tij ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet i angazhuar me çështje të ndryshme sociale. Në këtë mënyrë ai shpreh mendimet e tij, revoltën e tij kundës çdo gjëje, e cila e privon njeriun nga liria e tij dhe nga e drejta e zgjedhjes.
„Muzika blues, është ajo, përmes së cilës mund të tregoj çdo gjë“ – shumëshpesh pohon muzikanti. Ai është mes njerëzve, të cilët kanë ndihmuar shumë për ndryshimet e mëdha politike dhe shoqërore, të cilat u zhvilluan në Bullgari përpara 30 vjetëve. Në të njëjtën kohë gjatë vjeshtës së vitit 1989, Vasko Krëpkata krijon grupin “Poduene Blues Band”. Më 2 mars, vitin tjetër është koncerti i tyre i parë, i cili është dhënë në burg. Që atëherë grupi ka 18 albume.
Në lidhje me 30-vjetorin e bandës, që të gjitha këngët më të bukura dhe të njohura janë përfshira në një pllakë të dyfishtë vinili . Ngjarja do të shënohet më 24 prill, me një koncert të madh në sallën “Universiada” në kryeqytet. Në të Vaskoja ka ftuar të gjithë 25 muzikantët, të cilët kanë qenë pjesë e “Poduene Blues Band” gjatë viteve. Ka dhe 8 këngë të reja, të cilat janë në pritje për të dalë në tregun muzikor në një album, të quajtur “Blues BG”. Gjatë muajit shkurt (nga data 8 deri më 17 shkurt) Vasko Krëpkata realizoi disa koncerte në Australi dhe në Zelandën e Re.
“Jam shumë i lumtur se, bullgarët nëpër botë bëhen gjithnjë e më të bashkuar” – thotë ai. “I kanë klubet e veta, në të cilat mblidhen, bëjnë gjithnjë e më shumë gjëra bashkërisht, e ndihmojnë njëri-tjetrin më shumë. U nisa për në Australi dhe Zelandën e Re me ftesë të Orlin Mirçevit, i cili organizoi vjet dhe turneun tim në Shtetet e Bashkuara. Në Adelaide – qytetetin, në të cilin tani ekzekutova, u takova me pasardhësit e bullgarëve të parë, të cilit janë vendosur aty, kurse ata kanë qenë kopshtarë. Bëhet fjalë për vitet 20 të shekullit të kaluar. Gjatë vitit 1949 ata krijojnë aty vatrën e tyre të parë të kulturës. Qëllimi ka qenë që të kenë një vend, në të cilin të mblidhen të gjithë bullgarët në këto treva të largëta. Tani të afërmit e tyre flasin në një gjuhë të vjetër, arkaike bullgare. Isha shumë i emocionuar. Pavarësisht se kanë lindur në Australi dhe nuk kanë lidhje tanimë me Bullgarinë, ata vazhdojnë të flasin gjuhën tonë dhe të ruajnë traditat tona. Aty ekzekutova në një festival bullgar, i cili quhetBulgarian Festival“Zdravej” (“Tungjatjeta”). Në koncertet e mia vinin njerëz inteligjentë, të cilët interesohen për Bullgarinë dhe për gjërat tek ne. Ata më pritën në shtëpitë e tyre dhe kështu pata mundësinë të shikoj me të vërtetë se çfarë i emocionon, sa janë të sinqertë dhe sesi pavarësisht nga të gjitha gjërat materiale dhe jo materiale, të cilat i kanë, nostalgjia është e madhe. Ka një bullgar – pronar i një xhaz-klubi të shkëlqyer në Adelaide. Qytetet e tjera, në të cilat ekzekutova ishin Brisbane, Sidni dhe Melbourn në Australi dhe Wellington në Zelandën e Re."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje. Partneri i tij në këtë ditë të veçantë për interpretuesit dhe publikun do të jetë orkestra e mandolinave..
Ljubo Kirov do ta përfundojë turneun e tij kombëtar "25 vjet në skenë" jo me një, por me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje - më 16 dhe 17 tetor. Në to, hitet e preferuara të këngëtarit do të interpretohen të shoqëruara..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare do të hapë sezonin e saj të 73-të krijues me një koncert më 16 tetor në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios. Ansambli, i dirigjuar nga maestro Dimitër Hristov , do të prezantojë vepra..
Tenori bullgar me famë botërore Bojko Cvetanov do të festojë 70-vjetorin e lindjes me një koncert më 18 tetor në Klubin Qendror Ushtarak në Sofje...